0030 210 33 18 483

Nëse keni nevojë për ndihmë juridike...

12 Qershor 2016

Zyra e Avokatisë DEDES & ASSOCIATE informon dhe ofron shërbimet juridike emigrantëve dhe jo vetëm, që nga viti 1951. Tek studio DEDES çdo fushë e jurisprudencës ka edhe një avokat të specializuar që do t’ju ofrojë asistencë dhe do t’ju japër zgjidhje për çdo problem që mund të keni. Cilat janë fazat e hetimit? Qëllimi i hetimeve është për të mbledhur prova në lidhje me një vepër penale që është kryer, në rastin që ekziston një ose më shumë të dyshuar. Pasi bëhen kerkesat e duhura nga policia për hetimin, juristi i zonës merr vendimin e fundit për çështjen. ?farë ndodh gjatë hetimeve paraprake? Në këtë fazë, çdokush nga rrethi juaj shoqëror apo familjar mund të merret në pyetje. Nëse policia ka qofte dhe një dyshim të vogël, ose gjykon që është e rëndësoishme që të merren të gjithë në pyetje, atëherë ashtu do të veprohet. Njoftimi mund të bëhet me një letër të dërguar në adresën tuaj, apo me një telefonat; ndërsa ka patur edhe raste që policia ka ardhur për të marrë të dyshuarin dhe për ta shoqëruar te rajoni i policisë ku do të zhvillohet hetimi. Kjo nuk është diçka që duhet t’ju frikësojë; bëhet më shumë për të ndihmuar që gjykata të marrë vendimin e saktë. Në rast se nuk jeni të sigurt lidhur me atë se çfarë duhet të thoni, ose keni frikë, atëherë kontaktoni me një avokat për më shumë sqarime. Avokati do t’ju ndihmojë duke ju përgatitur, sepse diçka që për ju nuk ka rëndësi, mund të jetë mjaft e rëndësishme për policinë. Kjo do të thotë që ndoshta në rajon do t’ju kërkojnë që të bashkëpunoni për hetimin. Kush është i akuzuari? Të drejtat tuaja fillojnë që në momentin që ju do të emërtoheni si “i akuzuar” nga ana e hetuesit. Kjo do të thotë që ju akuzoheni se keni kryer një vepër penaëe, ose keni bashkëpunuar që të realizohet një vepër penale. Në këtë rast është më mirë që të keni një avokat ose, por të mos keni, të merrni një avokat, i cili do t’ju ndihmojë që të lehtësohet akuza ndaj jush. I akuzuari do të jetë në dijeni për procesin e hetimit? Ju keni të drejtën që të jeni i informuar për procedurat që ndiqen dhe për fazën në të cilën ju ndodheni, në bazë të të dhënave që janë mbledhur kundër apo pro jush. Për të patur një informacion më të plotë dhe më të saktë, avokati do t’ju ndihmojë që ju të jeni në dijeni për çdo gjë. Po në rast se procesi zhvillohet në një shtet tjetër? Nëse ju akuzoheni në një shtet tjetër dhe nuk jeni njohës i gjuhës së vendit, atëherë keni të drejtë që të merrni një përkthyes, që do të jetë i pranishlm në çdo takim që ju do të keni. ?farë ndodh nëse policia ju kap në flagrancë? Nëse policia dikton që ju keni kryer një krim ose kundravajtje, atëherë menjëherë pas kryerjes së veprës penale, mund të arrestoheni menjëherë nga policia. Në rastin që ju jeni i akuzuari kryesor, atëherë policia mund t’ju arrestojë dhe t’ju mbajë në arrest për 24 orë, deri sa të gjejë fakte që vërtetojnë se ju keni kryer veprën penale për të cilën jeni i dyshuar. Brenda 24 orëve mund t’ju marrin shenjat e gishtrinjve ose t’ju bëjnë fotografi, apo të kërkojnë test ADN, që të vërtetohen faktet që janë gjetur kundra jush. Kur të shkoj te një avokat dhe si? Nëse jeni i akuzuar, arrestoheni në flagrancë apo merreni në pyetje nga hetuesi, duhet të kontaktoni me një avokat. Sepse avokati do t’ju informojë për të drejtën tuaj për të marrë këshilla ligjore dhe t’ju ndihmojë për të gjitha procedurat deri në mbyllje të gjyqit. Eshtë mirë të kontaktoni me një avokat para se të merreni në pyetje. Sepse policia do t’ju kërkojë që të nënshkruani një shkresë ku thuhet se i pranoni akuzat. A mund të kontaktoj një anëtar të rrethit tim familjar apo shoqëror? Policia do t’ju informojë me shkrim, me anë të një shkrese që ju do të firmosni që në fillim, sapo të arrestoheni. Prandaj këshillojmë që dikush, i cili nuk e njeh mirë gjuhën, të kontaktojë me një avokat për më shumë sqarime. Sepse është shumë e rëndësishme se çfarë do të firmosni atë ditë. Më pas mund të kontaktoni me një person të zgjedhur nga ju. Ky person mund të jetë një anëtar i familjes apo një mik, nëse nuk është në kundërshtim me interesat e hetimit. A mund të kontaktoj një mjek në rast urgjence? Në rast se ju keni një problem shëndetësor, atëherë mjafton të njoftoni rojen ose dikë afër jush. Menjëherë ata do të informojnë një mjek dhe. Nëse është rast urgjence, një autoambulancë. Por nëse ju jeni nën arrest, atëherë duhet të informohet me shkrim juristi për gjendjen tuaj që t’ju lejohet të merrni një ndihmë mjekësore. Edhe prokurori mundet gjithashtu që të caktojë një mjek për t’ju ekzaminuar. A mund të kontaktoj me ambasadën e vendit tim, në qoftë se unë jam shtetas i një vendi tjetër? Ju keni të drejtën të kontaktoni me një anëtar të familjes, ose pjesëtar të rrethit tuaj shoqëror. Por, nëse dëshironi, edhe me ambasadën e vendit tuaj në shtetin ku ndodh ngjarja. Përgatitur nga : DEDES & ASSOCIATES, Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë. Tel.: 210 3621415, Fax: 210 3623308 www.dedeslaw.gr general@dedeslaw.gr

Ndaje me miqte