0030 210 33 18 483

Ndryshojnë lejet e qëndrimit në Greqi

ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES 09 Janar 2017

Duke filluar muajt e parë të 2017-s, do të ketë ndryshime për sa i përket lejeve të qëndrimit për emigrantët në Greqi. Deri tani leja e qendrimit ishte në formë “stiker” që ngjitej tek pasaporta e emigranteve. Kjo nënkuptonte që nëse psaporta juaj mbaronte, duhej te fillonit procedurat për nxjerrjen e pasaportes së re dhe gjithashtu zëvendësimin e stikerit të lejes tuaj të qëndrimit, që duhej vendosur te pasaporta e re. Tani ato do të zëvëndësohen nga “Karta e Emigrantit” (aftoteles egrafo), që do jetë një kartë elektronike (siç janë kartat e identitetit shqiptare), të cilat përveç të dhënave personale, do të kenë disa të dhëna biometrike të emigrantit, siç është fotografia elektronike (tip pasaporte) dhe shenjat e gishtrinjve të emigrantit. Karta do jetë e paisur me mikroçip ku do regjistrohen të gjitha këto të dhëna. Deri sa të vijë momenti i rinovimit, emigrantët do të mbajnë lejet ekzistuese, që janë të ngjitura në pasaportat e tyre. Me “Karta e Emigrantit” do të pajisen të gjithë emigrantët që do të marrin leje të reja qëndrimi. Emigrantët që faktikisht disponojnë leje qëndrimi nuk do jetë e nevojshme t’i ndryshojnë ato, dhe do pajisen me kartën e emigrantit kur të bëjnë rinovimin e lejes së qëndrimit në Greqi. Këto ndryshime vijnë në zbatim të Rregullores Europiane 380/2008, në bazë të së cilës të gjithë vëndet anëtare kanë marrë përsipër të përpunojnë një leje qëndrimi unikale për të gjithë shtetasit e vëndeve të treta që jetojnë në BE. Aplikimet për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme Deri sot emigrantet aplikonin per arsyje të jashtëzakonshme vetëm në ministrinë e brendshme. Kështu që emigrantët ishin të detyruar të paraqiteshin në Athinë për të aplikuar. Por tashmë kjo do të ndryshojë, sepse emigrantet do kenë mundesi te aplikojnë në gjithë shërbimet përkatëse të prefekturave, (apo periferive siç quhen tashmë) të vendbanimit të tyre, pa qenë nevoja të paraqiten në Athinë, gjë që kërkonte shpenzime në para dhe në kohë. Firma Avokative “DEDES & ASSOCIATES” ka që në vitin 1951 që meret me çdo çështje rreth emigracionit: Pajisje me leje qëndrimi të të gjitha kategorive, marrje të nënshtetësisë, zgjidhje e çështjeve që kanë rezultuar për shkak të refuzimit të autoriteteve publike në akordimin e lejes së qëndrimit dhe të nënshtetësisë, marrje dhe zgjatje vize, bashkim familjar, çështje penale, mbështetje juridike etj., duke patur një eksperiencë të madhe dhe një personel mjaft të specializuar për zgjidhjen e problemeve që ju keni. PER ME SHUME DREJTOHUNI TE ZYRA E AVOKATISE DEDES & ASSOCIATES Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë. Numra kontakti: +30 2103621415 (çdo ditë të javës, ora 9:00-18:00), ose +30 6947286856 (çdo ditë të javës). Informohuni dhe nga rrjetet sociale: Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/ Twitter: https://twitter.com/dedeslawgr Instagram: https://www.instagram.com/dedeslaw/ Linkedin: dedes-and-associates-law-firm Site: www.dedeslaw.gr

Ndaje me miqte