0030 210 33 18 483

Shërbimet konsullore për qytetarët shqiptarë në Greqi

27 Janar 2016

Meqenëse janë të shumtë bashkatdhetarët që na telefonojnë për t’u informuar mbi procedurat e ndryshme që kryhen në shërbimet konsullore shqiptare në Greqi, që nga aplikimi për pasaporta, regjistrimi i fëmijve, prokurat e ndryshme, etj., Tribuna po publikon sërish, të rifreskuar listen e shërbimeve dhe tarifave përkatëse, ashtu siç janë publikuar në faqen e internetit të Ambasadës Shqiptare në Athinë. Të interesuarit mund të klikojnë direkt në faqen e internetit të ambasadës: http://www.ambasadat.gov.al/greece/ 1.Akti i Regjistrimit të emrit të fëmijëve 2.Deklarata 3.Dublikata të Aktit të Martesës 4.Leje Kalimi 5.Martesa 6.Pajisje me pasaporta dhe Karta Identiteti 7.Prokura 8.Vërtetime të ndryshme 9.Vërtetime të njësisë me origjinalin 10.?ështjet e shtetësisë 11.Asistenca dhe mbrojtja e shtetasve në vështirësi Akti i Regjistrimit të emrit të fëmijëve Akt i Regjistrimit të emrit Pranë Ambasadës Shqiptare mund të regjistrohet edhe emri i fëmijëve në rast se njëri apo të dy prindërit nuk janë të pajisur me dokumente qëndriminë shtetin grek. Për pajisje me këtë dokument është e domosdoshme prezenca fizike e të dy prindërve, ose e kujdestarit ligjor të pajisur me dokumentin përkatës qëvërteton kujdestarinë e fëmijës, me pasaportat biometrike të tyre ose kartat e identitetit. Dokumentacioni inevojshëm është: 1. Vërtetim i lindjes i lëshuar nga materniteti/spitali (???????? ??????? ose ??????? ??????????) i legalizuar nga Ministria e Shëndetësisë nëadresën Aristotelous 17 Athinë dhe Ministria e Jashtme greke, Arionos 10, Monastiraki 2. Akti i Lindjes pa emër i fëmijës lëshuar nga Gjendja civile përkatëse greke Taksa e pagesës së Aktit të Regjistrimit të Emrit është 30 Euro, shumë kjo që duhet depozituar pranë bankës Pireaus në numrin e llogarisë 5053-047484-795. Pas lëshimit të Aktit të Vendosjes së Emrit, prindi që është i pajisur me Leje Qëndrimi duhet të legalizojë dhe përkthejë pranë Ministrisë së Jashtmegreke aktin në fjalë, dhe më pas të paraqitet pranë Zyrave të Gjendjes Civile greke për të kryer veprimet e nevojshme për vendosjen e emrit të fëmijëssipas këtij akti. Pas vendosjes së emrit, prindi kërkon nga Zyra e Gjendjes Civile lëshimin e Akti i Lindjes të fëmijës me emër, të cilin përpara se ta dërgojë për regjistrimnë Zyrat e Gjendjes Civile në Shqipëri duhet ta legalizojë pranë: 1. Ministrisë së Brendshme greke (në adresën Stadiou 27, Athina), 2. Ministrisë së Punëve të Jashtme greke (në adresën Arionos 10, Monastiraki), 3. Ambasadës Shqiptare në Athinë kundrejt pagesës prej 15 Euro, shumë kjo e cila duhet të paguhet në Bankën Pireaus në numrin e llogarisë 5053-047484-795. Deklarata Deklarata Pranë Ambasadës shqiptare mund të kryhen gjithashtu edhe deklarata personale të çdo lloji, për të cilat vërtetohet nënshkrimi i personit që bëndeklaratën. Taksa e pagesës së përpilimit të prokurave dhe lëshimit të deklaratave është 20 Euro për çdo akt, shumë e cila duhet të paguhet në bankën Pireausnë numrin e llogarisë 5053-047484-795. Dublikata të Aktit të Martesës Dublikatë e Aktit të Martesës Pranë Ambasadës Shqiptare mund të merren edhe dublikata të Aktit të Martesës vetëm në rastin kur martesa është lidhur pranë kësaj Ambasade.Dublikata mund të merret nga njeri prej bashkëshortëve ose nga çdo i afërm i tyre, me datën e lidhjes së martesës. Taksa e pagesës së lëshimit të dublikatës së Aktit të Martesës është 10 Euro për çdo dublikatë, shumë kjo që duhet të paguhet në bankën Pireaus nënumrin e llogarisë 5053-047484-795. Leje Kalimi Lejet e kalimit jepen në rastet kur shtetasi shqiptar i ndodhur jashtë shtetit ka humbur pasaportën, ose për arsye të ndryshme nuk disponon njëpasaportë të vlefshme për udhëtim. Leja e kalimit është e vlefshme vetëm për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Për pajisje me Leje Kalimi të shtetasve mbi 18 vjeç, personi i interesuar duhet të paraqitet personalisht pranë ambasadës, së bashku me njëdokument identifikimi shqiptar që ndihmon në identifikimin e personit, si për shembull fotokopje të pasaportës apo kartës së identitetit), njëdokument të lëshuar nga autoritetet e policisë greke në rast të humbjes ose vjedhjes, 2 fotografi si dhe faturën e pagesës në bankën Pireaus. Për pajisje me Leje Kalimi të shtetasve nën 18 vjeç, duhet të paraqiten dy prindërit, ose kujdestari ligjor i pajisur me dokumentin përkatës qëvërteton kujdestarinë e fëmijës, me pasaportat biometrike të tyre ose kartat e identitetit, si dhe një çertifikatë lindjeje me fotografi, ose çdodokument tjetër që vërteton gjeneralitetet e personit që do të pajiset me leje kalimi, dhe çertifikatë familjare, të 6 muajve të fundit, 2 fotografidhe faturën e pagesës në bankën Pireaus. Në pamundësi të paraqitjes së njërit prej prindërve, prindi tjetër duhet të autorizojë për këtë qëllim nëpërmjet një deklarate personale (Ypefthini Dilosi) ose një autorizimi, përpiluar dhe legalizuar pranë autoriteteve përkatëse greke, si