Qeveria thotë se do të sanksionojë një plan për integrimin e emigrantëve
Tribuna
20 Dhjetor 2017
Ministria e emigracionit do të sanksionojë një plan për integrimin e emigrantëve, thuhet në një mesazh të kësaj ministrie me rastin e ditës botërore të Emigracionit.
Sipas ministrisë, plani do të vendosë një kornizë “bashkëkohore, koherente dhe gjithëpërfshirëse”, ku inkuadrohet dhe një sërë inciativash që merren në drejtim të integrimit normal të emigrantëve, si karta elektronike e qëndrimit dhe përmirësimi i arsimimit për fëmijtë e emigrantëve, si dhe përmirësimin e procesit të mësimit të gjuhës greke për të rriturit.
“Shteti grek bën gjithçka që është e domosdoshme për garantimin e barazisë, të dinjitetit dhe të ofrimit të shanseve të barabarta dhe përkujdesjes sa u përket kushteve të jetesës të emigrantëve që jetojnë në Greqi”, nënvizon mesazhi.
“Qeveria greke do të vazhdojë të punojë për mbrojtjen e të drejtave themelore dhe lirive të të gjithë njerëzve që jetojnë brenda territorit grek” dhe “do të vazhdojë të luftojë me përgjegjësi sa në nivel ndërkombëtar, aq edhe europiane, për dominimin e politikës që promovon humanizmin, solidaritetin dhe tolerancën”.
“?do shoqëri duhet të izolojë dhe të neutralizojë gjthë elementët ksenofobikë që e çorientojnë dhe të investojë me vështrimin drejt së ardhmes dhe integrimin krijues të diversitetit që ofrojnë emigrantët”, përfundon mesazhi i ministrisë së emigracionit.
Ndaje me miqte