0030 210 33 18 483

Një Rolex i Paul Newman shitet 178 milionë dollarë!

29 Tetor 2017

Një orë Rolex që i përkiste aktorit Paul Newman u shit në ankand me një vlerë rekord prej 17,8 milionë dollarë të enjten në mbrëmje në Nju Jork, një rekord botëror për një orë dore, sipas kompanisë Phillips, organizatore e shitjes. Ky Rolex Daytona i përshtatshëm për sportet ekstreme ishtë një dhuratë për aktorin amerikan në vitin 1969 nga bashkëshortja e tij Joanne Woodward, në periudhën kur po xhirohej “Winning”, një film i James Goldstone ku ai mishëronte një pilot garash. Ishte pikërisht ky viti kur aktori me sytë blu do të hynte në panteonin e kinemasë, me suksesin e filmit “Butch Cassidy et le Kid”. Ora është blerë nga një person, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, 12 minuta pas daljes në andand ndërmjetësuar nga telefoni, njoftoi Phillips, i specializuar në fushën e orëve. Rekordi i mëparshëm për një orë dore daton nëntorin e 2016, ndërsa një Patek Philippe referencë 1518 u shit në ankand për 11,1 milionë dollarë në Gjenevë. Newman, gjithashtu një drejtues i talentuar i automobilave kishte pësuar një aksident me motorr në 1965, bashkëshortja e tij kishte gdhendur në pjesën e prapme të orës shënimin “DRIVE CAREFULLY -ME” . (ku mund të lexohej drejto me kujdes makinën, nënshkruar nga unë. “Aktori, fitues i ?mimit Oskar për “Ngjyra e parasë” vdiq në 2008 i prekur nga kanceri në mushkëri, i cili e përdori këtë orë Rolex Daytona deri në vitin 1984, duke lavdëruar para miqve në mënyrë të veçanta saktësinë, pasi e cilësonte ora që flet”, sipas Phillips.

Ndaje me miqte