Rama:Të gjithë qytetarët kanë akses falas në shërbimin shëndetësor
ATSH
24 Janar 2017
Kryeministri Edi Rama, deklaroi të hënën se falë reformave të gjithë qytetarët shqiptarë kanë sot akses falas në shërbimin shëndetësor.
Duke folur gjatë një takimi në Durrës me temë “Mbulimi universal, barna me rimbursim edhe për 600 mijë të pasiguruar”, kryeministri tha se falë reformave tërësore sot jemi në kushtet t’u themi njerëzve me krenari se kemi ulur në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për shëndetin.
“600 mijë shqiptarë të pasiguruar do të marrin ilaçet e rimbursueshme. Qytetarët po bëhen të gjithë të barabartë në aksesin për shërbimin shëndetësor. Tani mjeku i familjes është falas dhe tarifat e shërbimit janë simbolike”, deklaroi Rama.
Në vijim të fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se sektori shëndetsor shihet me dyshim vetëm nga ata persona që vitet e fundit nuk kanë pasur nevojë për shërbim shëndetesor.
“Shëndetësia është sektori më i paragjykuar, pasi lidhet jeten e njeriut, por një gjë është e sigurt ata që marrin shërbim janë shumë më pozitivë se sa ata, që për të fat të mirë, nuk kanë pasur nevojë të shkojnë në spitale dhe të shohin ndryshimin”, theksoi Rama gjatë takimit me personelin mjekësor të spitalit të Durrësit.
Kreu i qeverise njoftoi se brenda pranverës do të shërbehet me receta elektronike, të cilat do ti japë fund korrupsionit sistemik, pasi çdo mall që shitet do të regjistrohet.
Duke folur për partneritetin publik-privat(PPP), Rama tha se synohet që investimet në shëndetësi të bëhen me paratë e privatit, të cilat më pas do të shlyhen nga shteti pjesë-pjesë, gje qe shmang rritjen e borxhit publik.
Shumë investime serioze në shëndetësi janë rezultat i PPP-se që malkohet përditë nga demagogë dhe injorantë, theksoi kreu i qeverisë.
Shteti nuk ka mundësi të bëjë investimin fillestar, e kundërta është e vërtetë, privatët investojnë dhe shteti ndër vite shlyen pjesë pjesë investimin e tyre dhe brenda 7-10 vitesh ai (shteti) bëhet pronar i laboratorit apo pavioneve të reja të dializës dhe i gjithë këtyre investimeve. Kjo nuk është një shpikje e jona, por është rruga e re e çelur vite më parë nga vende shumë të zhvilluara”, theksoi Rama, i cili me këtë rast solli shembullin e Turqisë, ku transformimi në shëndetësi ka qënë spektakolar dhe baza e suksesit është partneriteti publik- privat.
Ndaje me miqte