0030 210 33 18 483

Shqipëria turistike në panairin e Berlinit

12 Mars 2018

TIRANE, ATSH/ - Shqipëria synon të kthehet në një nga destinacionet me tërheqëse për turizmin, jo vetëm në rajon, por për krejt Europën. Nga data 7-11 mars, vendi ynë u prezantua në Panairin Ndërkombëtar ITB Berlin, i cili është një nga panairet më të rëndësishëm në Europë dhe botë. Në këtë prezantim, Agjencia Kombëtare e Turizmit si dhe operatorët turistike shfaqën risitë dhe ofertat e turizmit shqiptar për publikun gjerman e botëror, i cili ka treguar një interes të veçantë dhe në rritje për Shqipërinë. Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin, është ndër më të rëndësishmit në llojin e tij. Në vitin 2017 rreth 10 mijë kompani dhe organizata nga 184 vende ekspozuan produktet dhe shërbimet e tyre për rreth 169 mijë vizitorë, nga të cilët 109 mijë vizitorë tregtarë.

Ndaje me miqte