Në qarkullim libri i ri poetik i Luan Xhulit
26 Qershor 2015
Siç ka bërë të ditur poeti Agim Mato me një postim në facebook, këto ditë ka dalë në qarkullim nga shtëpia botuese "Milosao" vëllimi i ri poetik i Luan Xhulit me titull "Jeshile". Libri përmbledh 120 poezi në 132 faqe dhe shoqërohet me një përcjellje nga redaktori i tij poeti Grigor Jovani.
Luani lindi në Baban të Devollit. Studioi Kimi industriale dhe punoi në sektorin e naftës, në Kuçovë. Prej vitit 1995 jeton dhe punon në Athinë. Eshtë autor i librave:
Në shqip: “Besoj” (poezi) - 1990. “Maska e kohës” (poezi) - 2000
“Një firmë më shumë” (poezi) - 2006
“Diten ëndërroj, natën e lë zgjuar” (poezi) - 2008
“Në emër të pasurisë sime” (poezi) - 2012
“Ariani” (novelë) - 2007
“Ku po shkon, o Devolli?” (tregime dhe kujtime) - 2008
Në greqisht: “Mbaj erë mollë” (Mirizo milo) - 2003 - poezi
“Biografia e syve” (I biografia ton mation) - 2006 - poezi
“Ku të kërkoj të falur” (Pu na zitiso signomi) - 2009 - poezi
“Engjëlli tradhtar” (Ajios prodhotis) - 2014 - poezi
“Qiparisi që donte të matej me qiellin” (To kiparisi pu ta evale me ton urano) - 2008 -përalla për fëmijë, me ilustrime.
Eshtë nderuar me tituj dhe çmime të ndryshme.. Nga ana e klubit të shkrimtareve në emigracion “Drita” në vitin 2008 ështe nderuar me çmimin poetik “Ali Asllani”, si liriku më i mirë i vitit.
Libri poetik “Biografia e syve” në gjuhën greke u vlëresua ndër 38 vëllimet poetike më të mira te vitit, duke u përfshirë në antologjinë e poezisë greke, vlerësim nga më të veçantët për një krijues të huaj.
Vëllimi i fundit ”Agjios Prodhotis” ( Engjëll tradhëtar) u rreshtua në dhjetë vëllimet poetike më cilesorë te vitit 2014. Eshtë anëtar i “Klubit të poeteve grekë” të Athinës. Ka marë pjesë në katër festivale ndërkombëtare, në gjininë e poezisë.
Ndaje me miqte