0030 210 33 18 483

Ndryshime pozitive në Kodin e Emigracionit dhe marrjen e nështetësisë greke

23 Mars 2015

Qeveria e re greke ka filluar pa vonesë të realizojë objektivat në fushën e emigracionit. Duket se shenja e startimit është lënë që të jepej menjëherë pas betimit të ministres alternate për politikën e emigracionit, Tasia Hristodulupoulou, betim që u krye ditën e shtunë, më 21 mars. Dy ditë më vonë, të hënën 23 mars, është organizuar një takim konsultativ me ekspertë të kësaj fushe dhe me objekt, ndryshimet që do të propozohen në Kodin e Emigracionit, por edhe në dispozitat për marrjen e nështetësisë greke nga emigrantët e brezit të dytë. I pranishëm në këtë takim ka qenë bashkëpunëtori i “Tribuna-News”, Fatos Malaj, ekspert i çshtjeve të emigracionit, ndërmjetës kulturor në qendrën e shërbimit të shtetasve të huaj dhe emigrantëve Athina A. Madje, në këtë takim, zoti Malaj ka paraqitur disa propozime të studiuara, që janë pritur mjaft ngrohtë nga ministrja. Madje njeri prej tyre që lidhet me bashkimin familjar, është përshëndetur veçanërisht. Bëhet fjalë për nënat që kanë lindur fëmijtë e tyre në Greqi dhe tani u kërkohet vizë hyrjeje. Propozimi është që këtyre mos t’u kërkohet viza, por të paraqiten direkt në qendrën e shërbimit të emigrantëve, në drejtorinë e decentralizuar, për legalizim. Sipas zotit Malaj, ndryshimet kryesore, të cilat do të artikulohen së shpejti edhe si amendamente për Kodin ekzistues të emigracionit, janë: -Bazuar në ligjin e mëparshëm (Ragusis) nuk ndryshojnë vitet e shkollës për marrjen e nënshtetësisë, ndërsa për fëmijët e lindur në Greqi, do të kenë të drejtën të aplikojnë për nënshtetësinë greke nga klasa e parë në fillore, nëse prindërit kanë qenë të ligjshëm 5 vjet me radhë. Kriteret do të jenë tepër të lehta për t’u plotësuar nga komuniteti i madh i brezit të dytë, që vërtet e meriton këtë të drejtë, nëse e dëshiron. -Aplikimi për lejer për arsye të jashtëzakonshme, nuk do të bëhet më në ministrinë e nbrendshme, por në Drejtorinë e Decentralizuar, domethënë në “Periferi”. -Gjithashtu, aplikuesit për leje të jashtëzakonshme, nëse vërtetojnë qëndrimin 10-vjeçar në Greqi do të pajisen me Vërtetimin BLU, që u jep të drejtën e lëvizjes së lirë dhe dhe jo të BARDHE, siç veprohez aktualisht dhe nuk të ofron të drejtën e lëvizjes. -Një tjetër shans do të jetë mundësia e blerjes së ensimave, me qarkore të ministrisë së Punës, për sa emigrantë nuk plotësojnë numrin e kërkuar. “Nëse të gjitha këto hyjnë në zbatim, atëherë mund të themi me siguri se shumë probleme do të zgjidhen, si dhe se ne që ndodhemi çdo ditë në Periferinë e Atikës, drejtoria e Decentralizimit do të presim një dyndje akoma më të madhe emigrantësh. Gjithsesi, ne jemi të gatshëm!”, tha Fatos Malaj për Tribuna-News, duke shtuar se “Përveç vullnetit pozitiv të qeverisë vendase për miratimin me ligj të të drejtave të emigrantëve, duhet të shtoj dhe dëshirën e mirë për bashkëbisedim, duke dëgjuar me shumë vëmendje mendimet e vetë emigrantëve”.

Ndaje me miqte