Moscovici: &ldquoKoha për një kapitull të ri dhe optimist për Greqinë&rdquo
Tribuna
20 Maj 2017
Komisioneri europian për financat, Pierre Moscovici u ka bërë thirrje partnerëve të Greqisë që të konkludojnë në një marrëveshje “totale”.
Në vazhdim të votimit të masave të reja nga parlamenti grek dhe në prag të takimit të ministrave të financave të eurozonës, Moscovici deklaroi:
“E di se sa e vështirë ishte për qeverinë greke dhe parlamentin grek të marrin këto vendime që na sjellin një hap të madh përpara finalizimit të inspektimit të dytë”.
“Tani duhet që gjithë partnerët të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive me qëllim që të arrihet një marrëveshje totale. Eshtë koha të hapet një kapitull i ri dhe optimist për Greqinë”, i deklaroi Moscovici agjencisë së lajmeve ANA-MPA.
Ndaje me miqte