Regjistrimi i emigrantëve Tahiri: Të votojmë për të drejtat e tyre
19 Shkurt 2016
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri tha se projektligji për regjistrimin e emigrantëve është një hap themelorë për t’i hapur rrugën e votimit të emigrantëve.
Gjatë diskutimeve në seancën plenare, të projektligjit në fjalë të hartuar nga Ministria e Brendshme, ministri Tahiri tha se votimi i këtij drafti është një akt patriotik, që ia kemi borxh prej 25 vitesh shqiptarëve.
“Qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë që janë aq të mirë dhe në mos më të mirë se ata që jetojnë këtu. Ata kanë bërë shumë sakrificave. Kanë dhënë kontribut historik. Për shqiptarët që largohen edhe sot për të një jetë më të mirë. Por sot ka dhe shumë spekulime me largimin e shqiptarëve, pasi është e vërtet që ikin, por ikin grek, italian, maqedonas, serbë nga Serbia- Eshtë një fenomen që shkon përtej nga kufirit të shqiptarëve”, tha Tahiri.
Sipas tij, “ka dy gjëra që debatohen, e para shifrat, që janë shpesh të pa vërteta dhe e dyta, për çfarë ikin shqiptarët?, e thjeshtë për atë që ne nuk kemi bërë për 25 vite. Ky vend nuk po zbrazet nga njerëzit, por njerëzillëku. Ky vend po zbrazet nga mirësjellja. Ky kuvend, kjo seancë sot është treguesi më i mirë se çdo të thotë ta kthesh në batërdi, teksa vlerat po shkelen me këmbë edhe pse janë prezent edhe këtu në Kuvend. Shqipëria po zbrazet nga morali, po zbrazet nga drejtësia, që nuk është bërë në 25 vite. Ne, nënvizoi Tahiri, duhet ti frymëzojmë me optimizëm shqiptarët që të besojnë tek drejtësia, tek e ardhmja e vendit të tyre”, tha Tahiri.
Duke u kthyer tek ky pr/ligj, ministri Tahiri tha se drafti ofron shërbime më të mira për shqiptarët jashtë vendit, për shërbime që i meritojnë për të drejtë. “Sot që flasim me letra, shqiptarët janë 4.4 milion shtetas, një pjesë jo e vogël kanë dëmtuar jetën jashtë Shqipërisë. Ne nuk e dimë ku e kanë ndërtuar të ardhmen e tyre. Sot kemi mbi 4.4 milion shtetas shqiptarë 740 mijë ndërtesa dhe ne nuk dimë se kush banon ku, jo më jashtë Shqipërisë, që jo e jo. Ne sot jemi i vetmi vend me të vetmit shqiptarë i përgjigjet me afërsisht. Kur këto të dhëna i mungojnë shtetit është e pafalshme. Duhet të kthehemi pas e të bëjnë regjistrimin e banesave. Kush është kundër që t'i shërbejmë emigrantëve në shtëpi, kush është kundër nga ju, që emigrantët të mos paguajnë lek sekserëve për të marrë shërbime. Që emigrantët Shqiptarë të votojnë, kush është kundër. Emigrantët nuk janë pasuri as e jona si qeveri e as e juaja si opzitë. Nuk janë partiak, por janë të lirë të zgjedhin”, tha Tahiri.
(ATSH)
Ndaje me miqte