KEP apo Rajon Policie. Në rast udhëtimi të shtetasve nën 18 vjeç me njërin prej prindërve ose me një person tjetër, nevojitet që personi me të cilin do të udhëtojë shtetasi nën 18 vjeç, të jetë i pajisur një deklaratë personale të prindit që nuk do ta shoqërojë gjatë udhëtimit ose nga të dy prindërit në rast udhëtimi me një person të tretë. Në deklaratë shënohet detyrimisht emri, mbiemri dhe numri i pasaportës së personit ose personave që do të shoqërojnë personin nën 18 vjeç. Taksa e pagesës së lëshimit të Lejes së Kalimit është 30 Euro, për çdo leje kalimi, shumë kjo që duhet të paguhet në bankën Pireaus në numrin e llogarisë 5053-047484-795. Martesa Martesat Në Ambasadën shqiptare mund të kryhen martesa vetëm midis dy shtetasve shqiptarë. Në Ambasadën shqiptare nuk kryhen martesa midis një shtetasi shqiptar dhe: a. një shtetasi grek b. një shtetasi me shtetësi te dyfishte shqiptare dhe greke c. një shtetasi të huaj (të ndryshëm nga shtetasit grekë) Këto martesa lidhen vetëm në bashkitë përkatëse në Greqi ose në Zyrat e Gjendjes Civile në Shqipëri Martesa midis dy shtetasve shqiptarë: Në rastin e martesës midis dy shtetasve shqiptarë në ambasadë, dokumentacioni i nevojshëm për secilin nga bashkëshortët e ardhshëm është si mëposhtë: a. ?ertifikatë Lindje, modeli ndërkombëtar, e legalizuar vetëm nga Prefektura përkatëse. b. ?ertifikatë për Lidhje Martese modeli ndërkombëtar, e legalizuar vetëm nga Prefektura përkatëse. c. Pasaportat biometrike d. Dy dëshmitarë, me pasaportat ose Kartat e Identitetit. Dëshmitarët nuk duhet të jenë pjesëtarë të familjes ekzistuese të bashkëshortëve tëardhshëm. Martesa lidhet brenda 90 ditëve nga data e lëshimit të çertifikatave të mësipërme dhe mund të kryhet pranë Ambasadës shqiptare, pa qenë nevoja përtakim paraprak. Taksa e pagesës për lidhje martese është 30 Euro, shumë kjo që duhet të paguhet në bankën Pireaus në numrin e llogarisë 5053-047484-795. Martesa midis një shtetasi shqiptar dhe një shtetasi shqiptar që ka marrë edhe nënshtesinë greke Martesa midis një shtetasi shqiptar dhe një shtetasi shqiptar me nënshtetësi greke nuk lidhet në Ambasadë, sidoqoftë sqarojmë se procedura është simë poshtë: Të dy shtetasit shqiptarë duhet të paraqiten personalisht në Zyrën e Gjendjes Civile ku ata janë tëregjistruar në Shqipëri, për të kryer shpalljen emartesës. Në pamundësi të paraqitjes fizike të tyre pranë Zyrave të Gjendes Civile në Shqipëri, atëherë ata mund të autorizojnë çdo person të tretë nëShqipëri nëpërmjet një Prokure të Posaçme. Prokura mund të bëhet pranë Ambasadës duke u paraqitur personalisht pranë amabasadës së bashku me dokumentet e mëposhtme: 1. Pasaportën ose Kartën e Identitetit shqiptare; 2. Fotokopje të pasaportës ose Kartës së Identitetit shqiptare të përfaqësuesit; 3. Faturën e bankës me vlerë 20 Euro, pagesa e të cilës duhet të jetë bërë paraprakisht pranë Bankës Pireaus në numrin e llogarisë 5053-047484-795 Periudha e shpalljes së martesës është 10 ditë nga data e paraqitjes së dokumentave të mësipërme pranë Zyrës së Gjendjes Civile. Pas kësaj periudhe, shtetasi shqiptar paraqitet sërish pranë të njëjtës Zyrës të Gjendjes Civile për të tërhequr dokumentet e mëposhtme: a. ?ertifikatë Lindje, dhe b. ?ertifikatë për Lidhje Martese, modelin ndërkombëtar. të cilat duhet të legalizohen pranë: a.Prefekturës përkatëse. b.Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë c.Ambasadës ose Konsullatave greke në Shqipëri Më pas këto çertifikata përkthehen zyrtarisht pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme greke në Athinë dhe paraqiten pranë bashkisë greke ku do të lidhet martesa. Theksojmë se në rast të lidhjes së martesës në bashkitë greke, shtetasi shqiptar me nënshtetësi greke nuk është nevoja të tërheqë asnjë dokument nga Zyrat e Gjendjes Civile shqiptare. Në këtë rast ai tërheq dokumentet përkatëse në shtetin grek, duke ndjekur procedurat e bashkive respektive greke. Martesa midis një shtetasi shqiptar dhe një shtetasi grek Në rastin e martesës midis një shtetasi shqiptar dhe një shtetasi grek (dhe JO për shtetasit shqiptarë që kanë edhe nënshtetësinë greke), megjithëse martesa nuk lidhet në Ambasadë, sqarojmë se procedura është si më poshtë: Shtetasi shqiptar duhet të paraqitet personalisht në Zyrën e Gjendjes Civile ku ai është i regjistruar në Shqipëri, për të kryer shpalljen e martesës, duke paraqitur dokumentet e mëposhtme: a. ?ertifikatë Lindje të bashkëshortit të ardhshëm grek. b. Vërtetim vendbanimi të bashkëshortit të ardhshëm grek. c. Leje Martese (Adeia Gamou) ose Vërtetim Beqarie (Pistopoiitiko Agamias) të bashkëshortit të ardhshëm grek. d. Fotokopje e pasaportës ose e kartës identitetit të bashkëshortit të ardhshëm grek. Të gjitha këto dokumente duhet të jenë të legalizuara nga: - Ministria e Brendshme greke - Ministria e Punëve të Jashtme greke. - Ambasada Shqiptare, kundrejt pagesës prej 30 Euro për secilin dokument, shumë kjo që duhet paguar pranë bankës Pireaus, në numrin e llogarisë 5053-047484-795. Në pamundësi të