0030 210 33 18 483

Portugezi Mario Centeno zgjidhet president i Eurogrupit

Tribuna 04 Dhjetor 2017

Ministri portogez i financave, Mario Centeno, u zgjodh pas tre raundesh si presidenti i ri i Eurogrupit për 2,5 vitet e ardhshme. Centeno do ta marrë detyrën më 13 janar 2018. Kandidatë për postin ishin edhe ministrat e financave të Luksemburgut, Sllovakisë dhe Letonisë. Në raundin e fundit, Centeno mundi luksemburgasin Pierre Gramegna. Mario Centeno, ekonomist me studime në Universitetin e Harvardit, kishte që në fillim mbështetjen e Spanjës, Francës dhe Italisë, por edhe të kryeministrit grek, Aleksis Tsipras. Gjithashtu kishte siguruar edhe mbështetjen nga presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Ecuria shumë e mirë e ekonomisë portugeze nën drejtimin e Centeno-s duket se dominoi mbi argumentin e mungesës së përvojës së gjatë në politikë. Siç vihet në dukje, Portugalia regjistron aktualisht ritmet më të larta të zhvillimit ekonomnik të paktën në dekadën e fundit dhe deficiti fiskal i vendit pritet të zbresë në nivelin më të ulët të 40 viteve të fundit. Tregues i efikasitetit të Centeno-s është edhe fakti se ish ministri gjerman i financave, Schauble, i kishte ngjitur nofkën “Ronaldo i Eurogrupit”... Mario Centeno u zgjodh me votim të fshehtë ndërmjet homologëve të tij, në Bruksel, të hënën. Para votimit, ai u tha gazetarëve se gjatë mandatit të tij do të përqendrohej në krijimin e një konsensusi politik ndërmjet familjeve politike dhe gjografike të Eurozonës. 50 vjeçari portugez bëhet i pari ministër financash nga jugu i eurozonës që vihet në krye të saj dhe gjithashtu i pari që përfaqëson një ekonomi e cila u përfshi në program shpëtimi.

Ndaje me miqte