0030 210 33 18 483

Partitë euroskeptike evropiane përgëzojnë britanikët dhe kërkojnë referendume

24 Qershor 2016

PARIS, 24 qershor /ATSH-DPA/ - Marine Le Pen, liderja e Frontit Kombëtar, partisë euroskeptike të Francës si dhe një kritike e vjetër e Bashkimit Evropian, është gëzuar akoma pa dalë rezultati përfundimtar i votimit. Mbrëmjen e referendumit britanik, Le Pen është fotografuar nga nënkryetari i partisë, Florian Philippot duke valëvitur flamujt francezë dhe britanikë. Sot në mëngjes , kur rezultatet e para treguan se votat Leave kryesonin ajo deklaroi “Fitore e lirisë! Ashtu siç kam bërë thirrje për vite të tëra, tani duhet ndërmarrë një referendum i tillë në Francë dhe në vendet e BE-së”. Mbesa e Le Pen, Marion, një anëtare 26-vjeçare e parlamentit dhe mbesa e themeluesit të Front National, Jean-Marine Le Pen, e deklaroi një fitore referendumin duke shtuar “nga Brexit në Frexit: Tani është koha për të sjellë demokracinë në vendin tonë. Francezët duhet të ketë të drejtën për të zgjedhur”. Fronti Kombëtar i Francës, një nga partitë më të shquara euroskeptike në Evropë që pritet të fitojë zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, ka parë mbështetje në rritje për platformën e saj. Ata nuk janë të vetmit. Në të gjithë bllokun, liderët e partive me rezerva ndaj Bashkimit Evropian përshëndetën vendimin e Britanisë së Madhe dhe bënë thirrje për këtë nismë në vendet e tyre ose për të ndërmarrë ndryshime të mëdha. “Britania po i tregon Evropës rrugën drejt të ardhmes dhe lirisë. Eshtë koha për një fillim të ri duke u mbështetur në forcën dhe sovranitetin tonë si për BE-në ashtu edhe për Holandën”, deklaroi Geert Wilders, udhëheqësi i Partisë holandeze për Liri (PVV). Sipas sondazheve të fundit, PVV është forca më e madhe politike në vend. “Ne duam të jemi në krye të vendin tonë, të vetë parave tona, kufijve tanë si dhe politikën tonë të imigracionit. Nëse bëhem kryeministër, do të ketë një referendum në Holandë për të lënë Bashkimin Evropian. Le të vendosin holandezët”, tha Wilders. Norbert Hofer, ish-kandidati i Partisë euroskeptike të Lirisë së Austrisë (FPO), shkruan në Twitter se, “në ditët e ardhshme ne do të kuptojmë qëllimin e vërtetë të këtij vendimi”. Hofer humbi zgjedhjet e fundit presidenciale në Austri me një diferencë shumë të ngushtë ndaj rivalit, Alexander Van der Bellen. Gjatë një takimi të krahut të djathtë të partive populiste javën e kaluar në Vjenë, udhëheqësit paralajmëruan se votimin britanik Leave me shumë ngjasa do të çojë në referendume të tjera. Udhëheqësi i Partisë së Lirisë, Heinz-Christian Strache, Marine Le Pen, së bashku me përfaqësues të Alternativa për Gjermaninë (AFD), Lega Nord e Italisë, lëvizja holandeze Vlaams Belang dhe Liria ?eke si edhe partia ”Demokracia së drejtpërdrejtë” thanë se dëshironin të ndërtonin një aleancë për të ndryshuar BE-ja nga brenda. “Urime për britanikët. Ata kanë bërë zgjedhjen e tyre”, shkruan në një postim në Facebook Kristian Thulesen Dahl, udhëheqës i Partisë së Popullit, partia euroskeptike daneze. “Rezultati është i qartë: BE-ja ka nënvlerësuar plotësisht skepticizmin e njerëzve. BE-ja ka marrë shumë pushtet nga shtetet kombëtare dhe tani po paguan çmimin”, shton ai.

Ndaje me miqte