paraqitjes fizike të shtetasit shqiptar që do të martohen pranë Zyrave të Gjendes Civile në Shqipëri, atëherë ai mund të autorizojë çdo person të tretë në Shqipëri nëpërmjet një Prokure të Posaçme. Prokura mund të bëhet pranë Ambasadës duke u paraqitur vetë shtetasi shqiptar i cili dëshiron të kryejë shpalljen e martesës në Shqipëri, me pasaportën ose Kartën e Identitetit shqiptare dhe fotokopje të pasaportës ose Kartës së Identitetit shqiptare të përfaqësuesit që dëshiron të caktojë. Periudha e shpalljes së martesës është 10 ditë nga data e paraqitjes së dokumentave të mësipërme pranë Zyrës së Gjendjes Civile. Pas kësaj periudhe shtetasi shqiptar paraqitet sërish pranë të njëjtës Zyrës të Gjendjes Civile për të tërhequr dokumentet e mëposhtme: a. ?ertifikatë Lindje, dhe b. ?ertifikatë për Lidhje Martese, modelin ndërkombëtar. të cilat duhet të legalizohen pranë: d.Prefekturës përkatëse. e.Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë f. Ambasadës ose Konsullatave greke në Shqipëri Më pas këto çertifikata përkthehen zyrtarisht pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme greke në Athinë dhe paraqiten pranë bashkisë greke ku do të lidhet martesa. Pajisje me pasaporta dhe Karta Identiteti Pajisja me dokumente identifikimi biometrike Shtetasit shqiptarë me banim në Greqi, mund të aplikojnë për t’u pajisur me pasaportë biometrike ose kartë identiteti në Ambasadën e Republikës sëShqipërisë në Athinë ose në Konsullatën e Përgjithshme në Selanik. Qytetarët shqiptarë që janë të interesuar për aplikime për pasaporta biometrike duhet të lënë takim paraprakisht në numrat e telefonit si më poshtëtë shënuar: Linja 1: 210-6876212 Linja 2: 210-6876204 Linja 3: 210-6876200 Orari i aplikimit: ?do ditë nga e hëna deri të premten nga ora 09:00 - 14:00 Pajisja me pasaportë biometrike dhe kartë identiteti ?do shtetas shqiptar i regjistruar në zyrat e gjendjes civile në Shqipëri ka të drejtë të aplikojë për pajisje me dokumente biometrike. Shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 16 vjeç dhe nuk janë të pajisur me kartë identiteti (letërnjoftim elektronik), duhet detyrimisht të aplikojnënjëkohësisht edhe për kartë identiteti (letërnjoftim elektronik). Shtetasit shqiptarë mbajtës të pasaportave të tipit të vjetër (me nr. të tipit të ), duhet të pajisen detyrimisht edhe me Kartë Identiteti. Personat e pajisur me kartë identiteti shqiptare, ditën që paraqiten pranë sektorit të Zyrës Konsullore për të zëvendesuar pasaportën biometrike, duhettë kenë me vete kartën e identitetit (letërnjoftimin elektronik). 1.Pajisja me pasaportë biometrike për herë të parë për shtetasit nga 0 deri në 16 vjeç ?do shtetas shqiptar nga mosha 0-16 vjeç, ka të drejtë të aplikojë vetëm për pajisje me pasaportë biometrike. Shtetasi nën 16 vjeç duhet të jetë i shoqëruar të paktën nga njëri prind, i cili duhet të paraqesë një dokument identifikimi, ose nga kujdestari ligjor, i cilipërveç dokumentit të identifikimit duhet të paraqesë dhe dokumentacionin përkatës të kujdestarisë. Theksohet se pajisja me pasaportë për herë të parë pranë përfaqësive konsullore mund të kryhet për shtetastit deri në moshën 16-vjeç. Dokumentacioni i nevojshëm: Ø ?ertifikate lindjeje e 6 muajve të fundit (me fotografi). Ø ?ertifikate familjare e 6 muajve të fundit. Ø Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 130 euro për person, pagesa e të cilës kryhet në çdo degë të BankësPireaus (??????? ????????) në Greqi, në numrin e llogarise 5053-052306-404. Shënim: ?ertifikatat e lëshuara nga Zyrat e Gjendjes Civile nuk është e nevojshme të jenë përkthyer ose legalizuar pranë Prefekturës, Ministrisë së Jashtme apo Ambasadës/Konsullatave greke. 2.Ripajisja me pasaportë biometrike dhe kartë identiteti Personat e pajisur me kartë identiteti shqiptare, ditën që paraqiten pranë sektorit të Zyrës Konsullore për të zëvendësuar pasaportën biometrike, duhet të kenë me vete kartën e identitetit (letenjofimin elektronik). Shetasit shqiptarë mund të ripajisen me pasaportë dhe kartë identiteti në rastet e mëposhtme: 2.1 Ripajisja me pasaportë për shkak të toponimeve Në rastin e ripajisjes me pasaportë biometrike të shtetasve shqiptarë të lindur në Greqi, për shkak të ndryshimit të toponimeve të vendlindjes në GRC, dokumentet e nevojshme janë si më poshtë: Ø Për shtetasit nën moshën 16 vjeç: a) Pasaporta ekzistuese. b) ?ertifikate familjare e 6 muajve të fundit. c) Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 130 euro për person, pagesa e të cilës kryhet në çdo degë të BankësPireaus (??????? ????????) në Greqi, në numrin e llogarise 5053-052306-404. Ø Për shtetasit mbi moshën 16 vjeç: Për grupmoshën 16-18 vjeç: a. ?ertifikate lindjeje e 6 muajve të fundit(pa fotografi). b. ?ertifikate familjare e 6 muajve të fundit. c. Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 142 euro (130 euro për pasaportë dhe 12 euro për Kartë Identiteti), pagesa e të cilës kryhet në çdo degë të BankësPireaus (??????? ????????) në Greqi, në numrin e llogarise 5053-052306-404. Për grupmoshën mbi 18 vjeç: a. Pasaporta ekzistuese. b. ?ertifikate lindjeje e 6 muajve të fundit (pa fotografi). d. Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 142 euro (130 euro për pasaportë dhe 12 euro për Kartë Identiteti), pagesa e të cilës kryhet në çdo degë të BankësPireaus (??????? ????????) në Greqi, në numrin e llogarise 5053-052306-404. Shënim: ?ertifikatat e lëshuara nga Zyrat e Gjendjes Civile nuk është e nevojshme të jenë përkthyer ose legalizuar pranë Prefekturës, Ministrisë së Jashtme apo Ambasadës/Konsullatave greke. 2.2 Ripajisja e shtetasve shqiptarë me pasaportë biometrike në raste të ndryshëm Ø Në rast përfundimi të afatit të vlefshmerisë, dëmtimi, plotësimi të të gjitha faqeve, zëvendësimi i pasaportave të tipit të vjetër (me nr. të tipit ), dokumentet e nevojshme janë si më poshtë: a) Pasaporta ekzistuese e pavlefshme, e dëmtuar, etj. sipas rastit. b) ?ertifikate lindjeje e 6 muajve të fundit (pa fotografi). c) Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 130 euro për person, pagesa e të cilës kryhet në çdo degë të BankësPireaus (??????? ????????) në Greqi, në numrin e llogarise 5053-052306-404. Ø Humbje/Vjedhje Në rast të ripajisjes me pasaportë biometrike për arsye të humbjes, në ditën e aplikimit shtetasi duhet të paraqesë vërtetimin e humbjes ose të vjedhjestë lëshuar nga organet e policisë greke, i cili duhet të jetë paprakisht: d) I legalizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së rrethit ku është bërë denoncimi i humbjes/vjedhjes ose nga Ministria e Brendshme greke (Adresa:Stadiou 27, Athina). e) I legalizuar nga Ministria greke e Punëve të Jashtme (Adresa:Arionos 10, Monastiraqi), f) I legalizuar nga Ambasada shqiptare kundrejt tarifës prej 15 euro g) I përkthyer nga Ministria greke e Punëve të Jashtme (Adresa:Arionos 10, Monastiraqi) Shënim: ?ertifikatat e lëshuara nga Zyrat e Gjendjes Civile nuk është e nevojshme të jenë përkthyer ose legalizuar pranë Prefekturës, Ministrisë së Jashtme apo Ambasadës/Konsullatave greke. 2.3 Tërheqja e pasaportave dhe Kartave të Identitetit Karta e identitetit mund të tërhiqetvetëm nga vetë personi për shkak të rimarrjes së shenjave të gishtave në momentin e aktivizimit dhe tërheqjes së saj. Tërheqja e Kartës së Identitetit të personave të grupmoshës 16 - 18 vjeç kryhet nga vetë aplikanti, i shoqëruar gjithashtu nga njëri prej prindërve, duke paraqitur dokumentet e mëposhtme: a) Dokumentin e aplikimit b) Pasaportën e prindit që shoqëron aplikantin c) ?ertifikatë familjare të 6 muajve të fundit Tërheqja e pasaportave për personat mbi 18 vjeç, kryhet nga vetë personi duke paraqitur dokumentin përkatës të aplikimit, ose nga një person tjetër, i pajisur me prokurë të posaçme, i cili duhet të paraqesë pranë Ambasadës prokurën përkatëse, dokumentin e aplikimit dhe pasaportën e tij. Tërheqja e pasaportave për personat nën 18 vjeç, kryhet nga njëri prej prindërve ose nga një person i tretë, i pajisur me prokurë të posaçme nga prindi ose kujdestari ligjor. Në rast të tërheqjes së pasaportës së një personi nën 16 vjeç nga njëri prej prindërve, prindi duhet të paraqesë pranë Ambasadës: a) Dokumentin e aplikimit b) Pasaportën e tij a) ?ertifikatë familjare të 6 muajve të fundit Në rast të tërheqjes së pasaportës së një personi nën 16 vjeç nga një person i ndryshëm nga njëri prej prindërve, ai duhet të paraqesë pranë Ambasadës: a) Dokumentin e aplikimit b) Pasaportën e tij c) ?ertifikatë familjare të 6 muajve të fundit të personit që ka aplikuar për pajisje me pasaportë d) Prokurën e Posaçme të njërit prej prindërve Prokura Shtetasit shqiptarë mund të pajisen pranë Ambasadë Shqiptare, vetëm me Prokura të Posaçme, duke u paraqitur personalisht pranë ambasadës sëbashku me dokumentet e mëposhtme: 1. pasaportën biometrike ose Kartën e Identitetit shqiptare, të cilat duhet të jenë brenda afatit të skadimit, 2. fotokopje të dokumentit të identifikimit (pasaportë biometrike ose kartë identiteti e vlefshme) të përfaqësuesit (personit që dëshiron tëautorizojë), Në rastin e përfaqësimit nga një avokat, ai duhet të dijë me saktësi të dhënat e mëposhtme: 1. Emrin e mbiemrit e avokatit, 2. Dhomën e Avokatisë ku është i regjistruar avokati, 3. Numrin e licencës, 4. N.I.P.T-in (Numrin e Identifikimit të Personit të Tatueshëm) e avokatit. Në parim pranë ambasadës mund të kryhen prokura të posaçme për: - tërheqje dokumentesh nga Zyrat e Gjendjes Civile në Shqipëri; - tërheqje të pasaportave, diplomave dhe dokumenteve shkollorë, dëshmive të penalitetit; - tërheqje të dokumenteve nga persona fizike e juridikë private; - ndjekjen e veprimeve administrative dhe regjistrimin e akteve të lindjes, martesës, ndarjen nga trungu familjar, denoncimin e humbjes sëdokumenteve (kur shteti pritës nuk pranon marrjen e denoncimeve të kësaj natyre); - legalizimin e pasurive të paluajtshme pranë ALUIZN-it - tërhqje pensioni dhe të dëmshpërblimeve si i përndjekur politik; - prokura për udhëtimin e fëmijëve me njërin nga prinërit ose me një