Shqipëria në një grup me Italinë dhe Spanjën për eliminatoret e Botërorit 2018
25 Korrik 2015
Kombëtarja shqiptare do të ballafaqohet në eliminatoret për Botërorin e vitit 2018, me dy nga përfaqësueset më dinjitoze të futbollit botëror, që janë kurorëzuar edhe si kampione bote, me Italinë dhe me Spanjën.
Në shortin e hedhur të shtunën në mbrëmje, në Sans Petërsburg, Shqipëria u përzgjodh në grupin e shtatë, ku krahas Italisë e Spanjës, marrin pjesë edhe Izraeli, FYROM dhe Lihtenshtejni.
Më hollësisht, shorti për zonën Europiane është si më poshtë:
Grupi 1: Holanda, Franca, Suedia, Bullgaria, Bjellorusia, Luksemburgu.
Grupi 2: Portugalia, Zvicra, Hungaria, Ishujt Faroe, Letonia, Andorra
Grupi 3: Gjermania, ?ekia, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Azerbajxhani, San Marino
Grupi 4: Uellsi, Austria, Serbia, Irlanda, Moldavia, Gjeorgjia
Grupi 5: Rumania, Danimarka, Polonia, Mali i Zi, Armenia, Kazakistani
Grupi 6: Anglia, Sllovakia, Skocia, Sllovenia, Lituania, Malta
Grupi 7: Spanja, Italia, Shqipëria, Izraeli, FYROM, Lihtenshtejni
Grupi 8: Belgjika, Bosnje-Hercegovina, Greqia, Estonia, Qipro
Grupi 9: Kroacia, Islanda, Ukraina, Turqia, Finlanda.
Nëntë ekipet e para në grupe do të kualifikohen direkt për në finalet e kampionatit botëror që do të zhvillohet në Rusi, në verë të 2018-s.
Tetë ekipet e vendit të dytë do të ndeshen në play off, porej nga do të dalin katër ekipe të tjera që do të marrin pjesë në Botëror.
Ndeshjet do të fillojnë më 4 shtator 2016 dhe do të përfundojnë më 10 tetor 2017. Ndeshjet play off do të zhvillohen në nëntor 2017.
Ndaje me miqte