Regjistrimi i fëmijve në kopësht të martën e ardhshme mbaron afati
Tribuna
15 Qershor 2017
Të martën, më 20 qershor mbaron afati i dorëzimit të kërkesave për regjistrimin e fëmijve në kopshtet e Bashkisë së Athinës për periudhën 2017-2018.
Kërkesat bëhen vetëm në mënyrë elektronike, në adresën www.dbda.gr.
Në kopshte pranohen fëmijë që nga mosha 6 muajshe, deri kur mbushin moshën për inkuadrimin e tyre në arsimin e detyruar.
Dokumentet dhe vërtetimet dërgohen me postë në adresën:
DIMOTIKO VREFOKOMEIO ATHINON, TMIMA EPILOGIS AITISEON & PARAKOLOYTHISIS EGGRAFON, Rodou 181 & Serinou, Athina, 10443.
Kushdo që nuk mund ta paraqesë në mënyrë elektronike kërkesën, mund të shkojë deri më 20 qershor në drejtorinë e Kopshteve, në adresën Rodu 181 & Serinu, Sepolia, në katin e 4-të, nga e hëna deri të premten, në orarin 08,00 - 16,00.
Udhëzime për plotësimin e aplikimeve
Udhëzimet mund t’i gjeni edhe në gjuhën shqipe, në adresën www.dbda.gr
Dokumentacioni i kërkuar
A) Certifikatë e rezidences (nga Bashkia ose Komuna). Nëse nuk është e dukshme në pasqyrën e vtatimit mbi të ardhurat.
B) Certifikat e gjendjes familjare.
C) Vërtetim shëndetësorë të fëmijës (vërtetimi lëshohet nga Mjeku ose nga faqja e internetit të ?erdhes Shtetërore)
D) Kopje e pasqyrës tatimore mbi të ardhurat të vitit aktual. Në qoftë se nuk është pastruar deklarata tatimore, do të dorëzoni kopje të deklaratës për të ardhurat (E1) të vitit aktual fiksal.
E) Deklarat që fotokopjot e thjeshta të dorëzuara janë kopje reale e të vërtetave.
Dokumentacion specifik sipas rastit:
a) Për të punësuar:
Në sektorin privat, është i detyrueshëm një vërtetim pune nga punëdhënësi i kohëve të fundit, si dhe fotokopje e librezës së sigurimeve për tremujorin e vitit në vazhdim ose një vërtetim i ngjashëm nga agjencia e sigurimeve ose fotokopje e njoftimit të marrjes në punë ose fotokopje e kontratës me punëmarrësin.
Në sektorin Publik, Qeverisja Vendore ose në Entin Shtetërorë, është e detyrueshme] vërtetimi i kohëve të fundit në punë.
b) Për profesionet e lira:
Kush është i vetëpunësuar me përjashtim të sektorit fillestar, duhet:
a) Fotokopje e Deklaratës së Rregjistrimit në Zyren e Tatim Taksave ose vërtetimi i Agjencisë së Sigurimeve që janë depozituar ose janë rregulluar kontributet.
b) Deklarat noteriale sipas Ligjit 1599/86 për mos ndërprerjen e ushtrimit të profesionit.
Kush është i vetpunësuar në sektorin fillestare, duhet vërtetim sigurimi nga Organizmi i Sigurimeve Bujqësore, ose vërtetim nga Organizmi i Sigurimeve Bujqësore që janë depozituar ose janë shlyer kontributet e përcaktuara.
c) Për prindër të pa punë duhet:
Fotokopjen e kartës së papunësisë në fuqi, por që të jetë lëshuar përpara datës së kërkesës për regjistrimet, me përjashtim rastin e heqjes nga puna kohët e fundit ku dorëzohet fotokopja e denoncimit të kontratës së punës.
Fotokopje e kërkesës së rastit të personalizuar nga shërbimet e Zyrës së Punësimeve
Për prindër të pa punë që marrin ose kanë marr rregullisht asistencë sociale nga Zyra e Punësimit gjatë 24 muajve të fundit dhe vazhdojnë të jenë të pa punë, është e nevojshme fotokopja e miratimit të vendimit të ndihmës nga Zyra e Punësimit.
d) Për prindër që marrin pjesë në politika aktive për punësimin ose në programe të tjera, është e detyrueshme fotokopja e Kontratës Individuale të Bashkëpunimit ose fotokopja e vendimit të miratuar si dhe deklaratë personale të punëmarrësit për ndjekje në vazhdimësi të programit. Nëse marrin pjesë në një program trajnimi të formimit profesional, është e detyrueshme vërtetimi nga një qendër e Licensuar e Zhvillimit Profesional për ndjekjen e vazhdimit të programit.
e) Për prindër me fëmijë me Aftësi të Kufizuar, me përqindje invaliditeti 35% e sipër ose prind me Aftësi të Kufizuar, me përqindje invaliditeti 50% e më sipër, është i nevojshëm Raport Mjekoligjore ose vërtetim nga Spital Shtetërorë.
f) Për fëmijë me Aftësi të kufizuara, të cilët munden të përfshihen në kuadrin e funksionimit të përbashkët të Kopshtit nevojitet raport mjekësor-vërtetim nga Spital Shtetërorë ose Agjencie Sigurimi ose të një institucioni shërbimi shtetërorë të autorizuar.
g) Për regjistrimin e fëmijës me prind të huaj në Kopsht nga tre shtete, përveç dokumentacionit të përmendur kusht i detyrueshëm është edhe leja e qëndrimit në fuqi. Në rast se ka skaduar leja e qëndrimit, është i nevojshëm vërtetim nga organi kompetent, që është dorëzuar kërkesa për rinovimin e saj.
h) Për fëmijë jetim është e nevojshme certifikat lindjeje të prindit të vdekur, nëse kjo nuk përmendet tek certifikata familjare.
i) Për prind student është i nevojshëm vërtetim i jashtëmujorit të fundit të studimeve nga Sekretaria e Fakultetit.
j) Për prind që shërben shërbimin ushtarak është i nevojshëm vërtetim nga shërbimit kompetent ushtarak.
k) Për prindër të ndarë është e nevojshme fotokopje e divorcit (nëse kjo nuk shkruhet tek certifikata familjare). Për prindër që nuk kanë marr akoma divorcin është e nevojshme kërkesa e divorcit ose çfarëdo lloj tjetër dokumenti vërtetues të kujdestarisë, nëse prindërit janë në distancë ose të ndarë.
Ndaje me miqte