0030 210 33 18 483

Rimbursimi nga shteti kur një person vdes jashtë Shqipërisë

ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES 02 Nentor 2016

Legjislacioni i Republikës së Shqipërisë përcakton se për shtetasit shqiptarë që vdesin jashtë territorit të vendit, buxheti i shtetit rimburson një pjesë të shpenzimeve. Koha e nevojshme për marrjen e këtij shërbimi është një muaj nga dorëzimi i dokumentacionit të plotë. Ndërsa rimbursimi i këtyre shpenzimeve bëhet brenda një viti nga dita e sjelljes së kufomës në Shqipëri. Më poshtë vijojnë gjithë pjesët e nevojshme nga ligji “Për shërbimin publik të varrimit”. Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave, procedurave e afateve për organizimin dhe funksionimin e shërbimit publik te varrimit dhe për administrimin e varrezave ne territorin e Republikës se Shqipërisë. Ne kuptim te këtij ligji, termat e mëposhtëm kane këto kuptime: 1. "Vdekje" është ndalimi i veprimtarisë jetësore te organizmit te njeriut. 2. "Kufome" është trupi pa jete i njeriut. 3. "Varr" është një grope e hapur ne toke, për te futur kufomën. 4. "Varreze" është një parcele e veçante toke, ku varrosen te vdekurit. 5. "Varrim" është ceremonia e fundit qe i behet te vdekurit. 6. "Varreze publike" është vendi ku ndodhen varrezat e një rajoni, te cilat janë prone e bashkise ose komunës. 7. "Mineralizim i kufomës" është dekompozimi i indeve te kockave, te cilat fitojnë cilësi minerare. 8. "Mbetje mortale" janë mbeturinat, qe kane mbetur pas mineralizimit te kufomës. 9. "Shërbim i varrimit" është veprimtaria qe zhvillohet nga ndërmarrja publike ose private, nga çasti i vdekjes deri ne varrosjen e kufomës. 10. "Morg" është mjedisi për mbajtjen e kufomës ne kushte frigoriferike. 11. "Periudha e observimit" është koha e mbikëqyrjes se kufomës para varrimit. 12. "Shenje funebre" është çdo lloj simboli ose mbishkrimi i vendosur mbi varr nga familjaret. 13. "Zone e rezervuar" është zona qe nga banesa e fundit e periferisë se qytetit ose fshatit deri te fillimi i varrezave. PROCEDURAT E ZHVILLIMIT TE VARRIMIT Pranimi i kufomave ne varreza Ne varrezat publike te bashkive dhe komunave pranohen: a) kufomat e personave te vdekur ne territorin e bashkive ose komunave, pavarësisht nga vendi i banimit kur ishin gjalle; b) kufomat e personave te vdekur jashtë territorit te bashkive ose komunave, por qe, kur ishin gjalle, ishin banues te tyre; c) kufomat e personave qe nuk banonin ne këtë bashki ose komune kur ishin gjalle dhe qe kane vdekur jashtë territorit te kësaj bashkie ose komune; ç) kufomat e shtetasve te huaj me banim ose jo ne Shqipëri, qe dëshirojnë te varrosen ne këto territore; d) mbeturina mortale te personave te përmendur ne shkronjat "a", "b", "c" dhe "ç" te këtij neni; dh) te lindurit te vdekur. Shërbimi i varrimit 1. Pranë çdo bashkie ose komune funksionon shërbimi i varrimit. Përgjegjësi i këtij shërbimi merr ne dorëzim dhe ruan për çdo varrim lejen e varrimit, te lëshuar nga zyrat e gjendjes civile pranë bashkise ose komunës. Ndalohet kryerja e varrimeve pa lejen përkatëse. 2. Kur vdekja ndodh ne ditët e pushimeve dhe nuk mund te sigurohet leja e varrimit, përgjegjësi i shërbimit kërkon dokumentet qe vërtetojnë vdekjen, ne përputhje me nenin 51 te ligjit nr.8950, date 10.10.2002 "Për gjendjen civile" dhe me këto dokumente bën deklarimin e vdekjes ne zyrën e gjendjes civile ne ditën e pare te punës. 3. ?do shërbim varrimi regjistrohet ne dy regjistra te njëjtë, numri i faqeve te te cilave vërtetohet nga kryetari ose sekretari i bashkise apo komunës. Ne regjistër shënohen: a) varrimet qe janë kryer, duke saktësuar emrin, mbiemrin, moshën, vendin dhe datën e lindjes (siç rezulton nga leja e varrimit), vitin, ditën dhe orën e varrimit, numrin e gurit te varrit dhe numrin rendor te faturës se varrimit; b) çdo ndryshim qe ka ndodhur si pasoje e zhvarrosjeve. Regjistri nënshkruhet ne çdo flete nga përgjegjësi i shërbimit. Modeli i tij përcaktohet ne udhëzimin e ministrit qe mbulon veprimtarinë e shërbimeve publike. 4. Njëra prej kopjeve te regjistrit dorëzohet çdo fund viti ne arkivin e bashkise ose komunës, ndërsa kopja tjetër mbetet ne ruajtje pranë shërbimit te varrimit. 5. Rakordimi i regjistrave me zyrat e gjendjes civile behet çdo tremujor. 6. Regjistrat e përmendur ne piken 3 te këtij neni paraqiten pranë organeve te kontrollit te njësisë vendore pas çdo kërkesë te tyre. TRANSPORTIMI I KUFOMES 1. Transportimi i kufomës nga vendi i vdekjes deri ne morg ose ne varreze behet me automjete te mbyllura dhe nen mbikëqyrjen dhe kontrollin e policisë bashkiake ose komunale. 