Tsipras: &ldquoPremtimet e Mitsotakis të rrezikshme për shoqërinë dhe ekonominë&rdquo
Tribuna
18 Shtator 2016
Tsipras: “Premtimet e Mitsotakis, të rrezikshme për shoqërinë dhe ekonominë”
Kryeministri Aleksis Tsipras ka sulmuar ashpër kryetarin e Demokracisë së re, Kyriako Mitsotakis, për premtimet e dhëna gjatë fjalimit në panairin e Selanikut. Duke folur në mbledhjen e komitetit qendror të SYRTIZA-s, të dielën, Tsipras i cilësoi premtimet e z.Mitsotakis si të rrezikshme për ekonominë dhe shoqërinë, duke vënë në dukje se Mitsotakis “don ta kthejë vendin në periudhën më të keqe të krizës në 2010-2015”.
Zoti Mitsotakis nuk premtoi vetëm gjëra që nuk mund të bëhen, ai premtoi gjëra të rrezikshme për shoqërinë dhe ekonominë”, tha Tsipras.
Kryemin istri e cilësoi shefin e opozitës si “fëmijën e dashur të kreditorëve” dhe vuri në dukje se “ulja e taksave është një zgjidhje e shkëlqyer; mirëpo përse nuk e bënë kur ishin në qeveri? Por atëherë edhe shtetin e vrisnin, edhe taksat nuk i ulnin”.
Tsipras shprehu vlerësimin se ulja e taksave që shpalli lideri i opozitës, do të bëhet “duke vrarë spitalet dhe duke shpërbërë shtetin social”.
Tsipras nuk e kurseu as ironinë për shefin e opozitës: “E falënderojmë nxhetësisht, pse me fjalimin e tij u kujtoi grekëve pesëvjeçarin shkatërrues”, tha, duke iu referuar periudhës nga fillimi i krizës deri në ardhjen në pushtet të SYRIZA-s, në janar 2015.
Ndaje me miqte