Sqarime mbi qarkoren e re: Leje qëndrimi për fëmijtë e mitur të emigrantëve që nuk kanë lindur në Greqi
17 Dhjetor 2015
Në qarkoren me nr. prot. 42 të ministrisë së brendshme përcaktohet se :“fëmijtë e mitur, pavarësisht nëse u futën në Greqi me ose pa vizë hyrëse, më herët apo më vonë nga miratimi i lejes së qëndrimit për prindin, aplikojnë për t’u pajisur me leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme dhe kërkesa paraqitet nga prindi apo personi që e ka fëmijën në kujdestari”.
Qarkorja saktëson se kjo masë do të zbatohet në një kuadër tranzicional dhe se ka të bëjë vetëm me fëmijtë që nuk kanë lindur në Greqi dhe që kanë ardhur në këtë vend e banojnë në mënyrë të dëshmuar para hyrjes në fuqi të ligjit 4332/15 (që u miratua në korrik të këtij viti). Qëndrimi në Greqi vërtetohet nga dokumenta shkollore apo mjekësore, vaksinime, veprimtari sportive, etj.
Më poshtë vijojnë disa shembuj të zbatimit të kësaj qarkoreje:
Shembulli 1
Qytetarë të vendeve të treta që aktualisht nuk kanë status të ligjshëm, dhe që kishin një titull të fuqishëm qëndrimi dhjetëvjeçarin e fundit, paraqiten në shërbimin e emigracionit, me qëllim që të aplikojnë për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme.
Këta qytetarë dhe fëmijtë e tyre të mitur, nga të cilët njeri ka lindur në Greqi dhe tjetri ka lindur jashtë Greqisë dhe ka ardhur dikur këtu, ndoshta me bashkimf amiljar dhe kishte në të kaluarën leje qëndrimi për bashkim familjar.
Në rastin konkret, të interesuarit do të paraqesin kërkesa individuale për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme. Personi që ka kujdestarinë do të paraqesë dy kërkesa më shumë, për fëpmijtë e tij, duke paraqitur edhe këto dokumente:
1-Pasaportë të fëmijës
2-?ertifikatë të gjendjes familjare të përkthyer dhe të legalizuar
3-Siguracion të njëjtë me atë të personit kujdestar
4-Leje qëndrimi ose veveosi të tipit A të personit kujdestar.
Shembulli 2
Qytetar i vendit të tretë, posedues i njerës prej lejeve të qëndrimit (përfshirë edhe atë për arsye të jashtëzakonshme), ka dy fëmijë. Njeri prej dy fëmijve ka lindur jashtë Greqisë dhe ka patur leje qëndrimi për bashkim familjar që nuk është rinovuar, dhe fëmija i dytë u lind në Greqi.
Qytetari i vendit të tretë drejtohet në shërbimin e emigracionit me qëllim që të aplikojë mbi bazën e dispozitave për “pjesëtar i familjes së shtetasit nga vend i tretë”, duke paraqitur më tej:
1-Pasaportë të fëmijës
2-?ertifikatë të gjendjes familjare të përkthyer dhe të legalizuar
3-Siguracion të njëjtë me atë të personit kujdestar
4-Leje qëndrimi të vlefshme të personit kujdestar.
Shembulli 3
Qytetar i vendit të tretë jeton në Greqi si posedues i lejes së qëndrimit pëpr një nga arsyet e ligjit. Bashkëshortja dhe dy fëmijtë jetojnë me të. Njeri prej dy fëmijve është lindur në Greqi dhe posedon leje qëndrimi për bashkim familjar. Njeri prej prindërve dhe fëmija tjetër jetonë në mënyrë jo të ligjshme në Greqi dhe aplikojnë për t’u pajisur me leje qëndrimi. Nëse fëmija që posedon leje qëndrimi ka lindur në Greqi para datës 9 korrik 2015, prindit i jepet leje për bashkim familjar, ndërsa fëmijës së dytë i jepet leje qëndrimi si pjesëtar i familjes së shtetasit nga vendi i tretë.
Dokumentet që paraqiten:
1-Pasaportë të fëmijës
2-?ertifikatë të gjendjes familjare të përkthyer dhe të legalizuar
3-Siguracion të njëjtë me atë të personit kujdestar
4-Leje qëndrimi të vlefshme të personit kujdestar.
Për më shumë informacion: DEDES & ASSOCIATES, Athinë (stacioni i metrosë Eavangelismos), Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, tel.: 210 3621415, fax: 210 3623308 www.dedeslaw.gr, general@dedeslaw.gr
Ndaje me miqte