0030 210 33 18 483

Nobeli për Letërsinë 2017 Kauzio Ishiguro shkrimtari me forcë të madhe emocionale

DPA 05 Tetor 2017

Shkrimtari anglez, Kazuo Ishiguro u nderua me çmimin Nobel për Letërsinë për vitin 2017, për paraqitjen e ”një force të madhe emocionale në veprat e tij”, njoftoi sot Akademia Suedeze. Krijuesi i dy romaneve dhe tregimeve te shkurtra, është bërë i njohur nëpërmjet veprave të tij si skenarist dhe fitues i çmimit “Man Booker” në vitin 1989 me romanin “The Remains of the Day”, i cili realizua si film, në vitin 1993 me pjesëmarrjen e aktorëve të njohur, Anthony Hopkins dhe Emma Thompson. Në pjesën më të madhe të veprave të tij trajtohen tematika që lidhen me pyetje rreth identitetit dhe kujtesës dhe mënyrës se si ato ndryshojnë në bazë të rrethanave historike. "Ishiguro u nderua me çmimin Nobel sepse në romanet e tij, ku paraqitet një forcë e madhe emocionale, ai zbulon ferrin brenda ndjenjës sonë të zhgënjimit në lidhje me botën”, shpjegoi Komisioni i ?mimit Nobel gjatë një deklarate për shtyp. Shkrimtari anglez u zhvendos në Britaninë e Madhe në një moshë shumë të re, së bashku me familjen e tij. Ishiguro u lind në Nagasaki të Japonisë.

Ndaje me miqte