Tsipras: &ldquoTre akse për një konceptim të përbashkët mbi të ardhmen e Europës&rdquo
TRIBUNA
10 Shtator 2016
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka shtruar tre akse gjatë takimit të liderëve të vendeve mesdhetare të BE-së që u mbajt të premten në Athinë.
Tsipras tha se propozimi grek konsiston në ekzistencën e terrenit pozitiv tek pjesëmarrësit e takimit, për një konceptim të përbashkët mbi të ardhmen e Europës dhe kjo nuk është nevoja të funksionojë si “kundërpeshë” ndaj veriut apo vendeve të Vishegradit, por të jetë një iniciativë kontributi pozitiv në axhendën europiane.
Aksi i parë: Zhvillimi
Prioritetet e Europës duhet të jenë përballimi i varfërisë, e papunësisë dhe zhvillimi i drejtë. Ka 22 milionë të papunë në Europë, gjysma e të cilëve janë të papunë afatgjatë. Ka gjithashtu 7,5 milionë të rinj pa asnjë arsimim, as punë dhe ekziston rreziku i margjinalizimit, që kërcënon gjithmonë e më shumë qytetarë. Dilema “Zhvillim apo shtrëngesë” ka mbaruar. Përgjigjja është: “Zhvillim”.
Aksi i dytë: Siguria - Politika e jashtme
Ajo që kërkohet në këto momente është garantimi i sigurisë së qytetarëve në bazë të kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare. Europa kështjellë nuk është zgjidhje. Zgjidhje është siguria dhe ruajtja e kufijve në kuadër të një politike më të integruar, të jashtme, mbrojtjeje, sigurie. Nevojitet një vizion i ri për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Mesdhe, dhe paralelisht ruajtja e të drejtës ndërkombëtare. Në këtë kuadër duhet të synohet zgjidhje paqësore e konflikteve ndërkombëtare, bashkëpunim më i ngushtë përballë shpërthimit të terrorizmit, por edhe ruajtje e kufijve europianë. Duhet të mbështesim perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe të Turqisë, mbi bazën e kritereve dhe kuadrin e negociatave që ekziston për secilin grup.
Aksi i tretë: Refugjatët dhe emigracioni
Duhet një politikë e përbashkët për emigracionin. Barra që ngrenë vendet mesdhetare është në disproporcion në raport me këtë çështje. Problemi i refugjatëve kërkon një politikë të përbashkët europiane me bazë përgjegjësinë kolektive dhe solidaritetin.
Objektivi duhet të jetë zëvendësimi me rrugët e ligjshme i rrugove të paligjshme të migrimit.
Dobësia e Europës në menaxhimin e krizës së refugjatëve çon në rritje të sktremit të djathtë. Samiti i Bratislavës duhet të jetë përgjigjja e Europës Demokratike ndaj populizmit, ksenofobisë dhe racizmit.
Ndaje me miqte