0030 210 33 18 483

Suddeutsche Zeitung për krizën greke: &ldquoGjermania harron përgjegjësinë historike ndaj Europës&rdquo

26 Qershor 2015

“Gjermania harron përgjegjësinë e saj historike”, me këto fjalë fillon një editorial i të përditshmes gjermane të qendrës së majtë, Seuddeutsche Zeitung. Qeveria gjermane, në rastin e ballafaqimit për krizën në Greqi, harron vetë historinë e saj”, nënvizon gazeta. “Mrekullia ekonomike e Gjermanisë (pas Luftës së Dytë Botërore), u bë e mundur vetëm pasi vendet e tjera i shuajtën borxhet e Gjermanisë”. “Muajt e mëparshëm, qeveria gjermane dhe sidomos ministri i financave, Wolfgang Schauble, kanë bërë të qartë vazhdimisht se i konsiderojnë absurde pretendimet e qeverisë greke. Si mundet Athina të kërkojë qethje të borxhit të vet? Gjermania nuk ka për të qenë darkord me një gjë të tillë, nënvizon Schauble. “Nuk shtrohet çështja”, deklaron kancelarja Angela Merkel. Po dëmshpërblimet për krimet që kryen nazistët në fshatrat grekë gjatë Luftës së Dytë Botërore:? As këto nuk do të jepen. ?ështja është mbyllur politikisht dhe juridikisht, deklaroi ministri i jashtëm, Frank-Walter Steinmeier. Merkel, Schauble dhe Steinemier- vë në dukje gazeta -, sillen sikur negociatat për Greqinë të kenë të bëjnë vetëm me para, vetëm të tashmen, vetëm se sa duhet të rritet TVSH në hotelet greke. Mirëpo, në të vërtetë është fjala për një çështje tjetër, më të madhe dhe këtu qeveria e kryeministrit grek Aleksis Tsipras ka goditur nervin e duhur. Në këtë ballafaqim, ashtu siç ndodh shpesh edhe për çështje të tjera europiane, është fjala edhe për përgjegjësinë historike të Gjermanisë kundrejt Europës. Kjo përgjegjësi rrjedh te Holokausti dhe krimet e nazistëve, por edhe nga fakti se amerikanët dhe europianët, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shkuan shumë, shumë larg për të ndihmuar republikën rinoshe gjermane. Dhe kryesisht në 1953, kur u vendos në Londër shuarja e një pjese të madhe të borxhit gjerman. Amerikanët, britanikët dhe francezët ishin të bindur se pa një heqje të borxhit të vet, Gjermania nuk do të mundte (ekonomikisht) të ngrihej sërish në këmbët e veta; një argument që b@vlen edhe për rastin e Greqisë, nënvizon Suddeutsche Zeitung. Merkel dhe Schauble (por edhe liderët e tjerë europianë e kanë përjashtuar këtë muajt e fundit). Mirëpo, pa shuarjen e borxhit në 1953 nuk do të kishte ekzistuar mrekullia ekonomike gjermane dhe shpërthimi i eksporteve në dekadat e 1950 dhe 1960. Mirëpo, më 1953 u vendos edhe diçka tjetër: Pyetja nëse Gjermania u detyrohej reparacione lufte vendeve të tjera, do të lihej mënjanë deri sa të nënshkruhej zyrtarisht traktati i paqes. Ky traktat nuk ekziston madje as sot, ndërsa në Traktatin Dy + Katër *), që çoi në ribashkimin e Gjermanisë, 25 vjet më parë, kjo çështje u la sërish në heshtje, në mënyrë të ndërgjegjshme. Kur sot Gjermania thotë se nuk ka bazë ligjore për kërkesat e Greqisë pëer reparacione të luftës, bazohet së pari në Traktatin Dy+Katër dhe së dyti, në shuarjen e borxhit më 1953. Sipas Suddeutsche Zeitung, ndokush do të mund të pretendonte se qëndrimi i ashpër i qeverisë gjermane nuk është më bindeës: as për reparacionet, as për qethjen e borxhit. Përkundrazi, thekson gazeta gjermane, Merkel dhe Schauble do të duhet që këto ditë të kujtojnë qëndrimin e kreditorëve të Gjermanisë para 62 vjetësh. Në fund, gazeta revokon fjalët e bankierit Herman Joseph Abs, i cili si përfaqësues i qeverisë gjermanoperëndimore kishte deklaruar pas vendimit të Konferencës së Londrës për borxhin gjerman: “Me rregullimin e çështjes së borxhit, qeveria gjermane fitoi jo vetëm kredibilitetin e saj ekonomik, por bota filloi t’i besojë sërish këtij vendi”... Përgatiti: Tribuna ----------------------------------------------- *) Traktatin Dy + katër, Traktati që rregullonte statusin e Gjermanisë së bashkuar dhe u firmos më 19 shtator 1990. U quajt 2+4, për shkak se u firmos nga njera anë, prej Republikës Federale Gjermane dhe Republikës Demokratike Gjermane, dhe nga ana tjetër, prej katër fuqive kryesore: SHBA, BRSS, Britania e Madhe dhe Franca.

Ndaje me miqte