0030 210 33 18 483

Tsipras kritikon Europën për refugjatët

24 Maj 2016

Rëndësinë e bashkëpunimit, si një përgjigje efikase në sfiden e migracionit, ka theksuar kryeministri grek, Aleksis Tsipras, duke folur në tryezën e rrumbullaktë të organizuar në kuadër të samitit humanitar të OKB-së, në Stamboll. Tsipras e cilësoi si të mirë bashkëpunimin e Athinës me Ankaranë, mbi bazën e marrëveshjes Turqi-BE, duke shtuar se synimi është forcimi i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi. Në fjalën e tij Tsipras theksoi se problemi i emigracionit dhe refugjatëve po marrin për herë të parë dimensione të tilla “jo vetëm si një problem rajonal dhe botërore, por edhe europian, duke nxjerrë në pah gabimet e Europës”. Kryeministri grek shtoi se nevojitet intensifikimi i përpjekjeve për t’u dhënë zgjidhje politike konflikteve, ndërsa theksoi se duhen mbështetur iniciativat kundër rrjeteve të terrorizmit. Tsipras i mëshoi veçanrisht çështjes së rivendosjes së refugjatëve në vendet që mund t’i mbështesin. “Vetëm përmes instalimit të rrugëve të fuqishme ligjore për azilin dhe emigracionin, ne mundet me të vërtetë të luftojmë rrjtetet kriminale që funksionojnë në rajon, si dhe emigracionin e paligjshëm”. Kryeministri grek kritikoi vendet europiane, që sipas tij “nuk kanë marrë asnjë peshë nga flukset e refugjatëve”. “Që nga viti i kaluar, më pak se 1.000 refugjatë janë vendosur nga Greqia në shtete të tjera europiane, pavarësisht angazhimit për të marrë dhjetra mijëra, ndërsa ende nuk është krijuar një mekanizëm për rivendosjen e refugjatëve nga Turqia në vendet europiane”, theksoi Tsipras. Tribuna

Ndaje me miqte