Patentat shqiptare ende nuk njihen në Greqi. Si merret patenta greke
05 Qershor 2016
Shprehja popullore “nga e thëna në të bërë, shkon në mes një lumë i tërë”, i shkon për shtat më së miri çështjes së njohjes së patentave shqiptare në Greqi.
Një diskutim i cili nisi që në fillim të viteve 2000, me premtime të përsëritura për zgjidhje, por që ende zvarritet, pavarësisht përpjekjeve që kanë bërë gjithë qeveritë shqiptare.
Në kohën që është ripërtërirë marrëveshja midis Tiranës dhe Romës për konvertimin e patentave shqiptare në Itali, nuk dihen arsyet e sakta që kjo marrëveshje nuk është arritur asnjëherë me Athinën zyrtare. Sigurisht, problemet politike ndërmjet të dy vendeve janë një faktor i rëndësishëm që pengon, por gjithsesi, është për të ardhur keq që problemet politike të prodhojnë në vitin 2016 vështirësi që bien në kurriz të emigrantëve shqiptarë, pas 25 vjet qëndrimi e punësimi n ë shtetin helen.
Në pritje që qeveritarët të gjejnë një gjuhë të përbashkët, shtetasit shqiptarë që jetojnë në Greqi për më shumë se 6 muaj, duhet të pajisen me patentë greke. Faktikisht, janë të shumtë ata që e kanë bërë tashmë këtë veprim, duke shpëtuar njëherë e përgjithmonë nga gjobat dhe gjyqet.
Tribuna iu drejtua zyrës juridike DEDES & ASSOCIATES LAW FIRM, për të mësuar detaje mbi procedurën, me qëllim që gjithë të interesuarit të jenë të informuar që më përpara për hapat që duhen ndjekur për t’u pajisur me patentën greke.
KUSH MUND TE NGASE NJE AUTOMJET NE GREQI?
-Lejohet te ngasë makinë një emigrant, në raste se patenta e tij është marrë në njëp nga shtetet e Bashkimit Europian, edhe nëse nuk ka leje qëndrimi greke.
-Në rast se emigranti mrr leje qëndrimi dhe jeton për një kohë të gjatë në shtetin grek, duhet që ta konvertojë patentën e tij në patentë greke, me qëllim që t’i lejohet zë qarkullojë me makinën e vet në Greqi. PATENTAT SHQIPTARE ende nuk njihen nga shteti grek si të konvertueshme në Greqi.
HAPAT PER MARRJEN E PATENTES
Fillimisht, i interesuari duhet të ndjekë mësimet në një autoshkollë.
Para se të fillojë mësimet, duhet të kryejë pagesën e disa taksave-paravolo.
Kandidati duhet të dorëzojë:
4 fotografi në format pasaporte
Në rast se nuk ka nënshtetësi greke, dorëzon lejen e qëndrimit, e cila duhet të jetë nxjerrë të paktën 6 muaj (185 ditë) para aplikimit.
Të ketë mbushur moshën 18 vjeç
Nëse nuk ka libër shëndeti, duhet të kryejnë ekzaminimin e gjakut dhe të urinës, kardiogramë, si dhe një radioskopi të kraharorit.
Kërkesë-deklaratë përgjegjësie për adresën e saktë të vendbanimit.
Aplikim për patentë (leje të drejtimit të mjetit).
I paguan arkës së shtetit një taksë- paravolo, 50 euro për vizitën nga patologu dhe okulisti, si dhe 20 euro për shpërblimin e dy mjekëve të sipërpërmendur.
Taksë-paravolo 30 euro për nxjerrjen e lejes së drejtimit.
Taksë-paravolo 18 euro për marrjen e lejes së drejtimit.
Taksë-paravolo 10 euro, për çdo test teorik dhe praktik.
STUDENTET
Nëse shtetasi i vendit të tretë është student që prej të paktën gjashtë (6) muajsh në Greqi gjatë 12 muajve të fundit para aplikimit, atëherë paraqet një vërteteim origjinal nga shkolla e tij.
MESIMET
Në autoshkollë, i interesuari duhet të zhvillojë 21 orë teori dhe 25 orë praktikë. Pagesa caktohet në marrëveshje midis të dy palëve.
KU DUHET REGJISTRUAR PER PATENTEN
Ky shërbim ofrohet nga shërbimi i transportit i prefekturës së vendbanimit (Nomarhiaki Ypiresia Metaforon).
Emigrantët që banojnë në zonën e Athinës ose të Pireut, mund të drejtohen, në varësi të vendbanimit, në Holargo, Alimo, Agia Paraskevi, Peristeri, Elefsina.
A MUND TE NXJERRE PATENTE EDHE NESE NUK JAM NJOHES I GJUHES GREKE?
Provimet mund të realizohen edhe në gjuhën shqipe, apo angleze, duke zgjedhur një nga programet e kompjuterit që ndodhet përpara jush në sallën e provimit.
RINOVIMI I PATENES
Të gjithë ata që disponojnë leje drejtimit të mjetit (patentë) në shtetin grek, duhet që ta rinovojnë atë kur të mbushoin moshën 65 vjeç; përndryshe, patenta e tyre nuk do të jetë më e vlefshme.
Ndërsa ata që kanë patentë profesionale, duhet ta rinovojnë të detyrimisht, çdo pesë (5) vjet.
Dokumentat që nevojiten
Letërnjoftimi grek ose leje qëndrimi
Nipti fiskal (AFM)
Patenta ekzistuese
Paravolo 50 euro për rinovimin
Pullë takse me vlerë 18 euro
Ekzaminime nga patologu dhe okulisti
Libër shëndeti dhe në rast se nuk ka libër shëndeti, duhet të kryejnë ekzaminimin e gjakut dhe të urinës, kardiogramë, si dhe një radioskopi të kraharorit.
Të gjitha pagesat mund t’i kryeni nëpërmjet autoshkollës ku do të regjistroheni.
NE RAST VJEDHJEJE OSE HUMBJEJE TE PATENTES
Paravolo 30 euro në efori për humbjen e patentes
Letërnjoftim grek ose leje qëndrimi
Nipti fiskal (AFM)
Dy fotografi me ngjyra,biometrike
Vërtetim nga policia për humbjen apo vjedhjen e patentëls
Paravolo 30 në efori për rimarrjen e patentës
Paravolo 9,02 euro + 3 euro taksë në favor të shtetit
RINOVIMI NGA PATENTE E VJETER NE PATENTE TE RE
Letërnjoftim grek, ose leje qëndrimi
Nipti fiskal (AFM)
Dy fotografi me ngjyra,biometrike
Patenta ekzistuese
Paravolo 30 euro për rinovimin e patentës
Për më shumë drejtohuni te DEDES & ASSOCIATES LAW FIRM
Athinë, (stacioni i metrosë Eavangelismos), Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, tel.: 210 3621415, fax: 210 3623308 www.dedeslaw.gr, general@dedeslaw.gr
Ndaje me miqte