0030 210 33 18 483

&ldquoShuhet&rdquo i madhi Dritëro Agolli

03 Shkurt 2017

Nga sot, letërsia dhe kultura shqipe janë më të varfër, teksa një prej figurave më të shquara, Dritëro Agolli, ka ndërruar jetë në moshën moshën 85-vjeçare. Prej disa ditësh ai ishte shtruar në spitalin universitar ”Shefqet Ndroqi”, në Tiranë për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore prej një sëmundje pulmonare. Jeta dhe Vepra Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në fshatin Menkulas të Devollit, në Korçë. 13 vjet të jetës i ka kaluar në këtë fshat, ku në moshën 9-vjeçare përfshihet në Luftën Nacional ?lirimtare. Aty merr detyrën si korrier i çetave partizane.Pas ?lirimit të vendit Agolli vazhdoi studimet në Gjirokastër në gjimnazin e këtij qyteti për katër vjet rresht. Ende në bankat e gjimnazit “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ai boton në shtypin e kohës poezitë e para i frymëzuar nga Naimi dhe ?ajupi, vjersha të cilat u botuan në 1947 në gazetën “Rinia”. Këtu zuri fill edhe miqësia e tij me shkrimtarin e madh Ismail Kadare. Të dy së bashku në udhëtimin e tyre si krijues e ngritën letërsinë në nivele të larta të stilit. Agolli dhe Kadare i përkasin brezit të shkrimtarëve të viteve 1960, që shpëtuan letërsinë nga dogmatizmi i realizmit socialist. Edhe pse shkruante vjersha, ëndrra e Dritëro Agollit ishte që të bëhej veteriner. Poeti dhe shkrimtari i madh e ka dashur shumë natyrën. Kafshët janë shpesh personazhe të krijimtarisë së tij. Pas përfundimit të gjimnazit në Gjirokastër, ai bëri kërkesë për të vazhduar shkollën e lartë për Zooteknikë. Kërkesa për të ndjekur studimet për veterinari i dërgohet ministrit të Arsimit, Karahman Yllit, i cili kishte dëgjuar emrin e tij si poet. Në moshën 25-vjeçare Dritëro Agolli u kthye nga Bashkimi Sovjetik dhe nisi punën në Tiranë fillimisht si gazetar, ku u dallua për përkushtimin e tij ndaj njerëzve të punës. Ai u shqua për reportazhet e bukura e të ndjera për njerëzit e thjeshtë dhe punëtoret, cilësi që e bëri një njeri shumë të dashur për popullin. Ka punuar për 15 vjet me radhë si gazetar i gazetës “Zëri i Popullit”. Publicistika e tij është përbëhet nga mijëra artikuj, fejtone, ese dhe reportazhe. Reportazhet e Agollit gjatë kohës që punonte si gazetar janë përmbledhur para viteve 1990 në një vëllim të veçantë. Krahas artikujve publicistikë, Dritëro Agolli nisi të botoj vëllimet e para poetike, tregimet dhe tekste dramatike për teatrot, të cilat u shquan për frymëzime e metafora të mrekullueshme. Gjatë studimeve në Rusi, Dritëro Agolli u njoh me një studente ruse dhe pas njohjes me të ndodhi dhe martesa e tij e parë. Kjo martesë u bë në vitin 1956, kur sapo ishte kthyer në atdhe, pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Veprën e parë me vjersha “Në rrugë dola”, Dritëro Agolli e botoi në vitin 1958. Eshtë vëllimi i parë i cili u prit mirë nga kritika e kohës. Shquhet si një poet popullor dhe vet e pohonte se ishte i tillë. Himni që i ngriti baltës së vendlindjes dhe njeriut të thjeshtë shqiptar në poemën e tij të parë të viteve ‘60, në poemën “Nënë Shqipëri”, e bëri shkrimtarin shumë popullor. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Gjatë gjithë karrierës së tij artistike, ka lëvruar këto gjini të letërsisë: poezinë, poemën, tregimet, novelat, romanin, dramën, skenar filmi, reportazhin, kritikën, analizën dhe raportin e lajmit. Librat me poezi dhe poemat më të njohura të Agollit janë: “Në rrugë dola”, “Hapat e mia në asfalt”, “Shtigje malesh dhe trotuare”, “Devoll-Devoll”, “Mesditë”, “Baballarët”, “Nënë Shqipëri”, “Fjala gdhend gurin”, “Udhëtoj i menduar”. Pas 1990-s “Pelegrini i vonuar”, “Lypësi i kohës”, “Njerëz të krisur”, “Vjen njeriu i çuditshëm”, “Lutjet