Mësimi i gjuhës shqipe në ArtemidaLuca të Atikës
08 Mars 2016
Një tjetër klasë për mësimin e gjuhës shqipe është hapur këto ditë, në qytezën e Atremidas (Luca), në Atikë.
E veçanta e kësaj ngjarjeje, është se ceremonia e hapjes është zhvilluar në prag të Ditës së Mësuesit, që siç dihet, është 7 Marsi.
Kryetari i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, Etmond Guri, i pranishëm edhe vetë në ceremoni, ka përshëndetur me anë të një mesazhi në facebook këtë arritje të re të Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, të
“Sot një ditë e veçantë për mua, ndoshta dita më e gëzueshme e kaq viteve qendrimi në Greqi!
Eshtë një ndjenjë që nuk përshkruhet!
Eshtë krenari për mua që si kryetar I Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi të isha pjesë e kontributit dhe përpjekjeve të mëdha për hapjen edhe të një shkolle tjetër të Gjuhës Shqipe në Artemida - Luca, Atikë Greqi.
Gëzuar festat e 7 & 8 Marsit!
Dhe një tjetër vatër dije e mësimit të gjuhës shqipe në Greqi.
Dua të përgëzoj dhe falënderoj publikisht z. Anastas Kozdine për këmbënguljen dhe kontributin e tij të madh. Hektor Mihaj, sekretar I arsimit pran Federatës, mësues në këtë shkollë, kryetaren e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi zinj. Anila Velaj për kontributin e madh dhe të çmuar. Kryetarin e Bashkisë Artemida Marku Dhimitrios , Nënkryetarin e Kulturës, Nikos Krokos, Drejtoreshën e Shkollës, Vasiliki Karapanu, në veçanti kryetarin e Këshillit të Prindërve, Vlasopoulos Dhimitrios dhe të bashkatdhetarëve të tjerë për këtë arritje të madhe.
Kur bashkëpunohet, suksesi është padiskutueshëm.
Eshtë detyrim i të gjithëve Ne që jemi faktor në Komunitet, pavarësisht pjesë apo jo e Federatës të përpiqemi për hapjen e sa më shumë Kurseve të mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të ruajmë identitetin tonë kombëtar në harmoni të plotë me vendin pritës”, përfundon mesazhin e vet kryetari i FSHSHG.
Ndaje me miqte