person të tretë (rast në të cilin duhet të paraqiten të dy prindërit); - tërheqje të kredisë familjare (nëse nuk kufizohet nga institucioni bankre); - përdorim të përkohshëm automjeti; - kryerje të formaliteteve për qiradhënie objektesh; - përfaqësim në gjykatë për zgjidhje martese dhe njohje të vendimeve të huaja; Pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë mund të kryhen edhe akte të revokimit të prokurave të mëparshme, por vetëm nëse prokura që do të revokohet është përpiluar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë. Për çdo rast personat e interesuar duhet të paraqitin edhe dokuemntet mbështetëse sipas rastit, si p.sh. Librezën e Pensionit në rastin e prokurave për tërheqje pensioni, ?ertifikatën Familjare në rast të prokurës së udhëtimit të fëmijëve me njërin prind ose me një person të tretë, Kontratën e Kredisë familjare në rast të procures për tërheqje të kredisë familjare, Lejen e Qarkullimit në rast të prokurave prë përodrim të përkohshëm automjeti, etj. Afati i prokurave në rast të shtrirjes së tyre në kohë do të jetë një (1) vit. Taksa e pagesës së përpilimit të prokurave është 20 Euro për çdo prokurë, dhe shuma përkatëse duhet të paguhet në bankën Pireaus në numrin e llogarisë 5053-047484-795. Në Ambasadën Shqiptare NUK KRYHEN aktet e mëposhmte: - Prokura të Përgjithshme; - Prokura të posaçme për shitblerje apo dhurim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme; - Prokura për veprime të ndryshme bankare si p.sh. tërheqje, depozitime, hapje llogarish bankare, etj.; - Kontrata për kalimin e pronësisë së pasurive të paluajtshme; - Të drejtat e uzufruktit, përdorimit e bujtjes, enfiteozës, servitutit dhe të drejtave të tjera reale; - Përpilim i garancive prë përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata me veprime juridike prë të cilat kërkohet shprehimisht akt noterial; - Këto prokura duhet të përpilohen pranë një noteri grek dhe të legalizohen nga: 1. Prokuroria e Rrethit ku ndodhet Dhoma e Noterisë në të cilën është i regjistruar Noteri grek (Athinë: Evelpidon, Godina 16); 2. Ministria greke e Drejtësisë, (Mesogion 96) 3. Ministria greke e Punëve të Jashtme (Arionos 10, Monastiraki); 4. Ambasada Shqiptare kundrejt pagesës prej 15 Euro, shumë e cila duhet të paguhet pranë bankës Pireaus në numrin e llogarisë 5053-047484-795 Prokura Shtetasit shqiptarë mund të pajisen pranë Ambasadë Shqiptare, vetëm me Prokura të Posaçme, duke u paraqitur personalisht pranë ambasadës sëbashku me dokumentet e mëposhtme: 1. pasaportën biometrike ose Kartën e Identitetit shqiptare, të cilat duhet të jenë brenda afatit të skadimit, 2. fotokopje të dokumentit të identifikimit (pasaportë biometrike ose kartë identiteti e vlefshme) të përfaqësuesit (personit që dëshiron tëautorizojë), Në rastin e përfaqësimit nga një avokat, ai duhet të dijë me saktësi të dhënat e mëposhtme: 1. Emrin e mbiemrit e avokatit, 2. Dhomën e Avokatisë ku është i regjistruar avokati, 3. Numrin e licencës, 4. N.I.P.T-in (Numrin e Identifikimit të Personit të Tatueshëm) e avokatit. Në parim pranë ambasadës mund të kryhen prokura të posaçme për: - tërheqje dokumentesh nga Zyrat e Gjendjes Civile në Shqipëri; - tërheqje të pasaportave, diplomave dhe dokumenteve shkollorë, dëshmive të penalitetit; - tërheqje të dokumenteve nga persona fizike e juridikë private; - ndjekjen e veprimeve administrative dhe regjistrimin e akteve të lindjes, martesës, ndarjen nga trungu familjar, denoncimin e humbjes sëdokumenteve (kur shteti pritës nuk pranon marrjen e denoncimeve të kësaj natyre); - legalizimin e pasurive të paluajtshme pranë ALUIZN-it - tërhqje pensioni dhe të dëmshpërblimeve si i përndjekur politik; - prokura për udhëtimin e fëmijëve me njërin nga prinërit ose me një person të tretë (rast në të cilin duhet të paraqiten të dy prindërit); - tërheqje të kredisë familjare (nëse nuk kufizohet nga institucioni bankre); - përdorim të përkohshëm automjeti; - kryerje të formaliteteve për qiradhënie objektesh; - përfaqësim në gjykatë për zgjidhje martese dhe njohje të vendimeve të huaja; Pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë mund të kryhen edhe akte të revokimit të prokurave të mëparshme, por vetëm nëse prokura që do të revokohet është përpiluar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë. Për çdo rast personat e interesuar duhet të paraqitin edhe dokuemntet mbështetëse sipas rastit, si p.sh. Librezën e Pensionit në rastin e prokurave për tërheqje pensioni, ?ertifikatën Familjare në rast të prokurës së udhëtimit të fëmijëve me njërin prind ose me një person të tretë, Kontratën e Kredisë familjare në rast të procures për tërheqje të kredisë familjare, Lejen e Qarkullimit në rast të prokurave prë përodrim të përkohshëm automjeti, etj. Afati i prokurave në rast të shtrirjes së tyre në kohë do të jetë një (1) vit. Taksa e pagesës së përpilimit të prokurave është 20 Euro për çdo prokurë, dhe shuma përkatëse duhet të paguhet në bankën Pireaus në numrin e llogarisë 5053-047484-795. Në