Nënshtetësia leja e jashtëzakonshme bashkimi familjar. Ja hapat që duhen ndjekur.
24 Tetor 2015
Tashmë ka filluar zbatimi i ligjit të ri për emigracionin. Krahas nënshtetësisë për fëmijtë e emigrantëve, ligji i ri përmban dispozita që u vijnë në ndihmë emigrantëve që e kishin humbur statusin e ligjshëm, por madje edhe atyre që nuk kanë patur kurrë më parë leje qëndrimi. Gjithashtu, gjithë prindërit (nëna dhe baballarë) që kanë lindur fëmijë në Greqi, përfitojnë leje qëndrimi për bashkim familjar, pa qenë nevoja që të kalojnë nga procedurat tepër të vështira, nëpërmjet autoriteteve konsullore greke në Shqipëri.
Tribuna intervistoi zotin Ilias Hronopulos, drejtor i zyrës së shërbimit të shtetasve të huaj Athinë A, dhe u përqëndrua në hapat praktikë që duhet të bëjë kushdo që përfiton nga ligji i votuar në muajin korrik.
TRIBUNA: A mund të më thoni në mënyrë telegrafike hapat që duhet të bëjë dikush, i cili dëshiron të marrë nënshtetësinë greke?
“Fillimisht do të duhet që ata, të cilët kishin aplikuar më herët (sipas ligjit Ragusi) dhe aplikimi i tyre ishte pezulluar -duhet të jenë rreth 20.000 vetë-, të shkojnë dhe të shohin dosjen e tyre, nëse ka nevojë të plotësohet me dokumentacionin që kërkon ligji i ri. Të bëjnë atë që quhet “përditësim i aplikimit”; domethënë, që aplikimi i tyre t’u përshtatet kërkesave të ligjit të ri. Sepse ligji i ri ka ndryshime nga ligji i vitit 2010. T’ju sjell dy-tre shembuj:
-Tashmë nuk mund të marrësh nënshtetësinë që me lindjen në Greqi. Do të duhet që fëmija e lindur në Greqi të jetë regjistruar në klasën e parë, pra të jetë të paktën 6 vjeç, dhe njeri nga prindërit, para lindjes së fëmijës të ketë patur pesë (5) vjet qëndrim të ligjshëm, domethënë 11 vjet. Pra, fillimisht duhet verifikuar nëse plotësohet ky kusht.
-Nëse fëmija ka lindur në intervalin e këtyre pesë vjetëve, do të duhet që prindi të ketë dhjetë (10) vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi. Dhe vetëm atëherë fëmija ka të drejtë të bëjë aplikimin.
-Nëse fëmija ka lindur më herët, atëherë do ta marrë nënshtetësinë mbi bazën e shkollimit. Do ta ketë këtë drejtë sapo të përfundojë arsimin 9 vjeçar apo sapo të mbushë 18 vjeç.
Gjithashtu këtë të drejtë e kanë edhe ata që kanë konkurruar për të hyrë në arsimin e lartë dhe kanë përfunduar studimet, ashtu si dhe gjithë ata që plotësojnë gjithë këto kushte, mirëpo janë të rritur, janë të moshës deri 23 vjeç. Këta kanë të drejtë që brenda një afati 3 vjeçar të aplikojnë për marrjen e nënshtetësisë”.
TRIBUNA: Le ta zemë se unë jam njeri nga ata. Shkoj, paraqes kërkesën në drejtorinë e gjendjes civile dhe nënshtetësisë në periferinë e vendbanimit dhe pres të dalë përgjigjja. Saktë?
“Po. Sigurisht, mirëpo duhet të keni parasysh se të njëjtin problem që kishin ne me mbështetjen logjistike, e kishte edhe shërbimi i nënshtetësisë. Kështu që, ai që do të dorëzojë aplikimin, për fat të keq, nuk do ta marrë nënshtetësinë brenda gjashtë muajve, siç përcakton ligji. Vonesa për korrigjimin e defektit në sistemin kompjuterik presupozon se e njëjta vonesë do të shoqërojë edhe procedurën e shqyrtimit të aplikimit. Mirëpo, i interesuari e ka bërë lëvizjen e parë, aplikimin, paralelisht ka ndryshuar për mirë edhe legjislacioni. Prandaj kjo kohë që mos shkojë e humbur, por njerëzit të informohen dhe të mësojnë me detaje se cilës kategorie i takon secili, çfarë dispozitash zbatohen për të dhe gjithashtu ata mijëra njerëz që kishin aplikuar dhe kërkesa e tyre ishte pezulluar, të shkojnë dhe të shikojnë dosjen e tyre dhe të bëjnë parapërgatitjen e duhur.
