Morgan Stanley: Ekonomia greke po stabilizohet
TRIBUNA
08 Dhjetor 2016
Korporata financiare Morgan Stanley, ka evidentuar shenja shpresëdhënëse për ekonominë greke, duke theksuar se po stabilizohet me shpejt nga sa parashikohej.
Në raportin vjetor për Greqinë, Morgan Stanely parashikon se ekonomia vendase do të shënojë sivjet një rritje të vogël pozitive, e cila vitin e ardhshëm do të arrijë në 1,8 për qind.
Mirëpo raporti vë qysh në fillim në dukje që paqëndrueshmëria politike dhe shtrëngesa vazhdojnë të jenë thelbësore dhe zhvillimi konstant ekonomik vazhdon të jetë i pasigurt.
Edhe në të kaluarën ekonomia greke është rikthyer në ritme pozitive zhvillimi, duke i lejuar vendit akses në tregun e bondeve. Rrjedhimisht nuk është hera e parë që GDP i përshpejton ritmet dhe kushtet e tregut përmirësohen. Pyetja afatgjatë është se çfarë do të mundte të mbështeste zhvillimin ekonomik”, nënvizon Morgan Stanley.
Korporata ve në dukje se çelësi për zhvillimin, në plan afatmesmë, është se 10 njësitë e para të rritjes së GDP-së do të vijnë nga heqja e kufizimeve të tilla si, kontrolli mbi kapitalet, shtrëngesa, mungesa e financimit për biznesin dhe pasiguria politike.
Morgan Stanley vëren se pasiguria politike nuk është një element pozitiv, pse mund t’i bënte të paparashikueshme raportet me kreditorët dhe vendimmarrjen.
Në tërësi, mungesa e një trajektoreje normalizimi për Greqinë dhe raundet e njëpasnjëshme të shtrëngesës, do të mund të ndikonin në uljen e popullaritetit të qeverisë së SYRIZA-s që në sondazhe ndodhet mbrapa Demokracisë së Re të opozitës. Por tregu nuk e konsideron negativ këtë zhvillim, pasi Demokracia e Re është më shumë pro europiane, dhe në favor të tregut e të biznesit, analizon Morgan Stanley.
Ndaje me miqte