Ambasadën Shqiptare NUK KRYHEN aktet e mëposhmte: - Prokura të Përgjithshme; - Prokura të posaçme për shitblerje apo dhurim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme; - Prokura për veprime të ndryshme bankare si p.sh. tërheqje, depozitime, hapje llogarish bankare, etj.; - Kontrata për kalimin e pronësisë së pasurive të paluajtshme; - Të drejtat e uzufruktit, përdorimit e bujtjes, enfiteozës, servitutit dhe të drejtave të tjera reale; - Përpilim i garancive prë përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata me veprime juridike prë të cilat kërkohet shprehimisht akt noterial; - Këto prokura duhet të përpilohen pranë një noteri grek dhe të legalizohen nga: 1. Prokuroria e Rrethit ku ndodhet Dhoma e Noterisë në të cilën është i regjistruar Noteri grek (Athinë: Evelpidon, Godina 16); 2. Ministria greke e Drejtësisë, (Mesogion 96) 3. Ministria greke e Punëve të Jashtme (Arionos 10, Monastiraki); 4. Ambasada Shqiptare kundrejt pagesës prej 15 Euro, shumë e cila duhet të paguhet pranë bankës Pireaus në numrin e llogarisë 5053-047484-795 Vërtetime të ndryshme Shtetasit shqiptare që dëshirojnë të pajisen me vërtetime të ndryshme duhet të paraqesin pranë Zyrës Konsullore të Ambasadës dokumentetorigjinale të lëshuara nga institucione të ndryshme shqiptare apo greke mbi bazen e të cilave do të lëshohet vërtetimi përkatës. Taksa e pagesës së lëshimit të vërtetimeve është 30 Euro, për çdo vërtetim, shumë kjo që duhet të paguhet në bankën Pireaus në numrin e llogarisë5053-047484-795. ?ështjet e shtetësisë ?ështjet e shtetësisë Institucionet ?ështjet e shtetësisë trajtohen nga MPB, Drejtoria e Shtetësisë. Kërkesat për marrjen dhe lënien e shtetësisë shtetasit shqiptarë dhe të huajt mund t’iparaqesin pranë përfaqësive, por dhe pranë drejtorive rajonale të policisë, në qarkun ku jetojnë në Shqipëri. Kur kërkesat për marrje dhe lënie të shtetësisë paraqiten në përfaqësi, ato përcillen përmes MPJ për MPB, Drejtorinë e Shtetësisë. Pas trajtimit MPB,Drejtoria e Shtetësisë, ja kalon për vendim përfundimtar Presidencës, Zyrës për Shtetësinë. Marrja e shtetësisë me natyralizim Aplikimi për marrjen e shtetësisë me natyralizim bëhet nga të huajt vetëm pranë komisariateve lokale të Policisë së Shtetit. Trajtimi i tyre bëhet më tejnga Drejtoria e Shtetësisë në MPB dhe vendimi përfundimtar merret nga Presidenca, Zyra për Shtetësinë. Fitimi i shtetësisë me lindje nga fëmija i mitur Përshkrimi Marrja e shtetësisë shqiptare nga fëmija i lindur me të paktën një prind shtetas shqiptar. Dokumentacioni i nevojshëm 1) Kërkesa me shkrim në shqip ose në gjuhë të huaj, por e përkthyer e prindërve për marrjen e shtetësisë nga fëmija; 2) Akti i lindjes së fëmijës, lëshuar nga autoritetet e huaja, i legalizuar ose pajisur me vulë apostillë dhe i përkthyer; 3) Pëlqimi me deklaratë noteriale të prindit të huaj, nëse ka, për lejimin e marrjes së shtetësisë. Hapat e procedurës 1) Paraqitja personale e të dy prindërve ose; 2) Paraqitja e njërit prind dhe autorizimit noterial të palës tjetër prindërore për paraqitjen e kërkesës; 3) Përcjellja zyrtare e aktit të lindjes së fëmijës; Tarifa e shërbimit dhe afati Pa tarifë. 3 muaj. Zyra Të gjithë përfaqësitë diplomatike dhe konsullore Shënime Deklarata noteriale mund të formulohet para konsullit. Përkthimi mund të bëhet në përfaqësinë diplomatike dhe konsullore (shih përkthimi i dokumenteve). Të gjitha shpenzimet që rezultojnë për përkthimin dhe përpilimin e deklaratave noteriale, kryhen përmes bankave. Rifitimiishtetësisë Përshkrimi Rifitimiishtetësisë ngapersoniqë kahequrdorë ngashtetësiashqiptarepërshkaktë premtimitpërfitiminenjë shtetësietjetër. Dokumentacioni i nevojshëm 1) Kërkesa e të interesuarit drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë. 2) Certifikata e lindjes; 3) Certifikata familjare; 4) Relacioni shpjegues dhe konfirmimi nga komisariati i policisë vendore dhe prefektura përkatëse lidhur me shtetësinë që kanë ose kanë pasur prindërit e çdo aplikuesi; 5) Deklarata noteriale e çdo aplikuesi madhor, ku deklarohet se nuk ka fituar shtetësi tjetër dhe se aktualisht është person pa shtetësi; 6) Vërtetimi i njësisë administrative përkatëse për çdo aplikues madhor; 7) Certifikata e lindjes ose e vdekjes së prindërve të çdo aplikuesi; 8) Fotografia e aplikuesit; 9) Mandat pagesa. Hapat e procedurës 1) Paraqitja e dokumentacionit me postë ose personalisht; 2) Verifikimi i dokumentacionit nga konsulli; 3) Përcjellja e dokumentacionit zyrtarisht nga përfaqësia për autoritetet përgjegjëse; Tarifa e shërbimit dhe afati 30 euro 3 muaj Zyra Të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore Shënime Shtetësia shqiptare rifitohet në qoftë se personi nuk ka fituar shtetësinë e premtuar. Të gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisë pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit. Aplikimet për shtetësinë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve të mitur, për të cilët shprehen prindërit e tyre. Dokumentacioni duhet të jetë i dy