Shqipëri indeksi i çmimit të banesave shënon rritje
13 Maj 2016
Indeksi i çmimit të banesave, pas rënies së verejtur në tremujorin e katërt te vitit te kaluar, iu rikthye normave rritëse në tremujorin e parë të vitit 2016, beri te ditur Banka e Shqiperise.
Indeksi i çmimit të banesave, i rregulluar për efektin e inflacionit, u rrit 11.3% në këtë tremujor. Nga ana tjetër, indeksi i qirasë së banesave ra për të dytin tremujor radhazi.
Sioas BSH-se, në tremujorin e parë, indeksi i qirasë regjistroi rënie reale prej 10.7%. Si pasojë e luhatjeve afatshkurtra me drejtime të ndryshme të dy indekseve të çmimeve në tregun e banesave, raporti çmim/qira u rrit lehtë pasi kishte mbetur pothuaj i pandryshuar për një periudhë disavjeçare.
BSH-ja informon se, sinjale për rritjen e çmimeve në sektorin e ndërtimit vijnë edhe nga vrojtimi i besimit në sektorin e ndërtimit. Bazuar në të dhënat e këtij vrojtimi, balanca e pyetjes mbi çmimet e shitjes së produkteve të bizneseve të këtij sektori është rritur në tremujorin e parë.
ATSH
Ndaje me miqte