Tsipras: &ldquoVerën e 2018s do të kemi dalë nga kriza&rdquo
Tribuna
06 Maj 2017
Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të SYRIZA-s, kryeministri Aleksis Tsipras ka theksuar se “ndodhemi në kthesën më kritike të mandatit qeveritar për të konkretizuar mandatin që morëm nga populli grek 19 muaj më parë”.
Nuk duhet ta harrojmë kurrë objektivin tonë: në verën e 2018- ta kemi nxjerrë përfundimisht atdheun nga kriza dhe nga mbikqyrja shpesh herë ofenduese. Kjo përbën detyrën më prioritare, përbën një detyrë patriotike, shtoi Tsipras.
Më tej, duke folur për marrëveshjen e arritur me kreditorët, kryeministri grek tha se sot kemi para nesh një marrëveshje që ofron perspektivën e daljes nga kriza, sepse përfshin edhe borxhin.
Lidhur me borxhin, kryeministri tha se elementi më i rëndësishëm i marrëveshjes është se kreditorët tashmë detyrohen që të avancojnë në masa thelbësore të reduktimit të borxhit, çka sipas tij do t’i japë vendit të drejtën që të qëndrojë në këmbë dhe të marrë huara nga tregjet.
Tsipras kritikoi ashpër partinë më të madhe opozitare Demokracia e Re, që sipas tij i thoshte qeverisë “nënshkruaj çdo lloj marrëveshjeje”, megjithëse ende nuk ishin parashikuar edhe kundërmasat që do të lehtësonin qytetarët.
Tashmë, theksoi Tsipras, do të duhet të orientohemi me përkushtim më të madh në programin e reformave.
“Tashmë është mëse e qartë - dhe kjo shkakton trazim në kampet e tjerë- që shumë shpejt do të jemi qeveria që e nxorri Greqinë nga kriza, nga memorandumet, shtrëngesa e vazhdueshme dhe mbikqyrja ofenduese. Prandaj ia vlen kjo përpjekje dhe kjo luftë”, theksoi kryeministri grek.
“Tashmë kemi për të kaluar edhe një tjetër monopat të vështirë, tha Tsipras, mirëpo për herë të parë pas shumë kohësh, e dimë se ku të shpie ai monopat. ?do vendim i vështirë që morëm duke qenë të vetëdijshëm për koston, na solli më afër objektivave”, tha Tsipras.
Objektiv kombëtare dhe social është rikthimi i punësimit me kushte drejtësie dhe dinjiteti, me ristartim të ekonomisë që presupozon zhvillim dhe investime, por edhe skema kooperuese dhe modele të tjera biznesi.
“Duhet që modelin e ri të prodhimit të projektojmë jo me kreditorët, por me forcat produktive të vendit”, vuri në dukje Tsipras.
Kryeministri Tsipras u shpreh kategorikisht kundër mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme. “Ne do ta arrijmë nxjerjen e vendit nga memorandumet, prandaj do të shkojmë deri në fund të mandatit, që të gjykohemi hapur dhe qartë kundrejt atyre që plaçkitën dhe gjunjëzuan vendin”, deklaroi.
Ndaje me miqte