Nëse keni nevojë për ndihmë juridike... (Pjesa 2)
17 Qershor 2016
Zyra e Avokatisë DEDES & ASSOCIATE informon dhe ofron shërbimet juridike emigrantëve dhe jo vetëm, që nga viti 1951. Tek studio DEDES çdo fushë e jurisprudencës ka edhe një avokat të specializuar që do t’ju ofrojë asistencë dhe do t’ju japë zgjidhje për çdo problem që mund të keni.
PYETJE: A kanë të drejtë policët që të bëjnë kontroll total?
PERGJIGJE: Nëse dyshohet se ju mund të keni mbi vete objekte që mund të jenë të dobishme për zbulimin e të vërtetës, apo objekte të rrezikshme për ju apo për një person të tretë, atëherë mund t’i nënshtroheni një kontrolli trupor, që kryhet nga një person i të njëjtës gjini me ju.
PYETJE: A kanë të drejtë të bëjnë kërkime në shtëpi, zyrë, makinën time, etj.?
PERGJIGJE: Në një hetim paraprak mund të bëhen kërkiime në shtëpinë tuaj, ose në zyrë, ose në makinë, apo në çdo vend ose objekt që keni, vetëm pasi ju t’i keni dhënë të drejtën policisë. Në një rast të tillë, ju duhet të shkruani një letër dhe të firmosni që jeni dakord që të kontrollojnë shtëpinë tuaj, ose zyrën apo makinën, apo çdo vend apo objekt tjetër për të cilin nevojitet miratimi juaj.
Në rast se kapeni në flagrancë, ose në rast që policia dyshon se ju keni kryer një vepër penale apo kundravatje, atëherë nuk është e nevojshme që të marrin leje nga ju për të kontrolluar makinën, ose shtëpinë, ose zyrën tuaj, etj. Kontrolli mund të bëhet në çdo moment.
Në rast se ju jeni i akuzuar, atëherë kontrolli mund të bëhet ndërmjet orës 06,00 të mëngjesit dhe orës 20,00 të mbrëmjes. Nëse keni një avokat ai do të marrë listën e objekteve që policioa ka marrë si prova, sepse keni të drejtë që më pas të bëni kërkesë që ato objekte t’ju kthehen.
PYETJE: A kanë të drejtë të të kërkojnë analizë ADN, shenjat e gishtave, kontroll total?
PERGJIGJE: Me urdhër nga gjykata ose prokuroria dhe me lejen tuaj që do ta keni nënshkruar, policët kanë të drejtë të bëjnë test DNA. Në rast se ekzistojnë dyshime që mund të keni loidhje me të akuzuarit ose me viktimën, do t’ju detyrojnë që t’ju marrin për test DNA.
Nuk kanë të drejtë t’ju detyrojnë për t’ju marrë kampion gjaku dhe të kryejnë analiza.
Por marrja e shenjave të gishtrinjve është e rëndësishme, edhe për verifikimin e identitetit tuaj; kështu që gjithsesi do ta kërkojnë.
Gjithashtu, edhe kontrolli total, domethënë kontrolli i trupiut, realizohet nga ëpolicia pa qenë e nevojshme që ju të nënshkruani një letër ku deklaroni se keni rënë dakord për kontrollin.
PYETJE: Hetuesit, në ç’mënyrë ju merr në pyetje? Sipas ligjit, si ka të drejtë të veprojë?
PERGJIGJE: Nëse ju jeni në gjendje të lirë (nuk jeni arrestuar apo shoqëruar), hetuesi mund të dërgojë thirrjen tuaj me shkrim. Ajo thjesht sinjalizon që të merrni pjesë në datën dhe orën e caktuar për t’iu përgjigjur pyetjeve të hetuesit.
Eshtë mirë që, para se të paraqiteni te hetuesi, të merrni mendimin e avokatit, për më shumë informacion.
Hetuesi
Hetuesi ka të drejtë që të bëjë kërkesë në gjykatë që t’ju ndalohet dalja jashtë shtetit, nëse ai mendon që kjo është e nevojshme deri në përfundim të zgjidhjes së krimit (veprës penale).
Gjatë hetimit të një krimi, policia ka të drejtë të nxjerrë urdhër arresti për ju, edhe nëqoftëse jetoni jashtë shtetit.
Këtu është mirë të kontaktoni direkt me avokatin, sepse ekzistojnë mënyra që të mos bëni asnjë lëvizje të gabuar.
