0030 210 33 18 483

Pashko Gjeçi mjeshtri që solli kryeveprat e antikitetit në gjuhën shqipe

Nikolla Lena 12 Shtator 2016

Pashko Gjeçi është një prej figurave më të shquara të letrave shqipe sidomos në përkthimin e letërsisë antike. Lindi në Shkodër në lagjen Arra e Madhe më 7 shtator 1918 dhe ndërroi jetë më 21 janar 2010 në Tiranë. Mbas mbarimit të fillores nis kolegjin Jezuit po në Shkodër, 1930-’34. Me ligjin Ivanaj, shkollat fetare mbyllen dhe nxënësit kalojnë në gjimnazin e Shkodrës, 1934-’38. Ishte në klasë me Arshi Pipën, L. Radin, Xh. Brojën, dhe në bankë me Qemal Stafën - disa prej të cilëve i njihte qysh nga jezuitët. ?monte nga mësuesit më shumë Eqerem ?abejn dhe Pashko Gecin që i jepte greqishten e lashtë dhe latinisht[. Përkthen gjatë gjimnazit poezi të poetëve Dante, Petrarka, Leopardi; por edhe shkruante vetë, krijimet dhe përkthimet e veta i botonte tek “Cirka” me pseudonimin Surgens. Në sajë të rezultateve të arritura në gjimnaz, ministria e Arsimit i akordoi një gjysëm burse për vitin akademik 1938 dhe ai regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë. Përkthen nga latinishtja dhe shkruan poezi e kritika, të cilat botoheshin në Shqipëri tek të përkohshmet “Cirka”, “Shkëndija” dhe një shkrim i famshëm për “Lahutën e Malcís” te “Hylli i Dritës“. Më 15 korrik të viti 1942 diplomohet me gradën Doktor Shkencash në atë fakultet me rezultate të shkëlqyera, me tezë diplome “Jeta dhe vepra e Dom Ndre Mjedës”]. Me dëshirën për të punuar asistent-pedagog në Romë, Pashku nuk pranon dhe i nxitur nga Ernest Koliqi për të dhënë kontributin e vet në atdhe, kthehet po atë vit. Ministria e Arsimit e asaj kohe e vendon në Shkollën e Mesme Femnore në Shkodër si profesor të letërsisë dhe latinishtes, kohë kur vazhdoi të merrej me përkthime. Me të marrë pushtetin komunistët, Pashku transferohet në Durrës - ku merr dhe familjen me vete, ku do jepte letërsi në shkollën e qytetit. Kishte shoqëri me Jusuf Vrionin, dhe ishte zgjedhur të kryente funksionin e Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për degën e Durrësit. Por më 4 shtator 1947 ndalohet me akuzën “Pjesëmarrje në grup kundër pushtetit” dhe dënohet me pesë vjet heqje lirie. Vite që i kalon në Durrës, Vloçisht dhe në kënetën e Maliqit. Pashku pat nisur ta përkthente Danten me mend qysh gjatë burgut. Lirohet më 1952 dhe vendoset edhe njëherë në Shkodër me familjen, ku bën punë të rënda krahu për të jetuar. Më 1953-’54, Teatri I Operas dhe Baletit (TOB) i kërkon të përkthejë veprën “Traviata” të Verdit. Më 1954-’58 punon si mësues në shkollën tetëvjeçare të Fushë-Krujës, kohë që i shërbeu për përkthimin e “Komedisë Hyjnore” të Dantes, Purgatorit dhe Parajsës. Në atë kohë me ndihmën e Llazar Siliqit arrin të botohet Ferri i Pashkut te revista “Nëntori“. Prej një letre drejtuar diktaktorit, ku i bënte të qartë kushtet që lypeshin për kryerjen e punës: biblioteka, konsultime, vendoset në Tiranë bashkë me të ëmën dhe nis të japë mësim në gjimnazin “Qemal Stafa”. Banon së pari në një dyqan të rrënuar e pastaj në një dhomë tek Shallvaret. Më 1962 botohet e plotë Komedia me parathënie të Ll. Siliqit dhe Pashkut i jepet shpërblimi prej 300 mijë lekësh të vjetra. Më 1963 nis përkthimin e “Odisesë” së Homerit nga greqishtja e lashtë, duke pasë variantet italisht dhe frëngjisht të veprës, për ta bërë më të gjallë shpenzon gati krejt honoraret e Komedisë për të shkuar në Durrës të kundrojë detin. Më 1964 martohet me Gjystina Kapedanin, banon me të ëmën, të shoqen dhe të bijën në po të njëjtën banesë me një dhomë. Kushtet e shtyjnë çiftin të ndahet pas jo shumë vitesh. Më 1965 vazhdon si mësues në shkollën e natës në Kombinat. Nga 1968 gjer më 1972 jep latinisht në Fakultetin e Mjeksisë. Ndërkohë, më 1969 Komedia Hyjnore botohet në Kosovë. Me ndërmjetësinë e Mark Demës , martohet me Nezaqet Gaganin. Me heqjen e latinishtes nga programi mësimor, gjë të cilën e konsideronte gabim të madh, punon pranë shtëpisë së librit shkollor si korrektor deri në daljen në pension në shtator 1978. Më 1976 i botohet “Odisea” me parathënie të Myzafer Xhaxhiut, tirazh 15 mijë kopje. Me rënjen e regjimit komunist dhe ardhjen e viteve 2000, kryeveprat e prura nga ai në shqip ribotohen, por edhe shohin për të parën herë dritën e botimit. Komedia dhe Odisea ribotohen më 2006, Fausti (pj.1) më 2008, “Andromaka” dhe “Atalia” e Rasinit më 2010 - përkthime që i kishin mbetur në dorëshkrim qysh kur banonte tek Shallvaret. Vdes në moshën 91 vjeçare. Pashk Gjeçi mbetet një figurë e shquar e letrave shqipe me përkthimet dhe shkrimet e tij bashkëkohore.

Ndaje me miqte