Nënshtetësia leja e jashtëzakonshme bashkimi familjar.
04 Mars 2016
Me një gamë jashtëzakonisht të gjerë aktivitetesh, Zyra Juridike DEDES & ASSOCIATES, merr përsipër edhe:
Pajisje me leje qëndrimi të të gjitha kategorive, marrje të nënshtetësisë, zgjidhje e çështjeve që kanë rezultuar për shkak të refuzimit të autoriteteve publike në akordimin e lejes së qëndrimit dhe të nënshtetësisë, marrje dhe zgjatje vize, bashkim familjar.
Në këtë kuadër, zyra jonë informon sot emigrantët mbi ligjin e ri të emigracionit, që u vu në zbatim para pak muajsh dhe që krahas nënshtetësisë për fëmijtë e emigrantëve, përmban dispozita që u vijnë në ndihmë emigrantëve që e kishin humbur statusin e ligjshëm, por madje edhe atyre që nuk kanë patur kurrë më parë leje qëndrimi.
Gjithashtu, gjithë prindërit (nëna dhe baballarë) që kanë lindur fëmijë në Greqi, përfitojnë leje qëndrimi për bashkim familjar, pa qenë nevoja që të kalojnë nga procedurat tepër të vështira, nëpërmjet autoriteteve konsullore greke në Shqipëri.
Hapat që duhet të bëjë dikush, i cili dëshiron të marrë nënshtetësinë greke
Fillimisht do të duhet që ata, të cilët kishin aplikuar më herët (sipas ligjit Ragusi) dhe aplikimi i tyre ishte pezulluar mund te vin tek zyra jone dhe te rishikojm dosjen e tyre, nëse ka nevojë të plotësohet me dokumentacionin që kërkon ligji i ri që t’ju pranohet kërkesa.
T’ju sjellim dy-tre shembuj:
-Tashmë nuk mund të marrësh NENSHTETESINE që me lindjen në Greqi. Do të duhet që fëmija e lindur në Greqi të jetë regjistruar në klasën e parë, pra të jetë të paktën 6 vjeç, dhe njeri nga prindërit, para lindjes së fëmijës të ketë patur pesë (5) vjet qëndrim të ligjshëm, domethënë 11 vjet. Pra, fillimisht duhet verifikuar nëse plotësohet ky kusht.
-Nëse fëmija ka lindur në intervalin e këtyre pesë vjetëve, do të duhet që prindi të ketë dhjetë (10) vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi. Dhe vetëm atëherë fëmija ka të drejtë të bëjë aplikimin për NENSHTETESINE.
-Nëse fëmija ka lindur më herët, atëherë do ta marrë NENSHTETESINE MBI BAZEN E SHKOLLIMIT. Do ta ketë këtë drejtë sapo të përfundojë arsimin 9 vjeçar apo sapo të mbushë 18 vjeç.
Gjithashtu këtë të drejtë e kanë edhe ata që kanë konkurruar për të hyrë në arsimin e lartë dhe kanë përfunduar studimet, ashtu si dhe gjithë ata që plotësojnë gjithë këto kushte, mirëpo janë të rritur, janë të moshës deri 23 vjeç. Këta kanë të drejtë që brenda një afati 3 vjeçar të aplikojnë për marrjen e nënshtetësisë.
Sa u përket atyre të cilët kishin aplikuar në bazë të ligjit Ragusi dhe aplikimi i tyre ishte pezulluar, është mirë që të aplikojnë sërish nëpërmjet ndonjë avokati, me qëllim që të shmangin mangësitë në dokumenta, dhe rrjedhimisht vonesa të shumta.
- ?FARE NDRYSHIMESH SJELL LIGJI I RI NE PAJISJEN ME LEJE PER ARSYE TE ASHTEZAKONSHME
- Ai që do të aplikojë për arsye të jashtëzakonshme, do të marrë në duar vërtetimin blu, sapo të dorëzojmë gjithë dokumentat që kërkohen. Kështu që do të jeni te gjithë në të njëjtin moment të ligjshëm në Greqi deri sa të përfundojnë procedurat.
Ai që aplikon për leje të jashtëzakonshme është ai që kishte qofte dhe një leje të vetme qëndrimi në dhjetë vitet e fundit, përfshirë dhe shtyrjet e ndryshme të afatit që ishin dhënë; kështu që mund të shkojnë edhe 15 vjet më mbrapa, përfshirë edhe kartat e OAED-it. Natyrisht, këta duhet të vërtetojnë se kanë qenë në Greqi 7 vitet e fundit.
Zyra jone merr përsipër çështje të tilla, pasi të blejë 50 ensima për librin e shëndetit, do të paguajë taksën (paravolo), ju sigurojmë vërtetimin blu dhe do të futeni sërish në sistem.
Gjithashtu, një emigrant që kishte 5 vjet leje qëndrimi në 10 vitet e fundit, ai nuk nevojitet të vërtetojë se ka qenë në Greqi. Automatikisht, me blerjen e ensimave, mund të fillojmë procedurat për ta pajisur atë me leje qëndrimi.
PO AI QE NUK PATI KURRE PATI KURRE LEJE QENDRIMI...?
Më parë, kjo kategori duhej të vërtetonte 10 vjet qëndrim në Greqi që të legalizoheshin. Ky afat tashmë është ulur në 7 vjet. Keshtu qe nëse paraqesin dhe një dokument në çdo vit që vërteton banimin e tyre ne shtetin grek, mund t’i pajisim me vërtetimin blu,dhe leje qendrimi.
- NJE TJETER KATEGORI QE GJITHASHTU PERFITON, JANE NENAT QE KANE LINDUR FEMIJE NE GREQI...
- JO VETEM NENAT, POR MUND TE PERFITOJNE EDHE BABALLARET”.
Deri tani bashkimi familjar bëhej me një procedurë të stërzgjatur, me marrje vize nga autoritetet konsullore greke, pas miratimit të kërkesës nga periferia. I interesuari duhej të dëshmonte se se dispononte një sasi x të ardhurash - rreth 12.000 euro, kjo procedurë zgjaste shumë muaj, ndërsa kemi edhe raste që bllokohej në konsullata dhe nuk realizohej kurrë.
Tashmë, leja për bashkim familjar mund të merret me procedura më të shpejta për familjet që kanë lindur fëmijë në Greqi, dhe mund ta përfitoni më shpejt nëse drejtoheni tek zyra jonë.
Në rastet kur familja de facto është krijuar në Greqi, domethënë kanë lindur fëmijë këtu deri në datën që hyri në fuqi ligji i ri, pra më 9 korrik 2015 atëherë procedurat janë shume afatshkurter, por dhe ne rastet e tjera prapë me procedure tjetër e përfitojnë familjet që kanë lindur një fëmijë në Greqi.
Duhet të sjellin çertifikatën e lindjes së fëmijës, çertifikatën familjare, lejen e qëndrimit të bashkëshortit (bashkëshortes) që i ka në ngarkim, dhe kërkesën për siguracion personal që parashikohet. Pas kësaj do të marrë lejen, që fillimisht do të ketë afat dyvjeçar. Me këtë procedurë merret zyra jone dhe ju garanton realizimin e aplikimit dhe procedurave në një afat të shkurtër.
Për më shumë, drejtohuni te DEDES & ASSOCIATES. Athinë (stacioni i metrosë Eavangelismos), Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, tel.: 210 3621415, fax: 210 3623308 www.dedeslaw.gr, general@dedeslaw.gr
Ulje 15% për lexuesit e www.triubuna-news.com
Ndaje me miqte