muajve të fundit. Të gjitha dokumentet (të prodhuara në Shqipëri apo në vende të tjera) pranohen kur janë në harmoni të plotë me njëri tjetrin, pa gabime e korrigjime. Të gjitha dokumentet për shtetësinë sigurohen nga vetë të interesuarit. Pagesa e tarifës së shërbimit konsullor kryhet nëpërmjet bankës. Lënia e shtetësisë Përshkrimi Heqja dorë nga shtetësia shqiptare, në rast se është marrë një shtetësi tjetër ose është marrë premtimi për marrjen e një shtetësie tjetër. Dokumentacioni i nevojshëm 1) Kërkesa e shtetasit shqiptar drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë 2) Premtimi nga autoriteti kompetent i shtetësisë tjetër ose dokument shtetësie origjinal, marrë në vendin përkatës; 3) Certifikata e lindjes e aplikuesit; 4) Dëshmi penaliteti; 5) Vërtetim nga gjykata e rrethit; 6) Vërtetim nga prokuroria; 7) Vërtetim nga zyra e përmbarimit; 8) Vërtetim nga kryetari i njësisë administrative që është banor i asaj njësie, në të cilën konfirmohet adresa e saktë; 9) Certifikatë martese e aplikuesit, nëse është i martuar; 10) Certifikatë e gjendjes familjare në shtetin ku banon; 11) Deklarata noteriale e të dy prindërve, ku të shprehet pëlqimi i tyre për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare e fëmijëve të tyre të moshës së mitur; 12) Dokumenti që vërteton vendbanimin e tij në shtetin premtues të shtetësisë tjetër; 13) Mandat pagesa. Hapat e procedurës 1) Paraqitja e dokumentacionit me postë ose personalisht; 2) Verifikimi i dokumentacionit nga konsulli; 3) Përcjellja e dokumentacionit zyrtarisht nga përfaqësia për autoritetet përgjegjëse. Tarifa e shërbimit dhe afati 30 euro, 3 muaj Zyra Të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore Shënime Të gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisë pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit. Aplikimet për lënien e shtetësisë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve mitur, për të cilët shprehen prindërit e tyre. Dokumentacioni duhet të jetë i dy muajve të fundit. Të gjitha dokumentet (të prodhuara në Shqipëri apo në vende të tjera) pranohen kur janë në harmoni të plotë me njëri tjetrin, pa gabime e korrigjime. Të gjitha dokumentet për heqje dorë nga shtetësia sigurohen nga vetë të interesuarit. Pagesa e tarifës së shërbimit konsullor kryhet nëpërmjet bankës. Fitimi i shtetësisë nga origjina me njohje Përshkrimi Fitimi i shtetësisë me njohje të shtetësisë për persona me origjinë shqiptare Dokumentacioni i nevojshëm 1) Kërkesa e shtetasit të huaj drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme; 2) Formulari i kërkesës për njohjen e shtetësisë për personin me origjinë shqiptare (tip A); 3)Fotokopje të dokumentit të identifikimit; 4) Certifikatë lindje; 5) Certifikatë familjare; 6) Dëshmi penaliteti e i legalizuar ose pajisur me vulë apostillë dhe i përkthyer; 7) Dokumentacioni mbështetës që vërteton se është pasardhës në vijë të drejtë nga një shtetas shqiptar (deri në tre shkallë) dhe se i paralinduri dhe aplikuesi nuk kanë hequr dorë nga zotërimi i shtetësisë shqiptare, 8) Mandat pagesa. Hapat e procedurës 1) Paraqitja e dokumentacionit me postë ose personalisht; 2) Verifikimi i dokumentacionit nga konsulli; 3) Përcjellja e dokumentacionit zyrtarisht nga përfaqësia për autoritetet përgjegjëse. Tarifa e shërbimit dhe afati 30 euro Në varësi të rregullshmërisë së praktikës, 3 muaj Zyra Të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore Shënime Aplikimet për njohjen e shtetësisë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve të mitur, për të cilët shprehen prindërit e tyre. Nuk mund të aplikojnë shtetas të Republikës së Kosovës. Të gjitha dokumentet (të prodhuara në Shqipëri apo në vende të tjera) pranohen kur janë në harmoni të plotë me njëri tjetrin, pa gabime e korrigjime. Të gjitha dokumentet për heqje dorë nga shtetësia sigurohen nga vetë të interesuarit. Pagesa e tarifës së shërbimit konsullor kryhet nëpërmjet bankës. Fitimi i shtetësisë me origjinë Përshkrimi Fitimi i shtetësisë me dhënie të shtetësisë për persona me origjinë shqiptare. Dokumentacioni i nevojshëm 1) Kërkesa e shtetasit të huaj drejtuar Presidentit te Republikës; 2) Formulari i kërkesës për dhënien e shtetësisë për personin me origjinë shqiptare (Formulari B); 3) Fotokopje të dokumentit të identifikimit; 4) Certifikatë lindje; 5) Certifikatë familjare; 6) Dëshmi penaliteti e legalizuar ose pajisur me vulë apostillë dhe të përkthyer; 7) Dokumentacioni mbështetës që vërteton se është pasardhës në vijë të drejtë nga një shtetas shqiptar (deri në tre shkallë) dhe se i paralinduri dhe aplikuesi nuk kanë hequr dorë nga zotërimi i shtetësisë shqiptare, 8) Relacion shpjegues mbi interesin kombëtar që paraqet kërkesa; 9) Mandat pagesa. Hapat e procedurës 1) Paraqitja e dokumentacionit me postë ose personalisht; 2) Verifikimi i dokumentacionit nga konsulli; 3) Përcjellja e dokumentacionit zyrtarisht nga përfaqësia për autoritetet përgjegjëse. Tarifa e shërbimit dhe afati 30 euro Në varësi të