2. Ndalohet te kryhet transportimi i kufomave përpara periudhës se observimit, te këshilluar nga grupi mjekësor, gjate se cilës mund te shfaqen raste eventuale te kthimit ne jete. 3. Automjetet e varrimit duhet te plotësojnë kushte te veçanta, te cilat përcaktohen me udhëzim te përbashkët te ministrit qe mbulon veprimtarinë e shërbimeve publike, te ministrit qe mbulon veprimtarinë e transportit dhe te Ministrit te Shëndetësisë. Transportimi i kufomave për dhe nga jashtë shtetit 1. Kufomat, qe transportohen për dhe nga jashtë shtetit, duhet te jene te shoqëruara nga një dokument i veçante. Ky dokument lëshohet nga prefekti, për kufomat qe nxirren nga territori shtetëror dhe nga autoriteti përgjegjës i shtetit nga sillet kufoma, për kufomat qe hyjnë ne territorin shtetëror. 2. Për futjen ne vend te kufomave, qe vijnë nga shtetet e tjera, i interesuari për transportimin e kufomës duhet te paraqesë, nëpërmjet autoriteteve përkatëse ose personalisht, ne autoritetin konsullor shqiptar, ne shtetin ku ka ndodhur vdekja: a) kërkesën për lejen e transportimit te kufomës për ne Shqipëri; b) certifikatën e vdekjes, te lëshuar nga autoritetet përgjegjëse; c) certifikatën e organeve përgjegjëse, qe vërteton se janë respektuar te gjitha kushtet sanitare për transportimin e kufomës. Për shtetet ku Republika e Shqipërisë nuk ka përfaqësi diplomatike, kërkesa e mësipërme dërgohet ne përfaqësinë, nga e cila mbulohet ai shtet. 3. Autoriteti konsullor shqiptar, pasi kontrollon rregullsinë e dokumentacionit te paraqitur dhe pasi bën verifikimin ne autoritetet përkatëse qe kane lëshuar dokumentet e mësipërme, lëshon lejen për futjen e kufomës ne Republikën e Shqipërisë. Leja i lëshohet drejtpërdrejt te interesuarit dhe autoritetit përkatës me poste ose me faks. Autoriteti konsullor shqiptar njofton Ministrinë e Punëve te Jashtme, ministrinë qe mbulon veprimtarinë e shërbimeve publike dhe prefektin e qarkut ose kryetarin e njësisë vendore ku do te çohet kufoma. 4. Për ekstradimin nga vendi te kufomave për ne një shtet tjetër, i interesuari duhet t'i drejtoje një kërkesë prefektit te qarkut, ku ndodhet kufoma, te shoqëruar me dokumentet e mëposhtme: a) miratimin për futjen e kufomës nga autoriteti konsullor i shtetit, ne te cilin do te çohet kufoma; b) certifikatën e organeve shëndetësore përgjegjëse, ku vërtetohet se janë respektuar te gjitha kushtet sanitare për transportimin e kufomës. 5. Prefekti, pasi merr kërkesën, te shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm, lëshon autorizimin, duke njoftuar prefektin e qarkut te pikës kufitare nga do te kaloje kufoma. 6. Masa e shpenzimeve, procedura qe do te ndiqet, institucioni qe do te ngarkohet për përballimin e shpenzimeve te varrimit, për shtetasit shqiptare qe vdesin jashtë vendit, përcaktohen me vendim te Këshillit te Ministrave. Kushtet e veçanta për transportimin e kufomave 1. Kufomat e destinuara për ekstradim jashtë territorit te vendit ose qe duhet te transportohen ne bashki ose komuna dhe me mjetin e zgjedhur te transportit mund te arrijnë vetëm pas 24 orëve, ose kur transportimi kryhet pasi kane kaluar 48 ore nga çasti i vdekjes, duhet t'i nënshtrohen trajtimit antiprishje, duke injektuar ne trupin e kufomës te paktën 500 cc formaline, pasi te këtë kaluar periudha e observimit. 2. Kufomat qe janë balsamosur nuk u nënshtrohen këtyre kushteve. Transportimi i te vdekurve me sëmundje infektive Kur vdekja ka ardhur si pasoje e një sëmundjeje infektive, ngjitëse, qe bën pjese ne listën e veçante te publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, transportimi i kufomës u nënshtrohet rregullave te veçanta, te përcaktuara me udhëzim te ministrit qe mbulon këtë veprimtari. Rimbursimi i shpenzimeve për shtetasit shqiptarë që vdesin jashtë vendit Dokumentacioni që duhet të paraqitet në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës për të përfituar rimbursimin e një pjese të shpenzimeve të transportit . “Për përballimin e shpenzimeve të shërbimit të varrimit për shtetasit shqiptarë që vdesin jashtë shtetit” Kushti i vendimit Për shtetasit shqiptarë që vdesin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kur shpenzimet përballohen nga familjarët e të ndjerit, buxheti i shtetit rimburson një pjesë të këtyre shpenzimeve. Kur shpenzimet e transportit për sjelljen e kufomës apo eshtrave në Shqipëri kryhen falas nga shteti përkatës apo shoqatave të ndryshme, familjarët e te ndjerit nuk përfitojnë pagesë nga shteti shqiptar. Koha e nevojshme për marrjen e këtij shërbimi është një muaj nga dorëzimi i dokumentacionit të plotë. Periudha e vlefshmërisë Rimbursimi i këtyre shpenzimeve bëhet brenda një viti nga dita e sjelljes së kufomës në Shqipëri. PER ME SHUME DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë. Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00-18:00), ose +30 6947286856 (çdo ditë të javës). Informohuni dhe nga rrjetet sociale: Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/ Twitter: https://twitter.com/dedeslawgr Instagram: https://www.instagram.com/dedeslaw/ Linkedin: dedes-and-associates-law-firm Site: www.dedeslaw.gr

Ndaje me miqte