0030 210 33 18 483

Rritje me 5% në faturat e telefonisë fikse dhe internetit

TRIBUNA 21 Dhjetor 2016

Duke filluar nga 1 janari 2017, në faturat e telefonit do të ketë një rritje prej 5%. Kjo rritje përfaqëson taksën e abonentëve të telefonisë fikse dhe internetit, vendim që qeveria Tsipras e kishte miratuar në korrik të këtij viti. Taksa do të përfshihet në faturën e çdo lidhjeje telefonike dhe do të përllogaritet mbi bazën e vlerës mujore të shërbimeve. Kështu, nëse deri tani fatura juaj vinte 100 euro në muaj, ju do të paguani edhe 5 euro më shumë. Ndokush mund të thotë se nuk është ndonjë shifër e madhe. Mirëpo, po të kemi parasysh atë fjalën e urtë që thotë “kokrra kokrra mbushet thesi”, ky thes po ashtu edhe zbrazet, pak nga pak... Pra, paguaj, 5 këtu, dy atje, në fund të muajit buxheti i qytetarëve mpaket edhe më tepër...

Ndaje me miqte