rregullshmërisë së praktikës, 3 muaj Zyra Të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore Shënime Aplikimet për dhënien e shtetësisë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve të mitur, për të cilët shprehen prindërit e tyre. Nuk mund të aplikojnë shtetas të Republikës së Kosovës. Aplikimet për fitimin e shtetësisë me natyralizim dorëzohen vetëm pranë Komisariateve të Policisë në Shqipëri. Të gjitha dokumentet (të prodhuara në Shqipëri apo në vende të tjera pranohen kur janë në harmoni të plotë me njëri tjetrin, pa gabime e korrigjime. Të gjitha dokumentet për heqje dorë nga shtetësia sigurohen nga vetë të interesuarit. Pagesa e tarifës së shërbimit konsullor kryhet nëpërmjet bankës. Lejimi i shtetësisë së dytë Marrja dhe lënia e shtetësisë shqiptare bëhet me Dekret të Presidentit. Ligji shqiptar lejon marrjen e shtetësive të tjera, veç asaj shqiptare. Ligji shqiptar nuk lejon lënien e shtetësisë shqiptare, kur personat kërkues mbeten pa shtetësi. Asistenca dhe mbortja e shtetasve në vështirësi Asistenca e mbrojtja e shtetasve në vështirësi Në situata të vështira e fatkeqësi shtetasit shqiptarë dhe të afërmit e tyre mund t’i drejtohen kurdoherë MPJ, Drejtorisë Konsullore, dhe përfaqësivetona diplomatike e konsullore jashtë shtetit, për të marrë ndihmë e për t’u këshilluar. Shtetasit mund të kërkojnë ndihmën e përfaqësive tona edhe kuru shkelen të drejtat e tyre në shtetin e rezidencës. Asistenca dhe ndihma që mund të jepet varet nga hapësirat e lejuara nga aktet ndërkombëtare dhemarrëveshjet reciproke dhe rrethanat konkrete. Katastrofat natyrore, situatat luftarake, terrorizmi dhe rrëmbimet Katastrofat natyrore dhe situatat luftarake Përfaqësitë tona veprojnë menjëherë për të kontaktuar shtetasit shqiptarë në zonat e prekura nga katastrofat natyrore dhe situatat luftarake jashtështetit. Të afërmit duhet të kontaktojnë menjëherë MPJ, Drejtorinë Konsullore, për të dhënë informacione të vlefshme për vendndodhjen e shtetasve. Inkurajojmë të gjithë shtetasit tanë të regjistrohen pranë Përfaqësive tona që mbulojnë shtetet ku ata qëndrojnë ose të kenë përherë me vete informacion se si mund të kontaktojnë Përfaqësitë ose MPJ, Drejtorinë Konsullore. Terrorizmi dhe rrëmbimet Sulmet terroriste dhe rrëmbimet janë të mundshme. Shtetasit shqiptarë që udhëtojnë jashtë shtetit në zona të pasigurta duhet të mbajnë parasysh se mund të gjenden në situata të tilla. Para se të qarkullojnë në vende të huaja ata duhet të informohen për rrezikshmërinë e vendit të destinacionit. Vdekjet, sëmundjet dhe aksidentet e rënda Ndihma në rastet e vdekjeve Përfaqësitë tona ndihmojnë familjen dhe të afërmit në raste vdekjesh. Ato këshillojnë, ndërmjetësojnë me autoritetet e vendit pritës për përgatitjen e dokumentacionit për kryerjen e veprimeve të varrimit ose riatdhesimin me trasnporte funerale. Në rast se shtetasit e vdekur nuk kanë të afërm në vendin e qëndrimit, Përfaqësitë interesohen për të njoftuar e kontaktuar të familjarët në Shqipëri përmes MPJ. Asistenca për të sëmurët ose të aksidentuarit rëndë Përfaqësitë ndihmojnë të sëmurët ose të aksidentuarit rëndë. Nëse këta shtetas nuk kanë të afërm, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme njoftohen familjarët në Shqipëri. Të ndaluarit, personat nën hetime dhe të burgosurit Përfaqësitë tona interesohen dhe ndihmojnë shtetasit e ndaluar, nën hetime apo të burgosur. Ato ndërhyjnë tek autoritetet vendase për të mbrojtur të drejtat e shtetasve dhe për të garantuar të drejtën për hetime e gjykime të paanshme. Ndërhyjnë për të mos lejuar keqtrajtimin e të burgosurve dhe sigurimin e kushteve normale, në raport me standardet e vendit pritës, të mbajtjes në burg. Me dëshirën e shtetasve Përfaqësitë rekomandojnë avokatë dhe përkthyes të njohur prej tyre. Njoftojnë përmes MPJ, Drejtorisë Konsullore, të afërmit dhe familjarëve. Por Përfaqësitë nuk mund të marrin përsipër përfaqësime në procese gjykimi si avokatë mbrojtës. Shtetasit e ndaluar, të hetuar dhe të burgosurit mund të mos lejojnë njoftimin e Përfaqësisë tonë dhe kontaktimin e tyre. Në këto raste as familja e të afërmit nuk mund të ndihmohen nga Përfaqësitë tona për t’u lidhur e për t’u informuar për ta. Ndihma në rastet e humbjes së kontakteve Kur humbin kontaktet me shtetasit jashtë vendit, të afërmit e tyre i drejtohen MPJ, Drejtorisë Konsullore, ose përfaqësive tona. Përpjekjet që do të bëhen për rivendosjen e kontakteve do të jenë të suksesshme në varësi të saktësisë së informacionit që do të ofrojnë të afërmit. Të afërmit duhet të mbajnë parasysh se strukturat e Shërbimit Konsullor nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në privatësinë e shtetasve. Ato nuk kanë të drejtë të kërkojnë, pa dëshirën e shtetasve, lidhjen me të afërmit e tyre. Asistenca financiare për riatdhesimin Shpenzimet për riatdhesimin e shtetasve nuk përballohen nga shteti. Janë vetë shtetasit ose të afërmit e tyre që duhet të bëjnë pagesat për udhëtim e kthimit dhe lëshimin e dokumenteve të nevojshme.

Ndaje me miqte