Nga 20 prilli aplikohet nga emigrantët në nevojë për: energji falas subvencionim të qirasë
19 Prill 2015
Emigrantët në nevojë përfitojnë falas energji elektrike, por edhe subvencionim të konsiderueshëm të qirasë dhe të nevojave për ushqim. Këtë e ka konfirmuar ministri alternat i punës dhe sigurimeve shoqërore, Dimitris Stratulis: “Përderisa emigrantët ndodhen mes nesh, janë bashkëqytetarët tanë dhe paguajnë gjithë detyrimet e tyre, n uk mund të përjashtohen”, ka deklaruar Stratulis.
Aplikimi për të përfituar ndihmat dhe subvencionet që parashikohen në ligjin për luftimin e krizës humanitare, fillojnë të hënën, më 20 prill. Periudha e aplikimeve do të zgjasë një muaj dhe mbaron më 20 maj.
Bëhet fjalë për rilidhjen falas të energjisë elektrike dhe ofrimin falas të një sasie energjie prej 300 kwh në muaj, dhënien e kompensimit të qerasë dhe subvencionimin e ushqimit.
Kujtojmë se ligji për liuftimin e krizës humanitare ishte i pari që u votua nga parlamenti i ri grek. Nga dispozitat e këtij ligji përfitojnë edhe emigrantët
Sipas ministrisë së punës, aplikimet do të bëhen në mënyrë elektronike, përmes një platforme të posaçme në faqen e internetit të ministrisë, ku do të ketë edhe një informacion të hollësishëm mbi termat dhe kushtet, si dhe ecurinë e programit.
Në rast se dikush nuk ka akses në shërbimin e internetit, të interesuarit mund të drejtohen në qendrat e shërbimit të qytetarit (KEP), ku do t’iu ofrohet ndihmë për plotësimin dhe paraqitjen e aplikimit.
Kushtet, termat dhe procedurat e implementimit të programit të luftimit të varfërisë u publikuan këto ditë në Gazetën Zyrtare. Sipas vendimit ministror parashikohen kritere që lidhen me pasurinë e patundshme dhe të ardhurat për rilidhjen falas të energjisë elektrike dhe ofrimin falas të një sasie prej 300 kwh në muaj, dhënien e kompensimit të qerasë dhe subvencionimin e ushqimit.
Më konkretisht, të ardhurat e të interesuarit nuk duhet të kalojnë limitet e mëposhtme të të të ardhurave reale:
2.400 euro në vit për individët
3.600 euro në vit për çiftet, e shtuar me 1.200 euro për çdo pjesëtar të rritur të ndërvarur të familjes dhe 600 euro në vit për çdo pjesëtar të mitur dhe deri në 6.000 euro në vit.
Mbi bazën e këtij rregulli, limiti i të ardhurave rezulton si më poshtë:
Individi: 2.400 euro
Familje pa pjesëtar të ndërvarur apo individ me një pjesëtar të ndërvarur: 3.600 euro
Familje me një pjesëtar të ndërvarur apo individ me 2 pjesëtarë të ndërvarur: 4.200 euro
Familje me 2 pjesëtarë të ndërvarur apo individ me 3 pjesëtarë të ndërvarur: 4.800 euro
Familje me 4 e më shumë pjesëtarë të ndërvarur apo individ me 5 e më shumë pjesëtarë të ndërvarur: 6.000 euro.
Kriteret për pasurinë e tundshme dhe të patundshme, kanë si më poshtë:
a)E gjithë pasuria e tatueshme (në Greqi apo jashtë shtetit) të mos tejkalojë 90.000 euro për person e shtuar me 15.000 euro për çdo pjesëtar tjetër të rritur dhe me 10.000 euro për çdo pjesëtar të mitur të ndërvarur dhe me vlerë maksimale për çdo familje shumën 200.000 euro.
b)Vlera e përgjithshme e depozitave të individit apo gjithë pjesëtarëve të familjes në gjithë institucionet bankare të vendit apo jashtë shtetit (përfshirë bono thesari, obligacione) më mos tejkalojë për vitin financiar 2013 (dyfishin e limitit të të ardhurave që kërkohen për të përfituar ndihmat sociale të këtij ligji.
Ndaje me miqte