Shoqata e Emigrantëve krijon degën e saj në Luca
08 Mars 2016
Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë, një nga grupimet më të vjetra dhe më aktive në mbtojtjen e të drejtave të bashkatdhetarëve në Greqiu, ka krijuar degën e vet në Luca të bashkisë së Spatas-Atikë.
Në veprimtarinë themeluese morën pjesë një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh, që jetojnë e punojnë në zonën e Lucas.
Ndodhej edhe kryetari i Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë, z. Arben Cani.
Pas njohjes me programin dhe veprimtarinë e kësaj shoqate, si dhe prononcimeve të rastit, u kalua në zgjedhjen e organeve drejtuese të degës së shoqatës.
Kryetar u zgjodh zoti Ilia Dervishaj.
Kryetari i SHESH, Arben Cani dhe kryesia e shoqatës, i urojnë drejtuesve të sapozgjedhur suksese në detyrën që kanë marrë përsipër vullnetarisht për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve.
Ndaje me miqte