Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka dalë të shtunën paradite nga klinika “Evgenidi”, ku një ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje të lehtë kirurgjikale. Operacioni u bë për t’i hequr një hernie në kërthizë. Tsipras shkoi në klinikë të premten pasdite, për të kryer ndërhyrjen e programuar. Pas daljes, ai falënderoi me një mesazh në Twitter personelin e klinikës. “Një falënderim i veçantë për mjekët dhe personelin e shërbimit që me gjithë vështirësitë gjenden në vijën e parë të detyrës”, shkruajti të shtunën Aleksis Tsipras. “Ishte thjesht një ndërhyrje e nevojshme që u vendos urgjentisht dje paradite dhe brenda më pak se 24 orëve u riktheva në detyrat e mia”, shkruan Tsipras në një mesazh tjetër.