Ministri Bushati: Njihen së shpejti patentat shqiptare në Greqi
Tribuna
15 Mars 2018
Ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, njoftoi se së shpejti Shqipëria dhe Greqia do të avancojnë në njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të automjeteve.
Ministri Bushati e bëri këtë deklaratë të enjten, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministren e jashtme kroate, Marija Pejçinoviç Buriç.
“Puna e përbashkët po vazhdon.Greqia para pak ditësh njoftoi tërheqjen nga rezerva e vulës apostile çka i kursen shqiptarëve 6.7 milione euro në vit. Në javët në vijim do të kemi një tjetër lajm pozitiv për të cilin po punojnë ministritë respektive. Njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të automjeteve. Një proces që do çlirojë energji pozitive ndërmjet dy vendeve tona”, deklaroi ministri i jashtpëm shqiptar, Ditmir Bushati.
Ndaje me miqte