Mediat greke për zgjedhjet në Shqipëri
Tribuna
26 Qershor 2017
Edhe mediat greke kanë ndjekur me interesim zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri, çka pasqyrohet edhe në titujt e të përditshmeve, kryesisht në versionet online.
Vetëm dy televizione, ai shtetëror dhe Antena, i mbuluan zgjedhjet me anë të të dërguarve të tyre në Shqipëri.
Thuajse të gjitha mediat kanë promovuar incidentin e Lezhës, për t’i etiketuar arbitrarisht si “të përgjakshme” zgjedhjet e të dielës.
Ndërkohë, në të gjitha mediat ka gjetur pasqyrim exit polli i TV Ora News dhe IPR, që prezantohet kryesisht nën tituj të tillë si “Rama triumfon në zgjedhje”, apo “exit pollet tregojnë për fitore të Ramës”.
Mediat i kanë kushtuar vend të dukshëm edhe denoncimeve për blerje të votave apo intimidim të votuesve.
Ndërsa e përditshmja Kathimerini në një nga shkrimet kushtuar zgjedhjeve ndalet gjerësisht në përplasjen Meta-Rama, që e cilëson si paprecedent.
“Në çdo vend tjetër, presidenti i republikës do të mbante distancë nga politikat e tensionit, sidomos kur ato shënohen në periudhë elektorale”, nënvizon Kathimerini.
Ndaje me miqte