Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit nis nga vota e shqiptarëve dhe se nuk mund të ketë kushte nga pala tjetër. Kryeministri Edi Rama, ndërsa ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, i është përgjigjur Partisë Demokratike dhe liderit të opozitës, Lulzim Basha, për Reformën Zgjedhore. “Reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit dhe nis nga vota e shqiptarëve jashtë kufijve. Plus: Idetë e një pale s’janë kusht për tjetrën!”, shkruan Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.