0030 210 33 18 483

Sizmologët: &ldquoMund të ketë tërmet të ri po nuk shqetësohemi&rdquo. Si shpjegohet zhurma

Tribuna 16 Janar 2018

Vlerësimin se pas tërmetit që tronditi Athinën mbrëmjen e të hënës, mund të pasojë dhe një tërmet i ri i ngjashëm, kanë shprehur sizmologët. Tërmeti që u shënua në orën 22,24 kishte përfundimisht magnitudë 4,4 ballë dhe epiqendra u lokalizua 24 km në verilindje të Athinës, afër zonës Stamata. Sizmologët -megjithëse nuk mund të jenë 100% të sigurt- shprehen se ka shumë gjasa që tërmeti i të hënës të ishte kryesori. Ndërkaq, shtojnë se do të ketë mjaft lëkundje metasizmike dhe nuk përjashtohet që të shënohet edhe një tërmet tjetër me të njëjtën magnitudë. “Nuk mund të themi me siguri se ishte tërmeti kryesor, por ka shumë mundësi që të ishte. Zona në fjalë nuk ka historik tërmetesh të mëdha, pasi nuk janë regjistruar lëkundje me magnitudë mbi 5 rihter”, vuri në dukje drejtori i Institutit Gjeodinamik, Gerasimos Papadopulos. Pas tërmetit me magnitudë 4,4 ballë pasuan mjaft lëkundje të tjera nga 2,5 deri 2,9 ballë. Duke iu referuar zhurmës që u dëgjua pak para lëkundjes së tërmetit, Papadopulos tha se ashtu siç vijnë valët sizmike dhe mbërrijnë në sipërfaqe, ato pësojnë përthyerje dhe shndërrohen në valë akustike. “Mund të të frikësojë, por nuk është e rrezikshme”, nënvizoi Papadopulos. Një tjetër sizmolog, Gerasimos Houliaras, tha se mund të ketë dhe tërmet tjetër, me të njëjtën magnitudë që kishte ai i të hënës në mbrëmje, por shtoi se lëkundje të tilla nuk krijojnë probleme dhe nuk lënë pasoja te ndërtesat. “E ndjemë shumë më tepër, sepse ishte shumë afër Athinës dhe kishte thellësi të vogël, 5 kilometra”, shtoi Huliaras. Presidenti i Entit të Planifikimit antisizmik dhe mbrojtjes, Eftimios Lekkas, tha se aktiviteti metasizmik do të jetë relativisht intensiv. Duke folur të martën në radion Skai, Lekkas tha se pritet një tërmet tjetër me të njëjtën magnitudë, por nuk duhet të krijohet shqetësim, pasi në këtë mënyrë fenomeni relaksohet.

Ndaje me miqte