PYETJE: Nëse jam shtetas i një vendi tjetër, a duhet që unë të jem i pranishëm gjatë marrjes në pyetje, apo ka mundësi që kjo të realizohet nëpërmjet videokonferencës?
PERGJIGJE: Duhet të jeni i pranishëm kur do t’ju thërrasin për marrje në pyetje, madje edhe nëse jeni dëshmitarë dhe do t’ju kërkohet të jeni në gjykatë e të paraqiteni ju personalisht. Dhe kjo, sepse nuk lejohet nga ligji që ju të mos jeni i pranishëm..
Marrja në pyetje nga gjykatësi-hetues
PYETJE: Në cilat raste mund të jetë e nevojshme marrja në pyetje nga gjykatësi-hetues?
PERGJIGJE: Hetuesi, pasi të vërtetojë të dhënat tuaj në takimin e parë, do t’ju tregojë për procedurën që do të ndiqet. Pastaj do t’ju informojë në lidhje me akuzat zyrtare kundër jush dhe do t’ju bëjë pyetje lidhur me veprime të caktuara (ose “të dyshuara”).
PYETJE: Cilat janë të drejtat e personit që merret në pyetje nga ana e gjykatësit-hetues?
PERGJIGJE: Keni të drejtën të informoheni në detaje për të gjitha akuzat që ju rëndojnë.
Për mënyrën se si vepruan për të arritur në ato konkluzione.
Në fillim do t’ju pyesin nëse dëshironi që të jetë prezent një avokat që ju e keni zgjedhur për t’u marrë me çështjen tuaj. Këtë gjë duhet ta keni vendosur para datës dhe orës së caktuar që do të paraqiteni për t’u marrë në pyetje nga gjykatësi-hetues.
Marrja në pyetje realizohet vetëm me prezencën e një avokati. Në rast të kundërt, ju do të duhet të keni nënshkruar një deklaratë ku do të thuhet se nuk doni që të keni avokat.
Keni të drejtë të ripërsëritni ato që keni thënë para hetuesit të parë, ose akoma dhe të paraqitni fakte që nu i kishit treguar më parë.
Keni të drejtë t’u bëni pyetje dëshmitarëve që të ndihmoni pozitën tuaj. Por në këto raste duhet të jetë prezant avokati.
Gjykatësit kanë të drejtë që mos t’ju lejojnë të kontaktoni njerzit tuaj të afërt ose miqtë tuaj për 10 ditë, deri sa të nxjerrin një konkluzion.
PYETJE: A kam të drejtë për përkthyes, nëse nuk jam njohës i mirë i gjuhls?
PERGJIGJE: Në rastin që nuk jeni njohës i mirë i gjuhës së shtetit ku jeni proceduar, gjykata, pas një kërkese që do të bëni ju, do të thërrasë një përkthyes që do t’ju përkthejë çdo pyetje dhe çdo gjë tjetër që do të keni nevojë. Akoma dhe t’ju lexojë çdo gjë që është e nevojshme.
PYETJE: A informohet i akuzuari për ekzistencën e dëshmiratëve kundër tij, apo të provave të tjera kundër tij?
PERGJIGJE: Që të keni një ide të plotë për çështjen tuaj, dhe për dosjen që tashmë policia dhe hetuesia e kanë kompletuar, duhet patjetër të keni një avokat. Avokati do të interesohet dhe do të mësojë çdo gjë me detaje dhe do t’ju informojë.
PYETJE: Pas të mbarojë procedura e marrjes në pyetje nga gjykatësi-hetues, do të me lenë të lirë, apo jo?
PERGJIGJE: Gjykatësi-hetues ka të drejtë që nëse beson se jeni i pafajshëm, t’ju lerë të lirë, pasi të mbarojë procesi i marrjes në pyetje.
Por nga ana tjetër, ka gjithsesi të drejtë që, nëse ka akoma dyshime, të urdhërojë mbajtjen tuaj në paraburgim deri në realizimin e një procesi gjyqësor. Gjykatësi hetues, nëse e konsideron të arsyeshme, ka të drejtë të ndalojë komunikimin tuaj me të afërmit, por ju mundeni t’u telefononi nga vendi i mbajtjes në paraburgim, sipas rregullave që çdo ambient i tillë ka.
Nëse keni një avokat, keni të drejtë në çdo rast të kërkoni lirimin me kusht, diçka që vetëm avokati mund të fillojë procedurat që kjo të realizohet.
Përgatitur nga : DEDES & ASSOCIATES, Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë.
Tel.: 210 3621415, Fax: 210 3623308
www.dedeslaw.gr
general@dedeslaw.gr
Ndaje me miqte