0030 210 33 18 483

Pyetjepërgjigje: Aplikimi për leje qëndrimi nënshtetësi

25 Mars 2016

Zyra e avokatisë DEDES & ASSOCIATES vazhdon t’u përgjigjet pyetjeve të ndryshme që lexuesit dërgojnë vazhdimisht te “tribuna-news.com”. MARIOS: Po ne, që patëm “veveosi blu” në 2006 dhe 2007, pastaj më sollen “aporipsi”. Deri më 2013 isha me “idiki veveosi”, jam me esima, i kam të gjitha vivlario, dilosi kam një vit që i kam futur në ministri (për leje të jashtëzakonshme) deri tani asnje përgjigje. Ka ndonjë zgjidhje të marrim ndonjë veveosi? Vertetoj 10 vjet këtu... PERGJIGJE: E vetmja mënyrë për të aplikuar për leje qëndrimi me këto dokumenta që keni është vetëm për arsye të jashtëzakonshme, siç keni bërë. Mund të drejtoheni tek zyra jonë që të ndiqni një procedurë dhe të aplikoni sërisht. TONI: Një njeri që mund të ketë më shumë se 10 vjet në Greqi, po nuk ka kryer asnjë arsim këtu, thjesht letrat i ka me bashkim familjar, a përfiton ndonjë gjë? PERGJIGJE: Nëse keni 10 vitet e fundit me letra në shtetin grek dhe jetoni në mënyrë të ligjshme, mund të aplikoni dhe ju për nënshtetësinë greke, duke ndjekur një procedurë tjetër nga ata që kanë patur arsim në shtetin grek. LEONARD: Po unë që i kam lënë letrat për arsye krize në 2011, a mund t’i rinovoj? Jam me familje, me dokumentat e 1998-s. Më pas, nga 2007 deri në 2011 me veveos për arsye të ensimave që nuk i plotësoja. PERGJIGJE: Nëse jetoni akoma në shtetin grek gjatë këtyre viteve, edhe pse jeni pa dokumenta mund të aplikoni sërisht dhe t’i përfitoni. Mjafton të keni dhe sikur nje dokument që të vërtetojë banimin tuaj në shtetin grek. P.sh., llogari bankare në emrin tuaj, llogari DEH, EYDAP, ose numër telefoni në emrin tuaj, akoma dhe fatura poste etj... Nëse jeni larguar nga shteti që nga vitin 2011 dhe keni patur 4 leje qëndrimi dhe keni ardhur gjatë këtyre viteve në Greqi me pasaportë, mund të aplikoni sërish për arsye të jashtëzakonshme. STELA: Po ne që kemi 4 Vite që jemi kthyer nga Greqia, si mund t’i rinovojmë letrat? Kemi dy fëmije, djali ka lindur në Greqi, kurse vajza në Shqipëri. A mund të pajisemi përsëri me letra? Deri në mars të 2012 i kemi patur në rregull. PERGJIGJE: Po, edhe ju mundeni të pajiseni sërisht me letra. ?do çështje ka një procedurë tjetër, në varësi të dokumentave që zotëroni gjatë viteve që keni jetuar në shtetin grek. Kështu që mund të kontaktoni me zyrën tonë për më shumë informacion. LEFTERIS: Kam leje 10 vjeçare. Kam që në 1997 në Greqi, kam pas qenë në shkollë këtu, kam diplomën e gjimnazit. Kur erdha në fillim hyra direkt në klasën e 5-të Dimotiko, pas përfrundimit të gjimnazit bëra një vit shkollë teknike të OAED-it. A përfitoj nënshtetësi greke? PERGJIGJE: Për të përfituar nënshtetësinë greke duhet të keni dëftesë (apolitirio): a- dhimotikou 6 vjet dhe gjimnasiou 3 vjet, ose b) gjimnasiu 3 vjet dhe likiu 3 vjet ose c) likiu 3 vjet dhe panepistimiu ose TEI. Ju ndërkaq mund të apolikoni për nënshtetësinë jo për arsye të arsimimit (fitisi), por si një shtetas që ka vite që jeton në Greqi. PER ME SHUME DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES Athinë (stacioni i metrosë Eavangelismos), Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, tel.: 210 3621415, fax: 210 3623308 www.dedeslaw.gr, general@dedeslaw.gr

Ndaje me miqte