Pyetje përgjigje për lejet e qëndrimit ensimat
04 Korrik 2016
Zyra e Avokatisë DEDES & ASSOCIATE informon dhe ofron shërbimet juridike emigrantëve dhe jo vetëm, që nga viti 1951. Tek studio DEDES çdo fushë e jurisprudencës ka edhe një avokat të specializuar që do t’ju ofrojë asistencë dhe do t’ju japë zgjidhje për çdo problem që mund të keni.
Zyra Juridike “Dedes & Associates” ofron konsulencë juridike të nivelit të lartë për një gamë të gjerë të së Drejtës, në të gjitha nivelet e Drejtësisë Greke.
KATEGORITE E LEJEVE TE QENDRIMIT
Leje qëndrimi për arsye punësimi
Leje qëndrimi si biznesmen
Leje qëndrimi si bashkëshort/e i një shtetasi/e grek/e
Leje qëndrimi si homogjen (shtetas shqiptar me origjinë greke)
Leje qëndrimi si rezident afatgjatë (“epi makron”)
Leje qëndrimi pasi keni lindur në shtetin grek,
Leje qëndrimi për bashkim familjare
Leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme
Leje qëndrimi për arsye studimi, arsye shëndetësore etj
SA ESHTE NUMRI I ENSIMAVE QE NEVOJTEN PER TE RINOVUAR LEJEN E QENDRIMIT?
Numri i ensimave ndryshon çdo periudhë për shkak të papunësisë dhe të problemeve ekonomike që ekzistojnë.
Tani për të rinovuar një leje qëndrimi 1 vjecare nevojitet të keni 120 ensima.
Për të rinovuar një Leje qëndrimi 2 vjeçare 240, etj.
Nëse nuk e plotësoni këtë numër të ensimave, atëhere keni të drejtë që të bleni pjesën tjetër të ensmave.
KUR MUND TE PAJISEM ME LEJE QENDRIMI REZIDENTI AFATGJATE (“EPI MAKRON”)
Që të keni të drejtën të aplikoni për leje qëndrimi pa afat duhet të keni jetuar 5 vitet e fundit në mënyrë të ligjshme në shtetin grek. Nëse keni të ardhura të mjaftueshme. Nëse keni siguracion që mbulon edhe pjestarët e familjes; nëse keni familje.
Nuk duhet të jeni larguar më shume se 10 muaj gjatë 5 viteve të fundit nga shteti grek. Domëthënë, nëse numëroni të gjitha ditët që keni udhëtuar jashtë shtetit grek 5 vitet e fundit nuk duhet të ken kaluar më shumë se 300 ditë.
NESE FEMIJA IME KA PERFITUAR PASAPORTEN GREKE PER ARSYE STUDIMI, UNE SI PRIND KAM TE DREJTE TE RINOVOJ LEJEN E QENDRIMIT?
Në rast se fëmija juaj është pajisur me pasaportë greke për arsye të viteve që ka studiuar në shtetin grek dhe është nën moshën 18 vjeç, pra është adoleshent, atëherë po. Ju keni te drejtë te rinovoni lejen e qëndrimit. Por gjithashtu normalisht duhet të plotesoni dhe kushtet si nje pjesëtar familjar i një shtetasi grek.
NESE BASHKESHORTI- A ESHTE PAJISUR ME LEJE QENDRIMI ME POLITOGRAFISI, PER ARSYE QE KANE PATUR VITE NE SHTETIN GREK. UNE SI BASHKESHORTI/A E/I SAJ/ATIJ, A PERFITOJ LEJE QENDRIMI? PO PRINDERIT E MI PERFITOJNE LEJE QENDRIMI?
Nëse ju jeni pajisur me pasaportë greke, dhe keni marrë letërnjoftim (taftotita) greke, atëherë bashkshorti/a juaj dhe vjehrra është tashmë pjestare e një familjeje të shtetasit grek. Bashkëshorti/a që është tashmë shtetas/e grek/e do të bëjnë një kërkesë që të pajiseni me leje qëndrimi si bashkëshorti/a juaj. Dhe një kërkesë për prindërit që tashmë janë prindër të një shtetasi grek.
Përgatitur nga: DEDES & ASSOCIATES Law Firm
Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë.
Tel.: 210 3621415, Fax: 210 3623308
e-mail: general@dedeslaw.gr
site: www.dedeslaw.gr
RRJETET SOCIALE
Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/
Twitter: https://twitter.com/dedeslawgr
Instagram: https://www.instagram.com/dedeslaw/
Linkedin: dedes-and-associates-law-firm-
Ndaje me miqte