VIDEO: Ministri i Emigracionit i përgjigjet pyetjeve të drejtuara nga Tribuna
TRIBUNA
20 Janar 2017
Në konferencën e fundit për shtyp, me gazetarë vendas e të huaj, ministri i emigracionit, Janis Muzalas u pyet nga gazetari i Tribuna-News Robert Goro:
“Kur parashikohet të fillojë aplikimi në periferi për leje të jashtëzakonshme dhe nëse këtu do të shqyrtohen edhe dosjet e atyre që kishin aplkikuar që prej më shumë se një viti e gjysmë në ministrinë e brendshme”.
Goro kërkoi gjithashtu që ministri të jepte detaje për lejen e qëndrimit elëektronike, me të cilën do të fillojnë të pajisen emigrantët. Për këtë pyetje, ministri na tha se do të na lidhte me vartësit e vet që po merren me këtë projekt.
MINISTRI MUZALAS: “Aplikimet në periferi do të fillojnë brenda muajve të ardhshëm, në prill. Për kartën elektronike, mund t’ju sjell në kontakt me përgjegjësin e këtij programi, që t’ju japë detajet që kërkoni dhe që unë nuk di t’ju përgjigjem në këtë moment”.
ROBERT GORO: Në lejet për qrsye të jashtëzakonshme, do të shkojnë në periferi edhe dosjet që ndodhen në ministrinë e brendshme?”.
MINISTRI MUZALAS: “Ju thashë, jo”.
Videon mund ta ndiqni në këtë link:
https://www.youtube.com/watch?v=aiGY-BX7LaU
Ndaje me miqte