Ndahet nga jeta aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Mërkur Bozgo
ATSH
12 Nentor 2017
Aktori i njohur i skenës dhe ekranit, Mërkur Bozgo, që ka luajtur 30 role në kinematografi dhe 100 role në teatër, ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare.
“Bota e artit në zi, nuk mjaftoi ndarja nga jeta e aktores Hajrie Rondo, por tashmë u nda nga jeta edhe një yll tjetër i kinematografisë shqiptare Mërkur Bozgo”, shprehet aktori i njohur Robert Ndrenika.
Me një karrierë pasur në kinematografi dhe teatër Bozgo, ndër filmat e suksesshme ku ka interpretuar janë; ‘Emblema e dikurshme’, ‘Stolat në park’, ‘Tela për violinë’, ‘Bolero’ apo dhe ‘Në fillim të verës’.
Mërkur Bozgo lindi në 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti filloi punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968. Pas këtij viti për 7-të vjet punon në Televizion dhe që prej vitit 1975 punon si aktor në teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Në vitin 1994 del në pension.
Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran” në vitin 1968. Roli mi i fundit i aktorit Mërkur Bozgo do jetë ai i hoxhës në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” në vitin 2005 përkrah Enxhi Agushi.
Ka interpretuar në disa filma shqiptarë si:
Në fillim të verës (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut
Emblema e dikurëshme (1979), Drejtori i muzeut
Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali
Tela për violinë (1987), Andoni
Stolat në park (1988), Drejtori
Bolero (1997), Klienti i Evelines
Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha
Seriliali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua
Bela TV Serial (2011) Babai.
Ndaje me miqte