Më 27 shtator paguhet kompensimi i solidaritetit
Tribuna
20 Shtator 2017
Eshtë miratuar disbursimi i shumës së nevojshme për pagesën e kompensimit të solidaritetit (KEA), për muajin shtator. Shuma me vlerë rreth 64 milionë euro (saktësisht 63.796.674,60 euro), do t’u shpërndahet përfituesve që arrijnë në 273.913 familje.
Këtë parashikon vendimi i ministrisë së punës, sigurimeve shoqërore dhe solidaritetit social. Sipas vendimit, paratë do të vendosen në llopgaritë bankare të përfituesve më 27 shtator dhe këta do të mund t’i shfrytëzojnë të nesërmen, më 28 shtator.
Ndaje me miqte