Organizata &ldquoArrogji&rdquo takim në Min. e Brendshme për lejet dhe nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi
23 Dhjetor 2015
Organizata e emigrantëve “Arogji-Përkrahje”, që drejtohet nga Fatos Malaj, ka ushtruar vazhdimisht aq sa presion ka mundur pranë autoriteteve greke, me qëllim që të shmangen vonesat e mëdha, por edhe të përmirësohet më tej shërbimi ndaj emigrantëve.
Këtij qëllimi i shërbeu edhe një takim tjetër, në ministrinë e brendshme, me sekretarin e politikës së emigracionit, z. Vasilis Papadopulos.
Zoti Malaj e njohur zyrtarin grek me problemet që janë vërejtur kohët e fundit në procedurat për emigrantët dhe paraqiti disa propozime, në emër të organizatës që drejton.
I kontaktuar nga “tribuna-news.com”, Fatos Malaj tha se, sipas ligjit të ri, një kategori e lejeve të qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme, vazhdon akoma në ministrinë e brendshme për arsye që ata nuk mund të vërtetojnë që janë në Greqi me leje të ndryshme qëndrimi kaq vite. Aplikimi për këto leje qëndrimi bëhet akoma në ministrinë e brendshme. Po ka shumë problem, pse ka vonesa që dalin jashtë logjikës. Për të mbyllur takim që të aplikosh për këtë leje, bëhet pas majit qershorit 2016.
Prandaj Fatos Malaj propozoi që procesi i aplikimeve, për ata që nuk kanë patur kurrë leje qëndrimi, të kalojë nga shërbimi përkatës i ministrisë, në Pire, në administratën e decentralizuar të periferive.
Nëse ky propozim pranohet, emigrantëve u zgjidhet një problem shumë i madh. Pasi sot, ata janë të detyruar të vinë nga katër anët e Greqisë e të aplikojnë në Pire, çka u kushtin edhe më shumë para, edhe më shumë kohë.
Një tjetër kërkesë ishte për dhënien e të drejtës për leje pune mbi lejet e qëndrimit që marrin për bashkim familjar gratë që kanë lindur fëmijë në Greqi. Siç dihet leja e qëndrimit është 2 vjeçare, por jo me të drejtë pune, kështu që ne kërkuam që këto leje të jenë njëkosisht edhe leje pune, sqaroi Malaj.
I pyetur se cili ishte reagimi i sekretarit të përgjithshëm, Malaj tha se “Ishte një përgjigje shumë pozitive, sepse sekretarit ia kemi parashtruar këto kërkesaedhe më përpara, por tani pashë se ishte shumë i përkushtuar që të zgjidhej kjo çështje. Kështu që besoj se do t’ia arrijmë qëllimit.
Tribuna
Ndaje me miqte