Rama: "Nuk shoh asnjë krizë zgjedhjet do të bëhen"
ATSH
11 Prill 2017
Kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e Report TV, te emisioni “5 pyetjet nga Babaramo” deklaroi se nuk sheh asnjë krizë. “Eshtë e drejta e popullit të na tregojë se kush do na qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Unë nuk shoh asnjë krizë që PD sheh dhe kërkon të na i faturojë të gjithëve”, tha Rama.
Rama shtoi se, “vendi nuk do të mbetet kurrë pa opozitë”.
“Për fat të keq, përveç PD e disa satelitëve të saj, unë nuk shoh rrugë tjetër vetëm dialogun, jam i gatshëm për një dialog pa kushte, duke shpresuar se në tryezë do të gjendet filli i arsyes, jemi të gatshëm të pranojmë cdo gjë, që përmirëson, kuadrin ligjor të zgjedhjeve dhe cdo mekanizëm që mund të përbëjë një garanci më shumë për opozitën, por nuk jemi të gatshëm ta kthejmë Shqipërinë mbrapa dhe në fund të fundit shteti që ne duam të ndërtojmë është një shtet që bazohet në Kushtetutë, në respektin për qytetarin, ndaj Kushtetitës sesa të thuash o kështu o rashë vdiqa nuk ka”, u shpreh Kryeministri Rama.
“Unë nuk e shoh opozitën të PD as, si flamuj, simbole, unë opozitën e shoh si frymë të lirisë dhe sa kohë ka liri për të zgjedhur kurrë vendi nuk mbetet pa opozitë”, deklaroi Rama.
Po ashtu, ai komentoi edhe qëndrimet e LSI si të ndryshme, por tha se kjo shihet si përpjekje për të koontribuar në zgjidhjen e krizës.
“Natyrisht që qasja e tyre është e ndryshme por unë qasjen e tyre e kam lexuar si përpjekje për të kontribuuar në zgjidhjen e krizës dhe jo kërcënim ndaj PS. Kështu që është një tentativë që unë e mirëkuptoj si të tillë dhe nuk shoh asnjë arsye për të komentuar. Unë mendoj se në fund të ditës të gjithë do hyjnë në zgjedhje, kjo është bindja ime por nëse PD do të vrasë veten, unë nuk e ndaloj dot”, tha Rama.
Ai shprehu më tej bindjen e tij se të gjithë do shkojnë në zgjedhje pavarësisht qëndrimeve të shprehura.
“PS është në të drejtën e saj për t’u paraqitur para zgjedhësve sesa shume ka për të bërë, sa duhet të bëjë. Jemi në një proces historik reformash. Reforma në Drejtësi është jetike, jemi në një udhëkryq ku paraqitet e ardhmja e Shqipërisë si një mundësi reale apo në një afat të pacaktuar. Lërë se çfarë thonë, zgjedhjet do të bëhen, kush do të paraqitet le të paraqitet, kush nuk do, mos të paraqitet”.
Rama komentoi edhe propozimin e LSI për dorëzimin e mandateve të saj për zgjidhjen e ngërçit. Ai tha se kjo nuk e ndihmon situatën.
“Të thuash ne po ikim t’i japim mundësi zgjidhjes, nuk është ta ndihmosh zgjidhjen, por është ta komplikosh, por unë nuk dua të besoj që kjo është e qëllimshme për ta komplikuar situatën. Për mua nuk është opsion braktisja e përgjegjësisë dhe hapja e një precedenti që do të ishte kthim shumë i madh prapa dhe do dëmtonte atë që është qëllimi, të bëj gjithçka mundesi për të çuar përpara reformat. Ne kemi detyrim të përbashkët si koalicion ndaj popullit që të çojmë mandatin deri ditën e fundit që të bëjmë punët që jemi ngarkuar”, tha Rama.
Po ashtu Rama komentoi edhe thirrjet për dialog që sipas tij nuk kanë marrë përgjigje.
“Këtë problem të opozitës zyrtare, ose më saktë të PD dhe disa satelitëve të saj unë nuk shoh se si ta zgjidhim veç diaologut, unë kam bërë çdo ditë apel për dialog pa kushte”, tha më tej Rama.
Ai shtoi se ka pasur edhe kontakte mes palëve dhe u dakordësua një takim rama-Basha, por më pas lideri i opozitës u tërhoq.
“U takuan personat e dy palëve, u caktua ora, vendi. Dhe në fund nuk u konfirmua kurrë. Duhet të pyesni Lulzim Bashën, pse ka frikë të ulet në tavolinë”, tha Rama më tej.
Ndaje me miqte