Pensionet e homogjenëve do të jepen nga 1 janari 2016
04 Dhjetor 2015
Nga 1 janari 2016 do të fillojë dhënia e pensioneve për homogjenët, siç ka deklaruar në parlament ministri i Punës dhe Sigurimeve Shqoqërore, Jorgos Katrugalos.
“Kemi parashikuar një fond prej 62 milionë euro në buxhetin e vitit 2016, në shërbim të kompensimit shoqëror për të moshuarit e pasiguruar. Sigurisht, pjesa më e madhe e përfituesve janë homogjenë nga Shqipëria dhe ish Bashkimi Sovjetik”, ka thënë ndër të tjera ministri, gjatë raportimit të tij në Komisionin parlamentar të Diasporës.
Sipas ministrit, shuma mujore që do të marrin përfituesit është 260 euro. Katurgalos ka shtuar se “parashikojmë një procedurë për paraqitjen e kërkesave përkatëse dhe dokumentacionit. Sa i përket shumës së kompensimit do të përpiqemi të jetë në nivelin sa më të lartë, por objektivi ynë është që të mbulohen nevojat bazike të jetesës. Sigurisht, 260 euro janë pak, nuk janë para të mjaftueshme për situatën që ndodhet sot ekonomia greke. Sepse megjithëse janë ulur pagat dhe pensionit, çmimet mbeten ende shumë të larta”.
Gjithsesi, ka përfunduar ministri, kompensimi “do të mundë të sigurojë një nivel optimal jetese për të gjithë”.
Dispozitat për pensionin e homogjenvëe përfshihen në projektligjin për sigurimet shoqërore që duhet të votohet deri në fund të muajit nga parlamenti grek.
Rreth 20.000 homogjenë nga Shqipëria merrnin një pension mujor prej 360 eurosh nga shteti grek. Por në vitin 2013 ky pension u hoq, si pasojë e shkurtimeve buxhetore në zbatim të programit të shpëtimit të Greqisë, të dakorduar midis Athinës dhe kreditorëve.
Ndaje me miqte