e kambanës”, “Fletorkat e mesnatës”, etj. Drutëro Agolli ka një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në prozën shqipe. Përveç trewgimeve, ai është autor i romaneve si “Komisari Memo”, “Trëndafili në gotë”, “Dështaku”, ku shquhet jo vetëm për kompozicionin dhe gjuhën e veçantë, por sidomos për mesazhet artistike që përcjell e që përbënin gjithmonë një risi për kohën kur botoheshin. Por vepra e tij më e rëndësishme mbetet romani satirik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, një parodi e guximshme për mënyrën e funksionimit të administratës shqiptare në sistemin monist. Vepra, që u botua fillimisht me vazhdime në revistën “Hosteni”- falë këmbënguljes së kryeredaktorit dhe mikut të ngushtë të Dritëroit, Niko Nikolla-, u përkthye në shumë gjuhë. Madje qysh në kohën e dominimit të plotfuqishëm të komunizmit, kritika botërore e cilësonte Dritëro Agollin si “Kafka shqiptar”, pikërisht për shkak të “Zylos”. Gjatë krijimtarisë letrare, në të gjithë veprën e Agollit vihen re shtatë tipare kryesore në të cilat mbështetet arti i tij. Kulti i tokës dhe i bukës, shenjtërimi i njeriut dhe natyrës, raporti personal me botën, miti i atdheut, historia e të parëve, zhgënjim për kohën dhe humbjen e saj, dhe e ardhmja optimiste. Agolli u cilësua si novator i poezisë shqiptare në gërshetimin që i ka bërë folklorit me poezinë moderne, duke sjellë perla lirike të gjuhës shqipe. Ndërkohë risi jo pak të rëndësishme Agolli solli dhe në metrikën e vargut. Agollit nga censura komuniste i janë ndaluar tri libra. I pari ka qenë “Zhurma e erërave të dikurshme”, në vitet 1960, drama “Mosha e bardhë” në vitet 1980 dhe një seri tregimesh në revistën “Nëntori”. Dy të fundit janë ndaluar gjatë kohës që ishte kryetar i Lidhjes. Ai e botoi librin “Zhurma e erërave të dikurshme”, në vitin 1964, por vetëm një vit më pas ky libër u hoq nga qarkullimi dhe Agolli u kritikua, pasi me këtë libër e paraqiste me pesimizëm realitetin komunist. Nga romanet e Agollit janë bërë një sërë filmash artistikë. Ndër filmat më të mirë janë “I teti në bronz” (romani “Komisari Memo”), “Njeriu i mirë”, “Apasionata”, “Njeriu me top”. Ndërsa veprën më të madhe në përkthim Agolli e ka nga rusishtja. Botimi voluminoz, “Shekulli i artë”, është një nga më të arrirët artistikisht. Agolli ka përkthyer poetët më në zë të shekullit të 19-të në Rusi, si Pushkin, Ahmatova, Bllok, Lermontov dhe shumë të tjerë. Për shumë vite Agolli ka dhënë kontribut edhe në zhvillimin e letërsisë shqipe. Ai ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve për 19 vjet. U emërua në vitin 1973 dhe u tërhoq nga ky post më 31 janar 1992. Gjatë kohës së komunizmit, Agolli ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së dhe deputet në disa legjislatura. Për herë të fundit Agolli ka qenë deputet i Parlamentit për gjashtë muaj në vitin 2005. Dritëro Agolli është zgjedhur deputet për 30 vjet me radhë edhe në kohën e diktaturës, edhe dhjetë vjet në kohën e tranzicionit. Vlerësimet Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Jo vetëm në antologjinë shqiptare, por ai tashmë është i përfshirë në antologjitë e disa vendeve të botës. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, veç çmimeve të tjera, është vlerësuar edhe me titullin e lartë, “Nderi i Kombit”. Eshtë shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranës në vitin 2003. Dritëro Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në letërsi. U pranua anëtar i Akademisë së Firences “Muzat” në Itali. Përveç qytetit të Tiranës, ai është “Qytetar Nderi” edhe i qyteteve të Korçës, Gjirokastrës etj. Në 82 vjetorin e Lindjes në vitin 2013, shkrimtari i madh Dritëro Agolli është vlerësuar edhe me çmimin “Carlo Levi” në Itali.

Ndaje me miqte