Mero takohet me emigrantë shqiptarë në Selanik
14 Qershor 2015
Kandidati demokrat për kryetar të Bashkisë Korçë, Gjergji Mero, ishte në Selanik ku u takua me emigrantët shqiptarë, bëri të ditur përmes një njoftimi zyra e shtypit e PD-së.
Vota juaj, tha kandidati Mero, është për shpëtimin e fshatit nga falimentimi, ku ju keni derdhur mundin dhe sakrificën e afër çerekshekulli pune të rëndë në emigracion. Ne do të zhvillojmë fermat dhe do të ngjallim tregun e prodhimeve bujqësore, duke rritur ekonominë dhe agrobiznesin”.
Kandidati Gjergji Mero vuri në dukje se në Korçë dhe në qytete të tjera, qeveria ka rrëzuar për pak minuta me tritolbanesat, bizneset e emigrantëve të ndërtuara me vetësakrifikim dhe të familjeve të tyre në Shqipëri.
Gjergji-Mero-ne-Selanik-(2)Kandidati Mero tha se vota e emigrantëve duhet të jetë vendimtare për fitoren e programit që do të sjellë zhvillimin, do të kthejë shpresën për të rinjtë dhe do të sigurojë punë dhe dinjitet.
Ata i garantuan Gjergji Meros se do të vijnë në Korçë dhe në qytetet e tjera nga ku kanë origjinën, për të votuar programin e Partisë Demokratike, si shpëtim nga kriza e rëndë ekonomike që ka mbërthyer Shqipërinë. Emigrantët thanë se prindërit dhe të afërmit e tyre nuk po jetojnë dot me pensionet minimale, të cilëve u është privuar dhe rimbursimi i ujit dhe dritave.
Ndaje me miqte