Ronaldo fiton për herë të katërt &ldquoTopin e Artë&rdquo. U përgjigjet akuzave për evazion fiskal
TRIBUNA
13 Dhjetor 2016
Sulmuesi i Portugalisë dhe i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, zyrtarisht është shpallur futbollisti më i mirë në botë për vitin 2016. “France Football” e ka shpallur atë më të mirin.
Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të katërt Topin e Artë, duke mposhtur kështu Leo Messin dhe Antonie Griezmann.
Ronaldo këtë çmim e ka fituar pas një edicioni të jashtëzakonshëm me Real Madridin, ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, si dhe me Portugalinë, ku fitoi Euro 2016.
Ky është i katërti Top i Artë në karrierën e portugezit, ku tre i ka fituar me Realin dhe një me Manchester United-in.
Ai tashmë para vetës ka vetëm Messin, i cili ka fituar pesë Topa të Artë.
“Jam i pafajshëm. Herët a vonë do të dalë e vërteta”
Ronaldo, i intervistuar nga “France Football” foli edhe mbi akuzat që i janë bërë për evazion fiskal. Superylli portugez, që para disa ditësh publikoi deklaratën e vet tatimore, deklaroi se nuk kishte gjë për të fshehur dhe se nuk do të luante lojën e atyre që duan ta implikojnë në një skandal financiar.
“Sigurisht, është një procedurë e vështirë të cilës po i nënshtrohemi jo vetëm unë, por edhe familja ime, djali im, njerëzit që punojnë bashkë me mua. Publikimi i këtyre të dhënave në një farë mënyre hodhi hije në gëzimin tim për topin e artë. Do të ishte hipokrizi të them që nuk më intereson kjo që po ndodh”, tha Ronaldo.
“Ndjej dhimbje gjithashtu, pse e di që nuk kemi bërë diçka të keqe. Në burg shkojnë edhe njerëz të pafajshëm, dhe kështu ndihem unë. Mirëpo herët a vonë do të dalë e vërteta. Mund ta kuptoj kur të tjerët merren me jetën time private, me miqtë e mi, me pushimet e mia, me shoqen time. Ndërkaq, kur është fjala për një çështje kaq serioze, duhet të jepet drejtësi. ?ështjen e kanë marrë në duar avokatët e mi”.
Sipas mediave spanjolle, Ronaldo akuzohet se ka derguar në ishujt Virgine -një parajsë fiskale e Karaibeve- një shumë prej 150 milionë eurosh nga të drejtat e imazhit të tij - një çështje që po hetohet për periudhën 2011-2013.
Për të forcuar argumentet e veta mbrojtëse, Ronaldo publikoi deklaratën tatimore të të ardhurave.
Më konkretisht, kompania që e përfaqëson, prezantoi të dhëna, sipas të cilave në vitin 2015 Ronaldo deklaroi të ardhura me vlerë 227,3 milionë euro, ndërsa e njëjta deklaratë tatimore është depozituar edhe pranë autoriteteve tatimore spanjolle. Dokumenti dëshmon se Ronaldo deklaroi të ardhura 23,5 milionë euro në brenda Spanjës dhe 203,7 milionë euro që i fitoi nga shfrytëzimi komercial i emrit të tij.
Ndaje me miqte