TRIBUNA: ?farë ndryshimesh sjell ligji i ri në pajisjen me leje për arsye të ashtëzakonshme. Ku qëndron ana pozitive?
“Pozitivja që sjell është se procesi decentralizohet. D.m.th., ai që jeton në Selanik apo kudoqoftë në Greqi, do të duhej më parë të vinte në Pire (në zyrën përkatëse të Ministrisë së brendshme) që të aplikonte. Një gjë e tillë ishte jashtëzakonisht e vështirë. Dhe ndoshta emigranti mbetej pa letra. Gjithashtu, ai që do të aplikojë për arsye të jashtëzakonshme, do të marrë në duar vërtetimin blu, nëse ka dorëzuar gjithë dokumentacionin që kërkohet. Deri tani ata që aplikonin për leje të jashtëzakonshme merrnin një copë letër që nuk u garantonte qëndrimin e ligjshëm në Greqi. Domethënë, në momentin që dilje nga zyra ku kishe bërë aplikimin, mund të të kapte policia e të të dërgonte mbrapa, në atdhe. Kjo nuk do të ndodhë më. Ai që aplikon për leje të jashtëzakonshme është ai që kishte qofte dhe një leje të vetme qëndrimi në dhjetë vitet e fundit, përfhisër dhe shtyrjet e ndryshme të afatit që ishin dhënë; kështu që mund të shojnë edhe 15 vjet më mbrapa, përfshirë edhe kartat e OAED-it. Natyrisht, këta duhet të vërtetojnë se kanë qenë në Greqi 7 vitet e fundit.
Të gjithë këta mund të aplikojnë dhe aplikimet e tyre avancojnë. Do të shkojë të blejë 50 ensima për librin e shëndetit, do të paguajë taksën (paravolo), do të marrë vërtetimin blu dhe do të futet sërish në sistem.
Gjithashtu, një emigrant që kishte 5 vjet leje qëndrimi në 10 vitet e fundit, ai nuk nevojitet të vërtetojë se ka qenë në Greqi. Automatikisht, me blerjen e ensimave, procedura e tij avancon”.
TRIBUNA: Kemi edhe një kategori tjetër, që nuk pati kurrë leje qëndrimi...
“Ata do të vazhdojnë ta paraqesin në ministri (në Pire) aplikimin e tyre, siç ishte edhe para daljes së ligjit të ri. Më parë, kjo kategori duhej të vërtetonte 10 vjet qëndrim në Greqi që të legalizoheshin. Ky afat tashmë është ulur në 7 vjet. Edhe këta, nëse paraqesin gjithë dokumentacionin e nevojshëm, pajisen me vërtetimin blu”.
TRIBUNA: NJë tjetër kategori që gjithashtu përfiton, janë nënat që kanë lindur fëmijë në Greqi...
“Jo vetëm nënat, por mund të përfitojnë edhe baballarët”.
TRIBUNA: Deri tani bashkimi familjar bëhej me një procedurë të stërzgjatur, me marrje vize nga autoritetet konsullore greke, pas miratimit të kërkesës nga periferia. Tashmë, leja për bashkim familjar mund të merret me procedura më të shpejta për familjet që kanë lindur fëmijë në Greqi, apo jo?
“Po. Ishte kjo një procedurë shumë e rëndë dhe e vështirë ajo e bashkimit familjar. Ku duhej që bashkëshorti të bënte kërkesë të re, për të sjellë gruan, burrin apo fëmijtë; do të duhej të dëshmonte se se dispononte një sasi x të ardhurash - rreth 12.000 euro, kjo procedurë zgjaste shumë muaj, ndërsa kemi edhe raste që bllokohej në konsullata dhe nuk realizohej kurrë.
Kjo zgjidhet tashmë, të paktën në rastet kur familja de facto është krijuar në Greqi, domethënë kanë lindur fëmijë këtu deri në datën që hyri në fuqi ligji i ri, pra më 9 korrik 2015. Eshtë e sigurt se nga kjo mund të përfitojnë shumë emigrantë, duhet të jenë disa mijëra”.
TRIBUNA: Cilat janë hapat që duhet të bëjë kjo kategori?
“Do të duhet të sjellin çertifikatën e lindjes së fëmijës, çertifikatën familjare, lejen e qëndrimit të bashkëshortit (bashkëshortes) që i ka në ngarkim, dhe kërkesën për siguracion personal që parashikohet. Pas kësaj do të marrë lejen, që fillimisht do të ketë afat dyvjeçar.
Intervistoi: Robert Goro
Ndaje me miqte